11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 941

Noizy: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane tjera për mua

0

Rep artisti i njohur Rigles Rajku (Noizy) u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë.

Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka njoftuar se do të mbajë një koncert me surpriza.

Duke shtuar se plani i politikës ishte që t’ia ndalnin suksesin, por ai thotë se Zoti kishte plane tjera për të.

“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua. Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit,”ka shkruar ai.

Avdyli: Mërgimtarët kanë filluar të rezervojnë udhëtimin për votim direkt në kutia më 9 shkurt

0

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli ka publikuar një bisedë më një mërgimtar i cili i ka thënë atij se ka rezervuar biletën e udhëtimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahën me 9 shkurt 2025.

Avdyli ka thënë se kanë filluar rezervimet e biletat, duke shtuar se mërgimtarët po dëshirojnë të votojnë direkt në kutia përkundër lehtësimeve për të votuar nga diaspora.

Jemi me fat që ju kemi, por ky besim i juaj na shton edhe përgjegjësinë për të punuar edhe më shumë për Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Filluan rezervimet e fluturimeve për 9 shkurt 2025 për ditën e zgjedhjeve.

Përkundër lehtësimit të procesit të votimeve me ligjin e ri, shumë bashkatdhetarë tanë kanë filluar të rezervojnë udhetimin për votim direkt në kutia në vendlindjet e tyre në Kosovë.

Jemi me fat që ju kemi, por ky besim i juaj na shton edhe përgjegjësinë për të punuar edhe më shumë për Kosovën.

Sidoqoftë në komentin e parë po ua percjelli edhe linkun se si do lehtësohet procesi votimit nga diaspora.

Mbahen kërcimet nga Ura e Fshejt

0

Ka vazhduar të mbahet sot organizimi i garave tradicionale “Kërcimi mbi Urën e Fshejtë” në Gjakovë.

Ky aktivitet, që është i përvitshëm në këtë qytet, mblodhi qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Kosovës, ku u ndanë tri çmime kryesore për kërcyesit nga ura si dhe nga kërcimorja, me stilin në këmbë si dhe në stilin dallëndyshe.

Hedhja nga ura qe 20 metra, ndërkaq nga kërcimorja 10 metra.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet përveç që është i veçantë, ata thonë se luan një rol të rëndësishëm në sportin kosovar.

Aktiviteti u organizua nga Komuna e Gjakovës si dhe për vendin e parë u ndanë 600 euro, për vendin e dytë 500, ndërkaq për të tretin 400 euro.

Ky qe edicioni i 74-të i këtij organizimi.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

FSK po mbështet autoritetet civile për menaxhimin e vatrave të zjarrit

0

Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarreve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga FSK thuhet se operacionet me shuarjen e zjarrëve po vazhdojnë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarrëve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditës së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarrëve”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

U godit nga rrufeja në Prevallë, vdes një grua 64-vjeçare

0

Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë. Njëri nga ta, një grua e moshës 64-vjeçare ka ndëruar jetë në spitalin e Prizrenit, pasi gjendja e saj ishte e rëndë.

Raportohet se viktima është nga komuna e Ferizajt.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer , 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndëruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

28 vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet, policia: Është në gjendje shumë të rëndë, është dërguar në QKUK

0

Një 28 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren. Sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren.

Vëllai i saj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton të vetëvritet.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha  se ajo është në gjendje shumë të rëndë.

28 vjeçarja është dërguar në QKUK.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2) në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar n? QKUK në Prishtinën. N? konsultim me prokurorin ësht? hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”. Rasti është në hetime.”/Gazetës Express/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Rrufeja godet pesë persona në Prevallë

0

Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një grua është në gjendje të rëndë.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka  marre informatën se në Prevallë  rrufeja ka goditur  5 persona. Njëra nga viktimat, femër  është në gjendje më të rëndë”, thuhet në konfirmim.