14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 933

Granit Xhaka shënon gol të jashtëzakonshëm dhe nuk feston

0

Granit Xhaka ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në duelin e parë në Bundesliga.

Ai ka shënuar ndaj Monchengladbach, skuadrës që dikur kishte luajtur.

Goli ishte gati 30 metra nga porta.

Video:

Totaj i ndan mirënjohje Rehat Halitit dhe Almedin Ismailit për kontributin në emergjencën e zjarrit në Prevallë

0

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ndau sot mirënjohje për Rehat Haliti dhe Almedin Ismaili për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në situatën emergjente të zjarrit të shfaqur në Prevallë ditë më parë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Brigadën e Zjarrfikësve të Prizrenit.

“Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë akterëve të përfshirë për sigurinë e mirëqenien e komunitetit është shembull i shkëlqyer për të gjithë” – theksoi Totaj./PrizrenPress.com

Durmishi: Rruga Dragash-Brod drejt përfundimit

0

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se që nga e enjtja ka filluar shtresa e fundit e asfaltimit të rrugës Dragash-Brod.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Durmishi ka treguar se kjo rrugë është me gjatësi 10km dhe do të mundësojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të zonës si dhe të të gjithë turistëve.

Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkulkimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Durmishit:

Asfaltimi i rrugës Dragash – Brod

Që nga dje, ka filluar të shtrohet shtresa finale e asfaltit në rrugën Dragash – Brod.

Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkulkimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane.

Haradinaj në Rahovec: Do të punojmë për të siguruar mbështetje financiare për fermerët

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot disa fermerë në Komunën e Rahovecit.

Ai është zotuar se do të punojë shumë për të siguruar mbështetje financiare për fermerët.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Aleanca beson se investimi në bujqësi duhet të jetë me prioritet.

“Rahoveci për nga numri i banorëve dhe sipërfaqja e ka numrin më të madh të fermerëve, vreshtarëve dhe të sektorit të bujqësise në përgjithësi. Qindra prej tyre kanë arritur suksese kulmore në këtë fushë, duke siguruar jo vetëm mirëqenie për familjen por edhe duke kontribuuar në përgjithësi në zhvillimin e Komunës. Në mesin e shumë prej tyre pata kënaqësinë të takoj sot tre fermerë të suksesshëm të kësaj komune. Vehbi Shalën, vreshtar pasionant me mbi 11 hektarë hardhi, Baki Gashin, blegtor i përkushtuar me 40 hektarë drithëra dhe lopë qumështore, si dhe Korab Kabashi nga kompania Agrokabashi, një inovator në prodhimin e fidanëve dhe perimeve. Aleanca beson se investimi në bujqësi është investim me prioritet. Do të punojmë për të siguruar mbështetje financiare, teknologji moderne dhe tregje të reja për prodhimet tona cilësore”, ka shkruar Haradinaj.

Përkujtohen dëshmorët e lirisë në Reshtan

0

Në fshatin Reshtan të Suharekës u nderuan dhe u përkujtuan tre dëshmorët e këtij vendi, Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Në Reshtan i nderuam dhe i përkujtuam tre dëshmorët e këtij vendi, Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit. E përjetshme qoftë lavdia e tyre!”, shkroi kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një postim lidhur me këtë ngjarje./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kam jetuar gabim! Fjalimi që duhet lexuar shpesh!

0

Nga Morgan Freeman

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme.

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd, duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish e sërish dhe të mos ndalesh.

Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet? Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?

Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde.

Pse?

Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm. Ti mund të ndryshosh vetëm nëse ndryshon konceptin që ke për suksesin.

Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të bëhesh një lider, duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë. Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.

Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Transformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo.

Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë. Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Gundogan rikthehet te Man City

0

Tashmë është zyrtare. Reprezentuesi i Gjermanisë është Ilkay Gundogan është rikthyer tek Manchester City.

Pas vetëm një viti të Barcelona, Gundogan sërish do të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Anglisë.

‘Qytetarët’ përmes një njoftimi, kanë konfirmuar rikthimin e lojtarit në ‘Etihad Stadium’.

“Manchester City ka përfunduar një marrëveshje për të rinënshkruar me Ilkay Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim e Man Cityt.

Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë cent Cityt, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19.

Kujtojmë se Gundogan gjatë aventurës së tij të parë me skuadrën e Pep Guardiolës, ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj: Rahoveci ju prinë komunave të suksesshme, Smajl Latifi shembull i kryetarit të mirë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Rahovecit ku ka takuar kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi.

Haradinaj ka thënë se udhëheqja e Smajl Latifit ka renditur Rahovecin në majen e komunave të suksesshme.

“Komuna e Rahovecit me kryetar Smajl Latifin, sot është renditur në majen e komunave të suksesshme. Vet Smajli, model i një kryetari të mirë e me performancë të shkëlqyer, e ka renditur komunën që e udhëheq, të paren për sa i përket transparencës dhe llogaridhënies. Rahoveci i verës dhe i rrushit, është shndërruar edhe në një atraksion turistik, në qytet të festivaleve e aktiviteteve kulturore, duke arritur që njëri prej tyre, “Hardhfesti’ që mbahet në çdo fillim shtatori, të bëhet ndër më të rëndësishmit në nivel Kosove”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Rahoveci ka sfida për shkak të obstruksioneve nga qeveria qendrore.

“Në fillim të vizitës sime në Rahovec, nga kryetari Latifi dhe ekipi i tij i mrekullueshëm, u informova për projektet zhvillimore në komunë, si dhe për sfidat aspak të lehta, me të cilat po përballen ata, kryesisht për shkak të obstruksioneve nga qeveria qendrore. Me Smajlin kemi rrugëtuar bashkë, edhe në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit, edhe në kohë të vështira. Smajl Latifi do të jetë edhe njëri prej kandidatëve më të vlerësuar për deputet në listën e Aleancës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit”, është shprehur Haradinaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

0

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren, sot rreth orës 07:30 të mëngjesit.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.

“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi për klakosova.tv.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shuhen zjarre të mëdha në tri fshatra të Rahovecit

0

Mbrëmë, zjarrfikësit e Komunës së Rahovecit shuan zjarre të mëdha në Ratkoc, Dejnë dhe Baboc, duke mbrojtur komunitetin nga një katastrofë e mundshme.

“Në përpjekjet e tyre, ata u ndihmuan nga disa vullnetarë të guximshëm, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim ndaj sigurisë së përbashkët. Për fat të keq, zjarrvëniet e qëllimshme të hamulloreve janë bërë të zakonshme këtë verë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për pronën dhe jetën e njerëzve,” thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Komuna apeloi për një përpjekje të përbashkët për edukim dhe parandalim, duke theksuar se “ndërgjegjësimi qytetar për të mos ndezur hamulloret mbetet i ulët”.

Në fund, ftohen qytetarët për bashkëpunim “në mënyrë që të zvogëlojmë rastet e zjarreve dhe të mbrojmë jetën e zjarrfikësve tanë, si dhe pronën dhe natyrën që na rrethon.”/PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri