Home Blog Page 929

Murati: Ekzekutimi i shtesave për fëmijë u bë sipas skemës së re

0

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re. Në  një postim në Facebook, Murati tha se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht.

“Të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin”, ka shkruar Murati .

Tutje ministri Murati bëri të ditur se krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj.

Në Prizren nis qarkullimi i autobusëve të rinj të transportit urban

0

Autobusët e rinj të transportit urban në Prizren kanë filluar qarkullimin të hënën në bazë të linjave që janë ndarë nga Komuna e Prizrenit. Operatori ekonomik ka bërë të ditur se fillimisht shërbimet e transportit urban do të ofrohen me 10 autobusë, numër ky që do të dyfishohet në të ardhmen e afërt.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se reformimi i transportit urban ka qenë nevojë e qytetit, dhe njëherësh ka paralajmëruar edhe lirimin nga pagesa e biletave për disa kategori sociale.

“Para se me qenë premtim elektoral, ka qenë nevojë e qytetit të Prizrenit racionalizimi dhe modernizimi i trafikut urban. Pas një kohe të caktuar, pas analizave, kemi arritur që ta finalizojmë. Sot po fillon një kompani me autobusë të rinj. Është një rezultat i mirë, i një bashkëpunimi me një kompani të rëndësishme dhe Komunës së Prizrenit ky projekt i kushton zero euro, pasi investimi njëqind për qind është i kompanisë”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, ky shërbim do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së jetesës, por edhe në punësimin e grave, komuniteteve dhe kategorive të dala nga lufta, që do të angazhohen si vozitës nga kompania “Efa Tur”.

“Me funksionalizimin e autobusëve të transportit urban synojmë që ti motivojmë qytetarët që sa më pak ti shfrytëzojnë veturat e tyre private, duke mos e ndotur mjedisin dhe duke mos shkaktuar kaos në trafik”, ka shtuar Totaj.

Ndërkaq pronari i kompanisë “Efa Tur”, Hayrettin Altunç ka theksuar se ky operator ka përvojë të gjatë të ofrimit të këtyre shërbimeve në 45 qytete të Turqisë dhe se me kënaqësi do të operojë edhe në Prizren, raporton Telegrafi.

“Në Turqi ka 50 vite që ofrojmë shërbime të tilla. Kemi pas kërkesë nga Prizreni. I kemi bërë hulumtimet tona dhe kemi aplikuar. Sot kemi filluar me 10 autobusë dhe në të ardhmen ky numër do të rritet në 20 autobusë”, ka thënë Altunç.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që në bazë të kërkesave të autoriteteve lokale dhe qytetarëve ku numër të rritet edhe më shumë bashkë me shtimin e linjave të reja.

“Kjo është puna jonë. Ne jemi të hapur ti ofrojmë këto shërbime jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe vende tjera, meqë aktualisht këtë shërbim e ofrojmë edhe në 45 qytete të Turqisë”, ka deklaruar Altunç.

Autobusët e rinj të transportit urban në Prizren janë të qasshëm edhe për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Për një javë, 2,139 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit në Prizren

0

Policisa në Prizren ka realizuar aktivitete të rëndësishme gjatë periudhës 19.08.2024-25.08.2024, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”.

Ky plan ka për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe zbatimin e ligjit në katër komuna të rajonit të Prizrenit.

“Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,139 gjoba për kundërvajtësit që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor. Po ashtu, janë ekzekutuar 60 urdhëresa të Gjykatave Themelore për vepra të ndryshme penale në periudhën 19.08.2024 deri më 23.08.2024”, njofton policia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet e saj policore për të parandaluar dukuritë negative dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

Sven-Goran Eriksson, ish-trajneri suedez vdes në moshën 76-vjeçare

0

I diagnostikuar me tumor në pankreas, shuhet në moshën 76-vjeçare ish trajneri suedez, Sven-Goran Eriksson, pak ditë pas publikimit të dokumentarit, ku përcolli edhe mesazhet e fundit të tij, si lamtumirë për të gjithë: “Dua të mbahem mend si një njeri i mirë. Jetova një jetë fantastike. Buzëqeshni, mos u trishtoni!”

Eriksson, i pari trajner i huaj në histori që drejtoi kombëtaren angleze me brezin e saj të artë, ka drejtuar edhe disa nga klubet më të mëdha në Europë si Man. City, Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria e Lazio.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrëzimi i “Sarajit të Vjetër”, Totaj: Njerëzit e mençur kanë dilema, Çeku jo

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka mbajtur sot konferencë për shtyp, për akuzat e ministrit të Kulturës Hajrulla Çekut, karshi komunës për rrënimin e “Sarajit të Vjetër”.

E Totaj, është shprehur se ministri Çeku ka akuzuar komunën pa të drejtë.

“Në konferencën e Çekut janë thënë shumë të pavërteta. Po pretendohet se komuna ka shkelur rregullat me lejen e ndërtimit të ashtuquajtur “Saraji i Vjetër”. Ky rast ka një histori, nuk është rast që ka ndodhur për një afat të shkurtër kohor. Hera e parë për një kërkesë të tillë ka qenë në vitin 2018, ku dhe është refuzuar nga kryetari i asaj kohe. Nga Gjykata ka ardhur konfirmimi se komuna është e obliguar ta pranoj vendimin e ministrisë së Ambientit dhe investitorët t’i pajisin me leje. Pas humbjes së rastit nga komuna, një ministri çuditërisht ka tentuar që lokacionin ta vendos nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Ky tentim ka qenë i kundraligjshëm, sepse ka filluar të ndodh gjatë procedurës së dhënies së lejes”, u shpreh i pari i Prizrenit në konferencë.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ndër të tjera, Totaj me fjali nga populli, u shpreh se njerëzit e mençur kanë dilema, e kinse Çeku jo, pasi bëri të padrejtë ndaj komunës.

“Imagjinata është në luftë me realitetin. Koha bashkëkohore ka probleme sepse njerëzit e mençëm kanë dilemë, mirëpo si duket ministri Çeku nuk pas pasur dilema as në imagjinatën e tij për të na atakuar pa të drejtë”, tha Totaj.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Po ashtu kryetari i Prizrenit ka dhe një pyetje për ministrin Çeku.

“Kisha dashtë me pyet zoti Çekun për një zyrtare që është pezulluar nga puna, të sqarohet për opinionin publik se çfarë shkeljesh ka bërë”, tha Totaj./Klan Kosova/

Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

0

Letra e At Pjetër Mëshkallës drejtuar kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu

Tiranë!

Shkëlqesë, Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet. Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qëndrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcënime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të shek. XX? Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore”!

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave me nderime, Mehmet Shehu
Pjetër Mëshkalla, meshtar katolik i shoqënisë jezuite
5 prill 1967

P. S. Pjetër Meshkalla (1901-1988) arrestohet për herë të parë më 1946. Më 18 prill 1947, dënohet me 15 vjet privim lirie dhe punë të detyruar, si një nga themeluesit e organizatës “Bashkimi Kombëtar”. Dënimin e vuajti në disa kampe pune dhe në burgun e Burrelit, prej nga edhe u lirua më 1961, por pa të drejtën e shërbimit si meshtar. Gjatë revolucionit kulturor, më 1967, dënohet me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Më 19 korrik 1967, në sallën e gjyqit Meshkalla deklaroi: “Ju më dënoni sa të doni, mua nuk keni çfarë të më bëni, unë prapë do të dal, sepse ju shpejt keni për të mbaruar, pasi do të keni ngrënë njëri-tjetrin, dhe aty është fundi juaj”. Ndërsa, kur takoi Mehmet Shehun gjatë një vizite në burgun e Burrelit, i tha: “Ne jemi nën dhe, dhe ju mbi dhe, por ne jemi më të fortë se ju”.

Tetë të lënduar – policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin që ndodhi të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë tri vetura, dhe se janë lënduar tetë persona.

Njëri nga personat e lënduar është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet dy vetura tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë tetë persona kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, ka njoftuar policia.

Rasti është nën hetime.

Ndryshe dje në pamjet e publikuara të këtij aksidenti, shihej se e përfshirë ka qenë edhe një veturë e KFOR-it.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillojnë `Ditët e Nënë Terezës`

0

Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, sot, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së  Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator.

 

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, e Shenjta Nënë Tereza sot ka datën e lindjes. E lindur 114 vjet më parë në Shkup, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Shën Nënë Tereza, vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. E për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj i duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.

Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj 5 Shtator, ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Nënë Tereza kujtohet si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar. Ndërkohë në Katedralën që e manë emrin e saj Ipeshkvia e Kosovës organizon akademi solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës.

Edhe shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, hapin ekspozitën për nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 12:00-18:00)

Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon edicionin e katër të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Ditët e Gonxhës”, që përkon me 114 vjetorin rilindjes dhe 27 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë. (Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, ora 13:00)

Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së  Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, Manifestimi mbahet në Qendren Bogdani Polis, në Prishtinë, dhe fillon në ora 19:00.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sokol Cikalleshi transferohet në Iran

0

Sokol Cikalleshi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, është prezantuar si lojtari më i ri i Tractor FC në Iran.

Klubi iranian luan në litën më elitare në vend dhe lëvizja e Cikalleshit aty vjen si një surprizë, pas largimit nga turqit e Konyaspor, ku ai kishte luajtur vitet e fundit.

Lajmin për transferimin e ka dhenë vetë klubi iranian, përmes një publikimi në X.

Sipas Tractor, Cikalleshi ka mbërritur në Iran mëngjesin e 25 gushtit dhe pritet që detajet e fundit të kontratës të finalizohen, me sulmuesin që pritet të përforcojë repartin e avancuar të ekipit.

Kampionati iranian sapo e ka nisur fushatën, njohur si Persian Gulf Pro League dhe gjendet në vendin e dytë me dy ndeshje të luajtura, me një fitore dhe një barazim. /Albanianpost.com

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një burrë në Dragash, dyshohet se përdori një sasi të medikamenteve

0

Një burrë është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash të Prizrenit.

Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri