11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 969

Rasti “Kobra City”, Apeli kthen në rivendosje aktakuzën e konfirmuar të Themelores

0

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosjes vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezaj, Burim Mazrekut e Jesmir Badallit.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve D.H, avokat Florent Latifaj dhe R.S, avokate Sahadete Gashi, e sipas detyrës zyrtare, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special në Prishtinë Ps.nr.23/2024 i datës 29.04.2024 ANULOHET dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim e vendosje”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i Hoxhajt, avokati Florent Latifaj në ankesë kishte pretenduar se deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve janë marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe se aktakuza ndaj klientit të tij është bazuar në deklarimet e bashkë-të-akuzuarve të marra në procedurë paraprake, që sipas mbrojtjes janë në kundërshtim me KPPRK-në.

Andaj, Latifaj kishte propozuar që të pushohet procedura penale ndaj “Kobrës” ose çështja t’i kthehet Themelores në rivendosje.

Kurse, mbrojtësja e Susurit, avokatja Sahadete Gashi ka pretenduar se aktakuza nuk i plotëson elementet e domosdoshme, siç janë provat në të cilat duhet të mbështetet si dhe kundërshtoi cilësimin e veprimit inkriminues për të mbrojturin e saj. Pretendoi se aktakuza u ngrit në bazë të deklarimeve të bashkë-të-pandehurve, veprim ky në kundërshtim me KPPRK-në. Në fund, Gashi propozoi që të hedhet aktakuza ose çështja të kthehet në rivendosje.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit kishte propozuar përmes parashtresës që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuar dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se vendimi i Themelores përmes të cilit është konfirmuar aktakuza ndaj Hoxhajt dhe të tjerëve, është kundërthënës me brendinë e tij dhe me arsyetimin në tërësi, si dhe me shkresat e lëndës.

Aty thuhet se disa fakte të paraqitura janë të paqarta dhe në kundërshtim me atë që paraqitet në arsyetim lidhur me përmbajtjen e shkesave të paraqitura në aktakuzë dhe procesverbaleve për deklarimet e dhëna në procedurë dhe vetë këtyre shkresave dhe procesverbaleve, duke e bërë aktvendimin të paqëndrueshëm në aspektin procedural dhe në pikëpamjen e vërtetimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike.

“Kolegji i kësaj gjykate pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe shkresave të lëndës erdhi në përfundim se provat-konkretisht procesverbalet mbi marrjen e deklaratës së dëshmitarëve e dëmtuarve, rezultojnë se paraprakisht janë njoftuar mbi të drejtat që rrjedhin nga dispozitat ligjore nga neni 126 e 129 të KPP-së,  e për te cilat mbrojtësit e kanë kundërshtuar që të njëjtat të shpallen prova të pa pranueshme…”, thuhet në akvendimin e Apelit.

Mbrojtja pretendon se nga Themelorja ka mbetur pa u sqaruar se a kemi të bëjmë me prova që janë marrë me efekt për marrjen në pyetje gjatë procedurës paraprake apo me deklaratën e dhënë gjatë asaj procedure.

Sipas Apelit, sqarimi i kësaj rrethane është thelbësore pasi që janë prova të propozuara për administrim gjatë procesit gjyqësor dhe mbi këto rrethana varet edhe vlefshmëria e kundërshtimeve sidomos kur Kodi i Procedurës Penale nuk i referohet as marrjes në pyetje e as deklaratës në procedurë paraprake.

“Prandaj nga e gjithë kjo mbetet thelbësore se cili ka qene veprimi i prokurorisë për marrjen në pyetje apo për deklarata në procedure paraprake”, thuhet në vendim.

Prandaj, Apeli ka sugjeruar që Themelorja të sigurohet se provat e marra janë të ligjshme e që i janë bashkëngjitur në raport me secilin të akuzuar, pastaj të vendos në përputhje me ligjshmërinë e çështjes penale.

Ndryshe në seancën fillestare më 7 mars 2024 Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Pas zënkës, thuhet se viktima dhe të dëmtuarit, kishin hyrë në veturën “Mercedes”, me qëllim që të largoheshin nga lokali. Por, thuhet se tashmë i akuzuari Dibran Hoxhaj pasi ishte njoftuar për ngjarjen, në ato momente kishte arritur në lokal me veturën “Audi Q7”, pronë e dëshmitarit Enver Amrllahu. “Kobra”, thuhet se kishte hyrë në lokal, kishte marrë pistoletën dhe iu ka afruar veturës së të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës, nga motive të ulëta, demonstrimi i forcës së paskrupullt dhe kërcënim për të gjithë ata që e kundërshtojnë në çfarëdo mënyre, ka hapur derën e vozitësit tani të dëmtuarit  R.T (Sh) dhe ka shkrepur me armë dhe ka plagosur në kofshë të djathë të dëmtuarin T (Sh).

Ky i fundit, thuhet se kishte rritur shpejtësinë e veturës dhe kishte dalë në rrugë, por që i akuzuari “Kobra”, kishte shtënë me armë edhe katër herë tjera, duke goditur tashmë viktimën V.C në shpinë, pasi i njëjti ishte i ulur në ulëset e pasme të veturës.

Viktima V.C, të cilit plumbi i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme, nuk kishte arritur t’i përballonte plagët ku edhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit.

Më këtë, “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së.

Ai po akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje nga neni 366, par.1 të KPRK-së, pasi thuhet se nga koha e pavërtetuar deri më 3 janar 2023, në lokalin e tij ka mbajtur në posedim një pistoletë gjysmë-automatike, me një karikator me kapacitet 13 fishekë, të cilin edhe e ka përdorur për të kryer veprën penale nga dispozitivi i parë si dhe një pistoletë tjetër me një karikator me 8 fishekë.

Tutje në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Roland Susuri dhe Burim Mazreku në lokalin “Kobra City” pas ngjarjeve të ndodhura i fshehin provat, ku fillimisht Mazreku me kërkesë të Dibran Hoxhës fsheh pistoletën si dhe armën tjetër. Aktakuza thotë se arma është gjetur nga ana e policisë në afërsi të lokalit “Kobra City”, kurse Susuri kishte fshehur DVR e kamerave të sigurisë së lokalit në vend të paidentifikuar.

Me këto, veprime Susuri dhe Mazreku po ngarkohen për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, paragrafi 1 KPRK-së.

Kurse në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Roland Susuri, Jesmir Badalli dhe Arben Vezaj me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve R.T dhe A.B dhe tani të ndjerit V.C., ku si të dëmtuar refuzonin të paguanin faturën prej 400 euro, gjatë rrahjes të pandehurit Susuri dhe Badalli me rrokin armën, kurse shkopin e bejsbollit Vezaj.

Prandaj, për këto veprime Susuri, Badalli dhe Vezaj po ngarkohen për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 31 të KPRK-së.

Në dispozitivin e katërt të aktakuzës Roland Susuri dhe Jesmir Badallaj po ngarkohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Loriana Kuka mbyll karrierën e sukseshne në xhudo

0

Me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ ku u ndal në luftën e dytë, xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.

Këtë së pari e la të nënkuptohet trajneri Dirton Kuka i cili në reagimin e tij në ‘Facebook’ shkroi: Lori, të uroj suksese në rrugëtimin tënd të ri”.

Por, tashmë fundi i karrierës së saj është konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Loriana Kuka mbyll karrierën e SUKSESHME në xhudo. Krenarë me TY! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”, shkruan në postim.

Loriana kishte një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj. Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Spitali i Prizrenit organizon nesër akademi përkujtimore për mjekun Nrek Dulaj

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren do të organizojë një akademi përkujtimore në nderim të punës dhe veprës së Dr. Nrek Dulaj, internist-gastroenterolog.

Akademia do të mbahet nesër, për të shënuar kontributin e  Dr. Nrek Dulaj në fushën e mjekësisë dhe për të kujtuar jetën e tij.

Ngjarja do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Qendrës për Rehabilitimin dhe Shëndetin Publik (ish Enti Higjienik), me fillim në ora 11:00.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Dy fjalë për Lorin …

0

Trajneri Driton Kuka, ka shkruar një dedikim llogarinë e vet në “Facebook” për Loriana Kukën. Trajneri Kuka ka shkruar për peripecitë e Lorin që nga fillimi e deri sot. Kuka ka shkruar se Lori ka ardh nga Zvicra për të jetuar në Kosovë, për ta përfaqësuar atë dhe gjithë kombin shqiptar.

“Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e Kombin Shqiptar!”, ka shkruar legjenda e Xhudos së Kosovës, Driton Kuka.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Paris 2024 …
Loriana Kuka 78 kg
Shënoj fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin …
La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare!
Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore,e deshte edhe Olimpike por fati se deshti!
Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen,ekipin e Kombin Shqiptar!
Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand,vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë,te Agroni te mbarë familja jonë!
Fal teje vlla, jam në xhudo,fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës!

Si axha yt …
Lori të uroj fatin e Botës në jetën tande tash e tutje,në rrugëtimin e ri jetësor!
Faleminderit për krejt

Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Habit Alma Bektashi: Tradhtinë e mora vesh nga portalet

0

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer sërish detaje lidhur me jetën e saj personale. Më konkretisht, është ndalur te mënyra sesi e ka mësuar tradhtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj.

Në një intervistë të dhënë për “Sol”, Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,” – tha në fjalën e saj këngëtarja.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren drejt përfundimit

0

Drejt përfundimit është renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Ky projekt, i financuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për aktivitetet kulturore. Përveç përmbushjes së nevojave për artistët e arteve dramatike, është krijuar edhe një sallë e re për ekspozitat e arteve pamore, duke kompletuar funksionalitetin e Shtëpisë së Kulturës.

“Transformimi i plotë i këtij kompleksi kulturor do të ofrojë gjithashtu një ambient estetik për dashamirësit e teatrit,” njofton Komuna e Prizrenit, duke e bërë atë një qendër të rëndësishme kulturore në qytet./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkolla Verore në Prizren, Nagavci: Ndërkombëtarizimi i arsimit, prioritet i Qeverisë

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren.

Qëllimi i Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren është të ofrojë një platformë për shkëmbim akademik dhe kulturor ndërmjet studentëve nga vende të ndryshme.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një ndër prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, për të garantuar që studentët të ecin në hap me moshatarët e tyre nga e gjithë bota, teksa shohim pjesëmarrës nga 45 vende të botës dhe nga kontinente të ndryshme.

Nagavci theksoi se, Universiteti për herë të parë hapi dyert për qindra studentë e profesorë në vitin 2022, ku kjo shkollë verore nisi rrugëtimin e saj, edicioni i dytë është mbajtur vitin e kaluar dhe ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm sidomos në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prizrenit, ndërsa këtë vit është edicion i tretë që do ta vazhdojë më tej traditën e bukur të diversitetit akademik.

Nagavci po ashtu bëri të ditur se, njësitë akademike që janë pjesë e moduleve të kësaj shkolle, vijnë nga fusha tejet të rëndësishme të edukimit dhe tregut të punës, por njëkohësisht ato janë përzgjedhur duke pasur parasysh drejtimet, të cilat u shërbejnë nevojave dhe kërkesave të kohës në të cilën jetojmë.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, përgëzoi Universitetin e Prizrenit për këtë organizim tradicional të tretin me radhë, i cili mbledhë të rinjë nga vende të ndryshme, duke ju ofruar mundësinë që të njohin më mirë këtë qytet dhe të krijojnë raporte bashkëpunimi mes veti.

Rektori Mentor Alishani tha se, pjesëmarrësit e Shkollës Verore do të kenë mundësi që të dëgjojnë ligjerata nga profesorë të kualifikuar në fushat përkatëse nga vende të ndryshme të botës.

Të pranishëm në hapjen e Shkollës Verore ishin rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kryetarë të komunave, përfaqësues të ambasadave, profesorë dhe studentë të vendeve të ndryshme./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

0

Edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren ka filluar më 31 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024, në Universitetin ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren, në bashkëpunim me Dokufest, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit- ITP Prizren, dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Shkolla Verore synon të ofrojë mundësi të vyera arsimore për studentët në fusha të ndryshme, me pjesëmarrës nga 45 vende të botës.

Programi përfshin kurse intensive, punëtori dhe aktivitete të tjera nga profesorë ndërkombëtarë. Janë pranuar 200 pjesëmarrës nga vende si: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Brazili, SHBA, Bullgaria, Kroacia, Egjipti, Ekuadori, Gjeorgjia, Gjermania, Ghana, Greqia, Hungaria, India, Italia, Indonezia, Japonia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maroku, Mongolia, Pakistani, Peruja, Portugalia, Polonia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Saint Lucia, Sllovenia, Siria, Sudani, Taxhikistani, Tunizia, Ukraina, Turqia, Vietnami, Jemeni, SHBA dhe Republika Dominikane.

Shkolla Verore përfshin gjashtë module akademike:

  1. Communication Across Disciplines: Legal Soft Skills for All – Fakulteti Juridik
  2. IoT and Smart Agriculture – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
  3. Implementing Technologies in Language Teaching – Fakulteti Filologjisë
  4. Exploring Cultural Diversity Through Documentary Film Education – Fakulteti Edukimit
  5. Forest and Landscape Management – Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
  6. Forensic Accounting and Financial Crime – Fakulteti Ekonomik

Aktivitetet ekstrakurikulare do të përfshijnë përfaqësues nga sektori publik dhe privat. Hapjen e edicionit të tretë e bëri Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, dhe morën pjesë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

0

KEDS nga sot do të fillojë aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

Përmes një komunikate për media, KEDS bënë të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.

“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar

“Kjo informatë do t’u shërbehet të gjithë konsumatorëve edhe në faturat e leximit që do të shpërndahen gjatë këtij muaji. Afatet ligjore për pagesën e atyre faturave janë të definuara në fatura të leximit dhe çdo vonesë pas asaj date, në proceset e rregullta faturuese dhe ta pakontestuara, nënkupton që konsumatori mund të jetë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik”, thuhet në njoftim.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Gratë rebele që shenjuan historinë

0

Vajzat rebele i shkruajnë vetë rregullat e tyre të lojës. Të paepura ndaj konvencionales, ato e pranojnë autenticitetin e tyre dhe i përballojnë dramat. Termi “Brat” u përhap këtë verë nga albumi i Charli XCX, por stili i jetës që ai përfaqëson nuk është aspak i ri.

Në histori, gratë që mishëronin forcën, pavarësinë dhe shprehjen e vetes pa korniza janë përballur me admirim dhe kritikë. Sot vajzat shijojnë lirinë që paraardhëset e tyre as nuk e ëndërronin, por gjithsesi mbetet në një panoramë ku guximi mund të lëvdohet dhe njëkohësisht, keqpërdoret.

Në rrjedhën e historisë, ka patur gra të forta përgjatë epokave por 5 prej tyre cilësohen si ndër më “rebelet”.

Kleopatra

Kleopatra VII, faraonia e Egjiptit është një nga gratë më të përfolura në histori. Ndërsa Perandoria Romake luftonte dhe zgjerohej, ajo kërkonte të mbronte mbretërinë e saj.Kështu vendosi të bëhej aleatë jo vetëm në jetën politike, por edhe dashurore të dy perandorëve: Cesarit dhe Mark Antonit.

Ndërsa pushteti i tij rritej, Cesar Augusti u përpoq të mposhtte Kleopatrën dhe Antonin. Ai nisi një fushatë propagande për ta diskredituar mbretëreshën duke e shfaqur si një të huaj të të shthurur, të korruptuar dhe tejet epshore.

Wu Zetian

Perandoresha e parë e Kinës u bë konkubina e perandorit Taizong kur ishte adoleshente. Ajo pati edhe një lidhje me djalin e bashkëshortit që u ngjit në fron në vitin 649 si perandori Gaozong. Wu u bë konkubina e tij.

E arsimuar mirë, inteligjente dhe ambicioze, Wu u bë këshilltarja me influencë e Gaozong. Ajo mori pushtetin kur ai ndërroi jetë në vitin 684. Më vonë, kritikët u përqendruan te romancat e saj, përfshirë edhe vëllezërit Zhang Yizhi dhe Zhang Changzong. Pas vdekjes së saj dolën shumë rrëfime për aventurat e saj në arratisjet e dashurisë.

Sipas Keith McMahon, këto rrëfime “ekzagjeronin tërheqjen e Wu ndaj djemve të rinj dhe e përshkruanin si një grua të pangopur seksualisht. Arritjet e saj si udhëheqëse u renditën të dytat”.

Lucrezia Borgia

E lindur në 1480, fisnikja Lucrezia Borgia ishte vajza e paligjshme e Papës Aleksandër VI. Familja e tyre është quajtur si hedoniste e shthurur.

Borgia merrte pjesë në festa, madje disa prej tyre ishin edhe të tepruara. Sipas Johann Burchard, ajo ka qenë dëshmitare e një feste orgjie në Vatikan në tetor të vitit 1501.

Por si ishte vërtet Lucrezia? Ajo është përshkruar “modeste” dhe “e hijshme”, por mjaftueshëm inteligjente për të drejtuar Vatikanin në mungesë të të atit.

Gjithashtu ajo mbajti barrën e detyrimit familjar për t’u martuar. Martesa e saj e parë me Giovanni Sforza u anullua për shkak të urdhrit të familjes së saj. I tmerruar nga fakti që impotenca ishte shënuar si arsye për anullimin e martesës, Sforza përhapi fjalë se ish-gruaja e tij dhe babai i saj kishin një incest. Ky mit e shoqëroi Lucrezia-n në jetë e në vdekje.

Georgiana, dukesha e Devonshajrit

Në 1774, Georgiana Spencer e festoi 17-vjetorin duke u martuar me William Cavendish, dukën e Devonshajrit. Jeta e tyre familjare nuk ishte aspak e zakonshme. Që në vitin 1782, e dashura e të shoqit jetonte në shtëpinë e tyre.

Por Georgiana nuk kishte të njëjtën liri si i shoqi. Rreth vitit 1789, ajo nisi një lidhje me kryeministrin e ardhshëm Charles Grey dhe në 1791 mbeti shtatzënë me të. Ajo u detyrua që të ndahej nga fëmija. Duka e lejoi të kthehej në shtëpi dhe të ribashkohej me fëmijët, me kusht që t’i jepte fund lidhjes me Grey. Dukesha pranoi.

Pavarësisht problemeve personale, Georgiana kishte një jetë shumë aktive sociale nga ballot te tavolinat e kumarit. Në vitin 1806 kur ajo vdiq, borxhet e Georgiana-s kishin arritur me atë që sot përllogaritet në mbi 5 milionë dollarë.

Ajo mbështeti partinë Whig me shumë entuziazëm dhe lobonte, edhe pse gratë nuk e kishin ende të drejtën për të votuar. Kjo e bëri të prekshme ndaj sulmeve.

George Sand

Në 1832, 27-vjeçarja Aurore Dupin përvetësoi sinonimin George Sand. Ajo u bë një nga shkrimtaret më të pazakonta të letërsisë franceze. Ndonëse fillimisht Sand ndoqi rregullat shoqërore duke u martuar dhe bërë fëmijë, e kundërshtoi konvencionin. U nda nga bashkëshorti, u shpërngul me të dashurin Jules Sandeau dhe jetoi sipas rregullave të saj.

Më pas pati të dashur të tjerë si Frédéric Chopin, Alfred de Musset dhe Charles Didier. Nëse kishte diçka që Sand e donte më shumë sesa ata, ishte jeta sipas rregullave të saj.Ajo pinte cigare, punonte natën vonë dhe vishte rroba burrash.

Kritikët dhe admiruesit u fiksuan pas gjinisë dhe seksualitetit të saj. Alexandre Dumas e quante “gjeniu hermafrodit” ndërsa Gustave Flaubert besonte se ishte anëtare e një “seksi të tretë”.

Këto kritika ishin e njëjta gjë që kishte ndodhur për shekuj me radhë, sulme ndaj grave që jo gjithnjë silleshin siç pritej. Njësoj si vajzat e sotme rebele, ato guxuan të jetonin siç dëshironin.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri