Home Blog Page 928

FC Suhareka përforcohet me Betim Halimin

0

Klubi i Superligës në futboll, FC Suhareka ka njoftuar se transferim ë i ri i skuadrës është Betim Halimi.

Halimi ka një përvojë të madhe ku ishte pjesë e disa skuadrave vendor, por edhe për një kohë luajti edhe në Shqipëri, Ukrainë dhe Estoni.

“Halimi me shumë përvojë përforcon portën tonë së fundmi pjesë e SC Gjilani e në të kaluarën ka mbrojtur portat e shumë skuadrave si vendore e jashtë vendit si FC Drita, KF Hajvalia, JK Trans Narva, Olimpik Donetsk, FC Prishtina, FK Kukësi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Suharekës.

 

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prizrenit

0

Prokurori Petrit Kryeziu është caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, pas miratimit të dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë.

Admir Shala me miratimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës tani do të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.

Ai ka ofruar dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit në fillim të muajit gusht.

Në mbledhjen e 251-të të KPK-së ishte diskutuar edhe kërkesa e kryeprokurorit të Prizrenit, për t’u dorëhequr dhe për të kaluar në Prokurori Speciale.

Shala ka qenë prokuror në PSRK deri në ditën kur është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit në janar 2017.

Admir Shala ishte rizgjedhur kryeprokuror i Prizrenit dhe mandati i tij përfundon në fund të vitit 2024.

Në mbledhen që po mbahet sot (27.08.2024) të Këshillit Prokurorial të Kosovës u vendos edhe zgjedhja e prokurorit Petrit Kryeziu në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit në Prizren. /Kallxo.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Prizrenit dorëzon projekt-buxhetin për vitin 2025

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar sot projekt-buxhetin për vitin 2025 në Kuvendin Komunal, duke ia dorëzuar kryesueses së këtij Kuvendi, Antigona Bytyqi.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit, theksohet se ky buxhet është përgatitur pas një periudhe të gjatë dëgjimesh publike dhe konsultimesh intensive me qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe bizneset.

“Ky projekt-buxhet është hartuar duke marrë parasysh të gjitha kërkesat, sugjerimet dhe idetë e qytetarëve, dhe është finalizuar me përkushtim të lartë nga grupi i zyrtarëve komunalë,” thuhet në njoftim. “Dëgjimet publike kanë ofruar mundësi të vlefshme për qytetarët që të kontribuojnë në formimin e politikave dhe të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë me Komunën e Prizrenit. Ky proces ka qenë thelbësor për të siguruar që buxheti të reflektojë nevojat dhe prioritetet e komunitetit.”

“Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, do të vazhdojë me procedurat ligjore të nevojshme për miratimin përfundimtar të buxhetit nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Pas miratimit, buxheti do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, për të siguruar transparencë dhe akses të gjerë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Superkupa e Kosovës, çiftet çerekfinaliste

0

Mes datave 7 dhe 11 shtator në Prizren do të mbahet Superkupa e Kosovës në basketboll.

Gara në fjalë do të mbahet në formë të turneut, i cili fillon nga faza çerekfinale.

Bazuar në renditjen e sezonit të kaluar janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste, të cilat janë:

Trepça – Bora
Peja – Proton Cable Prizreni
Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Kujtojmë që fituese e edicionit të kaluar të Superkupës ishte Trepça.

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2434 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 31 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin” – Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli festojnë 40 vjetorin e martesës

0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar plot 40 vite martesë.

Partneri me këtë rast i ka bërë një dedikim artistes së madhe përmes rrjeteve sociale.

Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për Shkurten, duke thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë kaluar edhe përplot sfida.

“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri”, ka shkruar ai në Facebook.

Behluli tutje theksoi: “Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”.

Vlen të ceket se ata janë prindër të katër fëmijëve, një djali dhe tri vajzave.

Ajo këtë vit shënoi 50 vjetorin e karrierës me një koncert madhështor në Prishtinë. /Telegrafi/

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Moti sot me diell e i vranët, temperatura do të arrijë në 33 gradë

0

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, e vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 28-33 gradë Celsius.

 

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Dragashi dhe Bursa diskutojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

0

Komunën e Dragashit sot e vizitoi koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, Recep Gündüz, i cili u prit nga kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja e kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit.

Kryetari Xheladini e falënderoi për vizitën Gündüz, duke i shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen gjatë vizitës studimore vitin e kaluar dhe ndërmjetësimin në realizimin e takimeve zyrtare me përfaqësues të Komunës Orhaneli dhe Komunës së Bursës në Republikën e Turqisë.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Kulturore të Bursas, duke shqyrtuar mundësitë e vizitave të ndërsjella, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve lokale të Kosovës dhe Turqisë.

Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Bursas e ka pritur në zyrën e saj edhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, e cila në emër të Kuvendit Komunal e ka falënderuar për vizitën, si dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që u ka bërë përfaqësuesve të Komunës së Dragashit gjatë vizitës studimore të vitit të kaluar në Turqi.

Pas këtyre takimeve, kryetari i Komunës, kryesuesja e Kuvendit dhe koordinatori Qendrës Kulturore të Bursas, Recep Gündüz, patën edhe një vizitë të shkurtër në selinë e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash.

Ballkoni panoramik – investim për transformim të turizmit në Rahovec

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me bashkëpunëtorë e me qytetarë, sot morën pjesë në fillimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”, bashkëfinancim i Komunës së Rahovecit dhe MZHR-së.

Në njoftimin e komunës thuhet se projekti i quajtur “Grape city” është një hap i rëndësishëm në drejtimin e zhvillimit të turizmit të qytetit të Rahovecit.

“Ky ballkon do të shërbejë si një vend unik për vizitorët dhe për qytetarët tanë, duke ofruar pamje të peizazhit të mrekullueshëm që na rrethon”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj dhe koloneli i KFOR-it Mundo diskutojnë për stabilitetin dhe barazinë në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot priti  komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W),kolonelin Rocco Mundo.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për marrëdhëniet e ngushta dhe korrekte me KFOR-in, duke u theksuar rëndësia e pranisë së paqeruajtësve për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e KFOR-it në krijimin e një ambienti të qetë dhe miqësor për të gjithë qytetarët.