Home Blog Page 924

Policia në Prizren arreston 46-vjeçarin e kërkuar për kanosje, dërgohet në burg për një vit

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të “Kanosjes”, përcjell PrizrenPress.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se i dënuari E.Q., 46 vjeçar, është arrestuar në Prishtinë më 29 gusht 2024 dhe, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti burgim.

“Me 29.08.2024, në Prishtinë është arrestuar i dënuari E.Q, 46 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Kanosje”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  një viti (1)  burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë me dije se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

0

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës.

Kjo datë, 30 gushti, është ditë që përkujtohet fati i njerëzve që me dhunë e pa vullnet u larguan nga vendi i tyre, ku ende nuk dihet asgjë për ta.

E lidhur me këtë, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojë një aksion simbolik.

Nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu”, ata nisin aksionin “Dera e Pritjes”.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Klaust Gjasula i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare

0

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, është përshëndetur me kombëtaren shqiptare pas EUROs së fundit, pasi që ka marrë vendimin e tillë këtë mesjavë. Njeriu që shënoi golin e parë të tij me Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, duke barazuar në EURO 2024 me Kroacinë në fund të takimit për 2-2, për t’ia siguruar pikën kuqezinjëve, ka hapur rrugë për të rinjtë që të plotësojnë ëndrrën.

“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr,” ka shkruar ndër të tjera Gjasula në llogarinë e tij në Instagram, që e transmetoi më pas edhe webfaqja zyrtare e Federatës përkatëse.

Klaus Gjasula

Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

I lindur në Tiranë, tash 34 vjeç Klaus Gjausula tërë karrierën e tij e ka kaluar në klube gjermane, ndërsa së fundi në verë të vitit 2021 është transferuar nga Hamburgu në Darmstadt ku ende luan./topsporti.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Koalicionet parazgjedhore, Rexhaj: Besoj se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Vetëvendosjes

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka thënë se kjo parti nuk të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti opozitare.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor me Alternativën dhe Listën Guxo, Rexhaj tha se për këtë do të vendos kryetari i partisë, por që beson se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e di në aspektin teknik si do të ndodh por ne jemi me Listën Guxo dhe dhe Alternativën e znj. Kusari Lila, sigurisht që do të shkojmë se bashku me këto subjekte politike por në aspektin teknik se si do jetë do të vendosin subjektet politike. LVV është subjekt i cili do t’i hyjë garës por pa ndonjë koalicion të këtyre partive të cilat mund të aludojnë. Në aspektin teknik është cështje e kryetarit të subjektit politik unë besoj se (Alternativa dhe Guxo) do të jenë në listen tonë”, tha Rexhaj për rtv21.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ditë më parë ka thënë se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend ka treguar se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.

Nesër përfundon afati për deklarim të koalicioneve në KQZ.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jasharaj: Nuk ka grevë, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit

0

Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, në “Lajmet e fundit”, në RTK, ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe aktivitetet e Sindikatës së Arsimit. Ai tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë.

Jasharaj tha se drejtoritë arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur se nga ana teknike shumica absolute e shkollave janë të përgatitura për vitin e ri shkollore, por ai shtoi se mbetet pikëpyetje pajisjet me tekstet shkollore, duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar, që, sipas tij, ka pasur vonesa të mëdha.

Jasharaj tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit  të paraparë. Megjithatë ai tha se është duke komunikuar me kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve dhe paralajmëroi se në fundin e shtatorit do të mbahet takim Këshillin Drejtues, si organ më i lartë mes dy kongreseve të SBASHK-ut, dhe aty do të merret vendim se çfarë të veprohet tutje.

“Për t’i ikur grevave e protestave dhe për t’i dhënë hapësirë dialogut ne kemi filluar dhe jemi të angazhuar që të mbajmë takime me të gjithë ata që ndikojnë në krijimin e kushteve për dialog”, deklaroi Jasharaj, teksa shtoi se u kanë dërguar shkresa të gjithë shefave të grupeve parlamentare të partive politike.

Ai bëri të ditur se me 4 shtator do të ketë takim edhe me shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllimin më të mirë që të ndikojë që çështjet të zgjidhen me dialog.

Jasharaj paralajmëroi  se do të bëjnë një nismë qytetare, nëse pajtohet anëtarësia, për të mbledhur nënshkrime për t’ju drejtuar Parlamentit që ta rikthejnë në debat çështjen e ndryshimit të skemave pensionale për vitet e ’90-ta, sepse, sipas tij ndryshimet e bëra kanë qenë goditje e rëndë për punëtorët e arsimit, duke mos e gëzuar pensionin e punës.

Kërkesë tjetër e SBASHK-ut, sipas Jasharajt do të jetë edhe rrija e koeficientit për 30 për qind.

Ai kritikoi ministren e Arsimit, Nagavci, për shmangien e takimeve me SBASHK-un që nga viti 2022, duke shkaktuar rritjen e pakënaqësisë te punëtorët e arsimit.

Por, sipas Jasharajt, nëse kërkesat e SBASHK-ut heshten, atëherë mbetet që Këshilli Drejtues, si organ më i lartë i sindikatës, të marrë nisma për të vepruar më tutje, sipas ligjeve në fuqi për veprime sindikale.

Këshilli i Prindërve, sipas Jasharajt, ndonëse kundërshton grevën në hapa të shpejtë, mbështet kërkesat e SBASHK-ut.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Presidentja dekretoi 31 gjyqtarë me mandat fillestar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra.

Presidenca përmes një komunikate njofton se në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Në komunikatë thuhet se Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

Kastrati priti kolonelin Rocco Mundo të KFOR-it

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin, Fatmir Ademaj dhe shefen Blertë Krasniqi e ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale në perendim të Misionit të KFOR-it kolonel Rocco Mundo.

“Pata kënaqësinë të pres në takim komndantin Rocco Mundo dhe të bisedojmë tema të cilat janë në interes të qytetarëve të të dyja palëve si dhe kronologjikisht prezantoi zhvillimet e projekteve dhe të arriturat ekonomike, infrastrukuturore dhe në shumë sektorë të tjerë në komunën e Malishevës, të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë e po ashtu zotohem për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të komunës sonë dhe KFOR-it bashkëpunim i cili do të sjellë prurje të reja të projekteve në komunën tonë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me komandantin Rocco Mundo.

Ndërsa komandanti Rocco Mundo, sjelli një vlerësim tejet pozitiv në shumë aspekte për të arriturat që janë bërë brenda këtyre viteve në liri dhe uroi që udhëheqja komunale të vazhdoi me këtë dinamikë të lartë t’u shërbej qytetarëve të vetë për ngritjen e standardit në mirëqenie si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në vazhdim.

Në fund të takimit, Komandanti, Rocco Mundo ia dorzoi një pikturë me motive nga vendi që vije, kryetarit Kastrati./PrizrenPresscom

Komuna e Rahovecit dorëzon propozim-buxhetin 2025 me vlerë 20.9 milionë euro

0

Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, Afrim Limani, ka dorëzuar sot zyrtarisht, sipas afatit ligjor, propozim-buxhetin për vitin 2025 te kryesuesi i Kuvendit, Arbër Zenuni.

“Pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, u dorëzua edhe dokumenti i propozim – buxhetit 2025-2027, që në seancën e radhës pritet të miratohet nga anëtarët e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar, në buxhetin për vitin 2025, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore, që janë mbajtur në qytet dhe në disa vendbanime.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025, duke i përfshirë të gjitha kategoritë ekonomike në total është 20,982,796.00 euro.