Home Blog Page 930

Shoqata “Esnaf” lehtëson pjesëmarrjen e bizneseve vendore në disa panaire në Turqi

0

Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” në Prizren vazhdon traditën e dërgimit të bizneseve vendore në panaire të ndryshme jashtë vendit, me qëllim të fuqizimit të tyre për gjetjen e tregjeve të reja.

Kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani ka bërë të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të lehtësohet pjesëmarrja e anëtarëve të shoqatës në gjashtë panaire të ndryshme që organizohen në qytetet e mëdha të Turqisë.

“Për bizneset tona pjesëmarrja në panaire rajonale dhe ndërkombëtare është me interes, me qëllim të krijimit të kontakteve me pjesëmarrës të shteteve të ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, afaristët në këto organizime mund të zhvillojnë partneritete dhe të shkëmbejnë përvoja.

“Për shkak se panairi paraqet një platformë për takime të shumëllojshme, shumë prej kontakteve që mund të mund të krijohen i japin mundësi biznesit të zhvillojë partneritete dhe të shkëmbejë eksperienca”, ka deklaruar ai.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se në këtë mënyrë hapen shtigjet për zhvillimin ekonomik, raporton Telegrafi.

“Shoqata ‘ESNAF’ synon fuqizimin e bizneseve vendore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, është shprehur Xhejlani.

Ai ka shpalosur edhe listën me panairet për muajin shtator dhe tetor, si në vijim:

“Capital of Fashion”, Panairi i Modës në Ankara

04-06 shtator 2024

www.cof.org.tr

Texhibition, Panairi i Tekstilit në Stamboll

11-13 shtator 2024

www.texhibitionist.com

Zuchex Istanbul

18-20 shtator

www.zuchex.com

Panairi i Bujqësisë në Bursa

08-12 tetor

www.burtarim.com

“Fashion Prime”, Panairi i Tekstileve në Izmir

09-11 tetor

fashionprime.izfas.com.tr

Panairi i Ambalazheve në Stamboll

23-26 tetor

www.packagingfair.com

Xhejlani ka bërë të ditur se të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këto panaire mund të kontaktojnë shoqatën “Esnaf”. /Telegrafi/

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Moti sot me diell, temperatura maksimale 33 gradë

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”.

Mleqani i Malishevës përfshihet nga zjarri

0

Një zjarr ka shpërthyer mbrëma të së dielës në fshatin Mleqan të Malishevës. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikëset, janë dërguar në vendngjarje dhe aktualisht po punojnë për të lokalizuar flakët.

“Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit që dy vite pa një përkthyes të gjuhës rome

0

Pavarësisht që tash e dy vite gjuha rome është bërë gjuhë zyrtare në komunë të Prizrenit, ende nuk ka një përkthyes të punësuar në këtë institucion. Komuna thotë se po pret nga qeveria hapjen e procedurave të rekrutimit.   

Ka dy vite që gjuha rome është bërë zyrtare në Prizren.

Mirëpo pavarësisht kësaj, në këtë komunë tani nuk ka asnjë përkthyes të punësuar.

E kjo po i shkakton vështirësi këtij komuniteti.

“Duke e ditur që edhe dy pushtetet, lokale dhe qendrore janë në parti të ndryshme edhe ndoshta bashkëpunimi final nuk ka arritur, por nga ky mosbashkëpunim po pëson komuniteti rom”, tha Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Aslano”.

Menekshe më tutje theksoi se ky komunitet është në pritje për të aplikuar në këtë pozitë.

“Nuk ka mungesë të përkthyesit, por ka mungesë ose pritje nga komuniteti që të hapet konkursi, të aplikojmë dhe të pranohen si përkthyes”, u shpreh ai.

Megjithatë nga Komuna e Prizrenit bëjnë të ditur se kanë kryer çdo procedurë sa i përket këtij institucioni dhe se po presin nga qeveria një përgjigje pozitive.

“E kanë vlerësua në buxhetin e vitit 2024 si mundësi edhe e kanë adresu në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo nga informacionet deri më sot që flasim, nga qeveria e Kosovës nuk është kthyer përgjigje pozitive se komuna e Prizrenit mund të hapë procedurat e rekrutimit edhe të një punëtori në këtë fushë, ndaj jemi në pritje”, tha Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun në Komunën e Prizrenit.

Tëvë1 për këtë çështje ka kontaktuar Ministrinë e Financave, mirëpo deri në publikimin e kronikës nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

Përmes një bashkëpunimi mes komunës së Prizrenit dhe organizatës Organizatës Ndërkombëtare për Migracion “IOM’’, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ka qenë i kontraktuar një përkthyes i cili ka përkthyer dokumente të nevojshme për këtë komunitet./tëvë1

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zjarr në Suharekë, zjarrfikësit po përballen me telashe

0

Suhareka natën e së dielës po përballet me zjarre në disa fusha të Nepërbishtës.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Kjo organizatë është shprehur se zjarrfikësit po kenë telashe në orët e vona me këto zjarre.

“Zjarrfikësit vazhdojnë te kenë telashe ne këto orë të vona me zjarre fushore në Nepërbisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas fotove që ata kanë shpërndarë, situata duket tejet serioze.

Ndërkaq, Klankosova.tv, ka kontaktuar me institucionet përkatëse, dhe është në pritje të një përgjigje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani fiton lehtësisht ndaj Feronikelit’74

0

Ballkani e ka mposhtur me rezultat 3-1 Feronikelin’74.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, raporton Klankosova.tv.

E në minutën e 53-të, algjeriani Walid Hamidi, futi topin në rrjetë duke bërë kështu që Ballkani të kalojë në epërsi.

12 minuta pas kësaj, Alban Shabani i Feronikelit’74, e barazoi rezultatin.

Sërish në epërsi Ballkani shkoi kur braziliani Giovanni e futi topin në rrjetë në minutën e 82-të.

Veç gjashtë minuta më vonë, sërish i njëjti lojtar dha edhe një gol, i cili ishte i fundit gjatë kësaj ndeshjeje që u luajt në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll.

“Dy golëshi i super brazilianit tonë, Giovanni, bashkë me realizimin e Walid Hamidit, determinojnë triumfin në xhiron e tretë kampionale”, tha FC Ballkani në një postim në Facebook, pas përfundimit të ndeshjes.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria shënon fitoren e parë sezonale

0

Pas humbjes në xhiron e parë, Liria fitoren e parë sezonale e ka shënuar sot në “Përparim Thaçi”.

Skuadra prizenase sot shënoi fitore 2-0 ndaj Rahovecit fqinj.

Prizrenasit e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0. Golin e vetëm në këtë pjesë e gjeti Erastus Kulula, sulmuesi namibian i Lirisë.

Qetësinë vendasve ia dha goli i Silvio Zogajt gjatë pjesës së dytë dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0.

Kështu, Liria ka 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para në Grupin A të Ligës së Parë, ndërkohë Rahoveci mbetet akoma pa pikë.

Xhiron që vjen, Liria i shkon Trepçës ‘89, kurse Rahoveci e pret Trepçën./TopSporti

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përkujtohen të rënët e Brigadës 121 ‘Ismet Jashari-Kumanova’

0

Në 26-vjetorin e rënies së Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë janë bërë homazhe dhe vendosje të kurorave me lule nga bashkëluftëtarë, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët, duke kujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri të vendit, ripërsëritën se gjaku i dëshmorëve, gurëthemel i lirisë, është dhe mbetet frymëzim për fuqizimin e institucioneve.

Njëri ndër bashkëluftëtarët, Fatmir Limaj, tha se 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie e dhimbjeje që kanë përjetuar tërë këto male të Berishës nën këtë brigadë, ku vetë komandant Kumanova dha jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës kur kanë rënë bashkëluftëtarët e tjerë.

Në këtë përkujtim kanë folur edhe bashkëluftëtarë dhe dëshmitarë të shumë ngjarjeve të trishta të historisë së re të Kosovës dhe luftës së UÇK-së në vitin 1998/99./RTK

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona – e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë- Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

 

Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej të cilave është e KFOR-it. /Telegrafi/

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 1905 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1905 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 3 aksidente trafiku me fatalitet, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 51 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 24 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.