11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 940

Katër të lënduarit nga rrufeja dje në Prevallë, në gjendje stabile shëndetësore

0

Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë.

Kujtojmë se si pasojë e motit të ligë, përveç katër të lënduarve, si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën një grua.

”Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion ndërsa sot dhe pritet të bëhet varrimi i saj.

Policia shqipton 1,826 gjoba për shkelje të trafikut në Prizren

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”, ka zhvilluar aktivitete intensive në zonën e saj të përgjegjësisë që përfshin katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë periudhës nga 12 gusht deri më 18 gusht 2024, janë realizuar kontrolle të shumta për të forcuar sigurinë rrugore dhe për të zbatuar ligjin.

“Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1,826 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor. Ky aksion ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe ruajtjen e rendit në rrugë, duke parandaluar aksidentet dhe promovuar sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës”, njofton policia.

Për më tepër, nga 12 gushti deri më 16 gusht 2024, në kuadër të këtij plani operativ, janë realizuar 63 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Këto veprime janë pjesë e angazhimit të Policisë për të mbajtur rendin dhe ligjin në rajon.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet e saj në terren për të parandaluar dukuritë negative dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit. Të gjithë qytetarët ftohen të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat për një ambient më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë”./PP/

 

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

 

 

Muriqi: Realin e shihja vetëm nga televizori, tani arrita të shënoja kundër tyre

0

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka arritur që t’i ndalë “mbretërit”, duke mundësuar kështu barazimin e rezultatit.

I pari gol i “piratit” për këtë sezon, dhe loja e tij fantastike, bënë atë lojtarin e ndeshjes mes Real Madridit e Mallorcas.

Në një prononcim për mediat, Muriqiështë shprehur se dikur Realin e shikonte vetëm nga televizori, por tani arriti t’iu shënonte gol.

“Real Madridi është ekip fantastik. Iu uroj atyre më të mirat. Dikur i shihja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë kam vetëm respekt për ta”,  ka thënë Muriqi.

Renovohet Shtëpia e Kulturës në Zym të Hasit

0

Ka përfunduar renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zym të Hasit. Ky projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron tani hapësira të reja për aktivitetet kulturore dhe sociale të komunitetit.

Në këtë objekt funksionon edhe dega e bibliotekës së qytetit të Prizrenit, e cila u mundëson banorëve qasje në një gamë të gjerë librash dhe materialesh shkollore.

“Janë përmbyllur me sukses punimet në Shtëpinë e Kulturës në Zym të Hasit – projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që tashmë ofron hapësira të reja për aktivitetet kulturore dhe sociale të komunitetit,” njofton Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Gjendja në Parkun Kombëtar “Sharri” raportohet të jetë më e qetë nga zjarret pyjore

0

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se situata lidhur me zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, të hënën, duket më e qetë, ndonëse janë aktive edhe disa vatra të vogla zjarri. Gjithashtu është theksuar se dëmet nga zjarri pyjor janë të konsiderueshme në aspektin e ekosistemit.

Kjo agjenci ka bërë të ditur se nga data 5 gusht 2024, kur janë paraqitur zjarret e para e deri dje në mesditë, në Parkun Kombëtar “Sharri”, ka pasur vazhdimisht zjarre pyjore, dhe atë kryesisht në zonën e Oshlakut, Majën e Arnenit dhe në Zonën e Prevallës.

“Dëmet nga zjarri pyjor janë të konsiderueshme duke ditur vlerën natyrore që bartin këto ekosisteme të rralla të rrobullit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë konfirmohet se situata duket më e qetë, ndonëse kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë vizitorët.

“Sot, situata duket më e qetë edhe pse ende janë aktive disa vatra të vogla zjarri. Andaj, AMMK/DAPK Sharri, bënë thirrje për vigjilence dhe kujdes të shtuar për të gjithë vizitorët që frekuentojnë territorin e PK “Sharri”. Megjithëkëtë, stafi i DAPK Sharri, do të vazhdojë të monitoroj gjendjen me qëllim të shuarjes së vatrave aktive të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Aty vlerësohet angazhimi i shtuar i stafit të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” përgjatë kësaj periudhe kohore, që sipas AMMK-së ka qenë përtej mundësive reale që mund të ofrojnë rojet e natyrës dhe stafi tjetër i Parkut Kombëtar në këto situata.

“AMMK/DAPK Sharri, po ashtu falënderon të gjitha institucionet dhe vullnetarët që kanë qenë të angazhuar në shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve”, përfundon njoftimi i AMMK-së.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 78-të

0

Ai ishte presidenti i 42-të i Amerikës dhe iu gjet popullit të Kosovës në një kohë shumë të vështirë, shkruan Klan Kosova.

Bill Clinton – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rezistenca paqësore kundrejt regjimit serb kishte nisur prej kohësh me protesta masive që përfunduan të përgjakshme pasi shumë qytetarë civilë shqiptarë u rrahën nga forcat serbe – metodë kjo e frikësimit për t’i heshtur shqiptarët e Kosovës.

Demonstratat e vitit 1981

Me hyrjen udhëheqësit famëkeq të Serbisë në pushtet, Slobodan Millosheviq, në vitin 1989, autonomia e Kosovës brenda Jugosllavisë u revokua dhe dhuna, tortura, frikësimi, vrasjet e terrori u bë metoda e tij për adresimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës.

Sllobodan Millosheviq – president i Serbisë në Jugosllavi

Si rrjedhojë e rraskapitjes nga ky trajtim, shumë të rinj kosovarë si alternativë të vetme e panë largimin nga Kosova. Mirëpo një grup tjetër në vend të largimit, kishin zgjedhur të qëndronin në vendin e tyre dhe të fillonin rezistencën e armatosur, çka më vonë u bë e ditur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës me shënjestrimin e forcave serbe në vitin 1996-’97.

Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas shumë vizitave e takimeve me politikbërës të huaj të presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova [i zgjedhur me votë prej shumicës dërrmuese të kosovarëve] për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe për ta gjetur një zgjidhje, lufta e shkallës së gjerë në Kosovë veçse kishte filluar.

Presidenti Ibrahim Rugova dhe Presidenti amerikan Bill Clinton

Në fillim të vitit 1998, sulmet e UÇK-së kundrejt autoriteteve jugosllave në Kosovë rezultuan me një prani të shtuar të paraushtarakëve dhe forcave të rregullta serbe, të cilët më pas filluan të ndjekin një fushatë hakmarrjeje që shënjestronte përkrahësit e UÇK–së.

Si rezultat, forcat serbe vranë 1500 deri në 2000 civilë dhe luftëtarë të UÇK-së si dhe detyruan shpërnguljen e më shumë se 370,000 shqiptarëve të Kosovës deri në mars 1999.

Ata po ashtu kryen masakra të shumta ndaj civilëve e cila kulmoi me masakrën e Reçakut, ku u gjetën 45 trupa civilë të masakruar, ngjarje kjo që u filmua dhe e tronditi botën. Ish-shefi i misionit OSBE në Kosovë, William Walker nga vendi i ngjarjes i cilësoi masakrat si krim kundër njerëzimit.

William Walker, ish-shef i OSBE në Kosovë

Përpjekjet diplomatike po vazhdonin për ta ndaluar dhunën e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Presidentit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviqit i ishin bërë disa propozime, mirëpo asnjë prej tyre nuk rezultoi e suksesshme.

Pas refuzimit për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë nga pala serbe, më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë ajrore bombardimi kundër forcave serbe e cila zgjati 78 ditë.

Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, të nënshkruar më 9 qershor, nga forcat jugosllave dhe serbe që ranë dakord të tërhiqeshin nga Kosova për t’i hapur rrugë një pranie ndërkombëtare.

Forcat e NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor.

Trupat e NATO-s në Kosovë

Më 24 mars, në ditën kur po fillonin bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një videoje iu drejtua popullit amerikan ku tregoi arsyet pse shteti të cilin ai e drejton po i bashkohet fushatës ajrore të NATO-s.

“Bashkëkohësit e mi amerikanë, sot forcat tona të armatosura u bashkuan me aleatët tanë të NATO-s në sulme ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar me vendosmëri për disa arsye”.

“Ne veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake në rritje. Ne veprojmë për të parandaluar një luftë më të gjerë të shpërndahet në zemër të Evropës, e cila ka shpërthyer dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofike. Ne veprojmë të qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për paqe. Duke vepruar tani, po i mbajmë vlerat tona, duke mbrojtur interesat tona dhe duke avancuar shkakun e paqes”.

Ai po ashtu tregon se pse ndjehet përgjegjës për të intervenuar ushtarakisht në Kosovë.

“Unë kam një përgjegjësi si president për t’u marrë me probleme të tilla si kjo para se të bëjnë dëm të përhershëm për interesat tona kombëtare. Amerika ka një përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur ata përpiqen të shpëtojnë jetërat e pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë”.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe si rezultat i kontributit të Bill Clinton për çlirimin e Kosovës, është ngritur shtatorja e tij në hyrje të Prishtinës.

Bill Clinton
Bill Clinton dhe shtatorja e tij në Prishtinë

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës.

Urime Ditëlindjen President!

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftomit të Institutit Hidrometeorologiik të Kosovë, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të percjella me rrufe.

Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri.

Tutje, IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.