14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 934

Zjarr në një shtëpi në Prizren

0

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i KEDS-it si dhe njësitet relevante të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Nga rasti s’ka të lënduar.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i KEDS-it si dhe njësitë relevante të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Superkupa në basketboll do të organizohet në Prizren

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të mbahet në qytetin e Prizrenit nga 7 deri më 11 shtator 2024.

Sipas informatave të federatës, ky vendim është marrë nga Bordi i FBK-së më 23 gusht 2024, pas mbylljes së konkursit.

“Superkupa do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Bashkimi,” thuhet në njoftimin e FBK-së, përcjell PrizrenPress.

Për pesë ditë radhazi, palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena ku do të zhvillohen ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë çerekfinalet dhe finalen më 11 shtator. Tetë klubet më të mira të elitës së basketbollit kosovar do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, e cila pritet të sjellë sfida të zjarrta dhe një atmosferë të veçantë në qytetin historik të Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ky është 54-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Rexhaj në Prizren, ku një person u gjet së fundmi pa shenja jete në një rrugë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Avdi Rexhaj, rreth 54-vjeçar.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në fshatin Korishë.

Trupi i pajetë fillimisht është dërguar në IML për obduksion, e më pas i është liruar familjes për procedurat mortore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Rahovecit kërkon nga mësimdhënësit të shtyjnë përmbarimin e vendimit gjyqësor për shujta

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Rahovec, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Enis Durguti, e ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke kritikuar Komunën e Rahovecit për keqmenaxhim financiar.

I njëjti ka aluduar se komuna gjendet në krizë dhe se nga e njëjta po mundohet të dalë duke tentuar të arrijë një marrëveshje me mësimdhënësit.

Durguti ka publikuar një pjesë të asaj që pretendon se është e-maili i dërguar nga ana e Drejtorit të Financave në këtë komunë, Afrim Limani, drejtuar përfaqësuesit ligjor të mësimdhënësve të cilët e kanë fituar rastin në gjykatë lidhur me çështjen e shujtave.

Ai thotë se drejtori Limani, në këtë email, i ka propozuar përfaqësuesit ligjor të mësimdhënësve që ta bëjnë shtyrjen e përmbarimit të vendimeve gjyqësore deri në periudhën e tremujorit të parë të vitit 2025 për shkak të likuiditetit të pamjaftueshëm për vitin aktual fiskal.

Siç shkruan Durguti në postimin e tij, deri në këtë pikë komuna ka ardhur për shkak të borxheve të akumuluara ndaj ndërtuesve dhe kontraktuesve të saj.

“Nuk është një punë e mirë kur nuk bëhet planifikimi i duhur, nuk është punë kur punët bëhen një katrahurë, dhe nuk është plan kur ngufatet qyteti me keqmenaxhim pa plan, ku si rezultat kemi krizë financiare. Dhe si zgjidhje, komuna kërkon nga kategoria më e nënvlerësuar e punëtorëve, mësimdhënësit, që të pranojnë një vonesë deri në vitin 2025 për fondet që u takojnë me të drejtë, sepse komuna ka keqmenaxhuar buxhetin e saj”, theksoi Durguti./Klan Kosova/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

17 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

0

Sot bëhen 17 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

Parashikimi i motit për sot

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimetë ndryshme , me shpejtësi 1-3m/s, njofton tutje IHMK.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rritet numri i shërbimeve mjekësore në Spitalin e Prizrenit

0

Numri i shërbimeve të kryera në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren gjatë muajit korrik të këtij viti ka shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, në korrik 2024 janë realizuar gjithsej 84,750 shërbime mjekësore, përfshirë 16,830 vizita ambulantore, 8,877 shërbime diagnostike dhe 59,043 shërbime laboratorike. Në të njëjtin muaj të vitit 2023, numri i përgjithshëm i shërbimeve ishte 73,136, përfshirë 15,788 vizita ambulantore, 7,811 shërbime diagnostike dhe 49,437 shërbime laboratorike.

Kjo përfaqëson një rritje totale prej 11,614 shërbimesh, me një rritje prej 1,042 vizitash ambulantore, 1,066 shërbimesh diagnostike dhe 9,506 shërbimesh laboratorike.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon asfaltimi i rrugës Billushë me aksin Zhur-Dragash

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar fillimin e shtrimit të shtresës së parë të asfaltit në rrugën që lidh fshatin Billushë me aksin rrugor Zhur-Dragash.

Projekti, që ka një gjatësi prej 1864 metrash, është i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rajonale dhe lidhjen më efikase të dy zonave.

“Është duke u shtruar shtresa e parë e asfaltit në rrugën që lidh fshatin Billushë me aksin rrugor Zhur-Dragash. Projekti, i cili përfshin një gjatësi prej 1864 metrash, ka rëndësi të veçantë për lidhjen e dy zonave dhe për zhvillimin e modernizimin e infrastrukturës rajonale”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Durmishi takon homologen nga RMV: U gëzuam që rruga Prizren-Tetovë është prioritet i qeverisë së re

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi janë takuar me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Shaqirin.

Durmishi tha se i ka gëzuar fakti që ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë dhe autostrada Shkup-Bllacë janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së re maqedonase.

“Duke e uruar zëvendësministren për pozitën e saj të re i dëshiruam shumë suksese dhe njëkohësisht i ofruam bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe shumë konstruktiv në kuadër të dy ministrive tona”.

“Ditëve në vazhdim priten hapa konkret drejtë realizimit të këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për ne”, shkroi Durmishi.