35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Totaj organizon koktej për nder të “Dokufest”-it, mirëpret ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, organizoi një koktej në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për të nderuar edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, përfaqësues nga ambasadat e Italisë dhe BE-së, i ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë, drejtoresha e “Peace Corps,” si dhe përfaqësues të organizatave të huaja dhe vendëse, artistë dhe organizatorë të festivalit.

Gjatë koktejit, u vlerësua roli i “Dokufest”-it si një platformë që jo vetëm pasuron aspektin artistik të Prizrenit, por gjithashtu e lidh qytetin me botën, duke tërhequr artistë, regjisorë dhe dashamirës të filmit nga mbarë globi.

Në lidhje me këtë ngjarje, Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare, citoi Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier: “Faleminderit kryetarit Totaj dhe komunës së Prizrenit për pritjen e mrekullueshme të Dokufestit. Krenar që takoj kaq shumë artistë të talentuar kosovarë dhe shoh kulturën dhe krijimtarinë e gjallë të Kosovës të shfaqur në Dokufest2024.”/PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Arbnore Perquku largohet nga Bashkimi dhe i bashkohet Pejës 03

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në basketbollin e femrave në Kosovë është zyrtarizuar sot, Arbnore Perquku, lidere shumëvjeçare e Bashkimit,...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit