19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 955

Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim!

0

Nga Neda Balluku

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por ne menyren me klasike te dashurise, qe thjesht te ndodh, atehere dije se do te te kuptoj. Edhe une per gjithcka qe pe tek ai, u dashurova me te vite me pare.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do te linde xhelozia dhe ndjenja e padrejtesise, se perse me njohu mua para teje, atehere do te te kuptoj, sepse ta dish, edhe une ndihem njesoj se perse te njohu ty pasi me njohu, deshi, e jetoi mua.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe do te qash cdo dite per tragjedine e madhe te jetes tende, ate te te dashuruarit nje burre te martuar, atehere ndalo vec pak e mendo; a mos eshte tragjedia ime me e madhe se e jotja?

Nese nje dite burri im do te dashurohet pas teje, per inatin tim e per dashurine tone qe me vite mori forma te ndryshme, ta dish qe je moment. Je stimuli qe i duhet nje zemre per t’i dhene pak impuls nje organizmi qe funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do te jesh kurre organizmi i tij.

Ti qe do te dashurohesh nje dite me burrin tim, dije qe sot, ta them si gruaja gruas, qe kurre nuk do te jete vertet i yti sepse nje burre me gjak shqiptari mund te jetoje nje mije jete ne hipokrizi, se sa nje te vetme te vertete.

Kjo do te jete tragjedia jote e vertete. Ndaj si gruaja gruas te them; Meriton me shume se burrin tim, tonin, e te tjerave. Sepse ne momentin qe mendon se e ke, vertete ja heq gruas se tij por nuk e ben tendin kurre. E le ashtu. Te vetem. As me gruan as me ty.

Nese nje dite burri im do te dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo per inat, as per stimul dhe vendos te jetoje ne menyre te vertete jeten e vetme qe ka, atehere qofshit me te lumturit ne kete bote!

Une nuk do te jem kurre pengese ndaj lumturise se burrit tim. As tendit./dritare.net

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

2355 gjoba trafiku brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2355 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 32 prej të cilave kanë qenë me lëndime, ndërsa 88 me dëme materiale.

Në raportin e saj 24 orësh, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 16 janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident i rëndë në autostradë, segmenti Prizren-Vërmicë, katër të lënduar

0

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Prizren-Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij aksidenti.

“Njësitë policore të specializuara kanë reaguar me shpejtësi për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar vendin e ngjarjes. Hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa trafiku në atë segment të autostradës është kthyer në normalitet pas përfundimit të hetimeve dhe largimit të veturave të dëmtuara”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht gjatë vozitjes në autostrada, për të shmangur aksidente të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj organizon koktej për nder të “Dokufest”-it, mirëpret ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë

0

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, organizoi një koktej në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për të nderuar edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, përfaqësues nga ambasadat e Italisë dhe BE-së, i ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë, drejtoresha e “Peace Corps,” si dhe përfaqësues të organizatave të huaja dhe vendëse, artistë dhe organizatorë të festivalit.

Gjatë koktejit, u vlerësua roli i “Dokufest”-it si një platformë që jo vetëm pasuron aspektin artistik të Prizrenit, por gjithashtu e lidh qytetin me botën, duke tërhequr artistë, regjisorë dhe dashamirës të filmit nga mbarë globi.

Në lidhje me këtë ngjarje, Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare, citoi Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier: “Faleminderit kryetarit Totaj dhe komunës së Prizrenit për pritjen e mrekullueshme të Dokufestit. Krenar që takoj kaq shumë artistë të talentuar kosovarë dhe shoh kulturën dhe krijimtarinë e gjallë të Kosovës të shfaqur në Dokufest2024.”/PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosovës i refuzohet pjesëmarrja në Eurovision

0

Kosova as në vitin 2025 nuk do të marrë pjesë në Eurovision.

Transmetuesi Publik i Kosovës RTK nuk e ka marrë ftesën e lakmuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2025 në Zvicër.

Sipas një postimi të llogarisë zyrtare të Kosovës në Eurovizion në X (ish-Twitter), EBU nuk dha dritën jeshile për arsye politike, shkruan Eurovision News.

Po ashtu, ata kanë konfirmuar për RTK-në se për të marrë pjesë në garën evropiane të muzikës duhet të bëhen anëtarë të plotë të organizatës së transmetuesve publikë të gjitha shteteve.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Po vazhdon repelimi i kafshëve në Malishevë

0

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në Komunën e Malishevës ka nisur dhe po vazhdon me sukses procesi i repelimit të kafshëve.

Ky proces ka filluar javën e kaluar dhe po zhvillohet sipas planit të parashikuar.

Drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Hafir Rexha, kanë parë nga afër fushatën e repelimit, sot në fshatin Rud. Gjatë vizitës së tyre, ata janë informuar se ky proces po shkon sipas planifikimit dhe nuk është hasur në ndonjë problem në terren.

Sipas drejtorit Berisha, pronarët e kafshëve e kanë mirëpritur këtë masë. “Ky proces i repelimit të kafshëve po vazhdon në territorin e komunës sonë dhe, sipas operatorit, po realizohet pa probleme. Edhe pse repelimi ka filluar me vonesë, pritet që efekti i tij të jetë i dukshëm,” deklaroi drejtori Berisha.

Ai theksoi se repelimi është masa më e efektshme në luftimin e EHKK, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në parandalimin e transmetimit (bartjes) të rriqrave nga fusha në oborre apo shtalla.

Repelimi i kafshëve është një masë mbrojtëse kritike që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Kjo është përgjegjësi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) të Kosovës dhe ka rifilluar pas disa vitesh dhe ka treguar efektivitet në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Ky proces, i cili është pjesë e një përpjekjeve më të gjera kombëtare për luftimin e sëmundjeve infektive, është i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe mbetet një prioritet në fushatën e luftimit dhe parandalimit të EHKK.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më 12 gusht në Rahovec, ndarja e dekoratës për humanizëm “Dr. Ali Sokoli”

0

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së dekoratës komunale për humanizëm “Dr. Ali Sokoli” do të mbahet më 12 gusht 2024, në ora 11:00.

Ngjarja do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, raporton PrizrenPress.

Dekorata “Dr. Ali Sokoli” jepet për të nderuar individët dhe organizatat që kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në ndihmën dhe përkujdesjen ndaj komunitetit. Kjo ngjarje e rëndësishme është një mundësi për të vlerësuar ata që kanë dhënë një kontribut të veçantë në fushën e humanizmit në Rahovec./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pas reshjeve të shiut zjarret në malin Oshlak dhe në Prevallë vihen nën kontroll  

0

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut mbrëmë, gjendja me zjarre të premten në pyjet e rrobullit në rezervatin strikt të natyrës në malin Oshlak dhe në zonën e gjerë të Prevallës është nën kontroll dhe se nuk paraqet ndonjë rrezik për përhapje masive.

“Megjithëkëtë, që nga orët e hershme të mëngjesit stafi i DAPK ”Sharri”, së bashku me një ekip të zjarrfikësve kanë dal në vendngjarje dhe janë duke e monitoruar gjendjen”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” pat apeluar për ndihmë për shuarjen e zjarrit në pyjet në Oshlak.

“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucionet si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me helikopterë dhe të ngjashme. Në të kundërtën gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë”, thuhej në njoftimin e DAPK “Sharri”.