Home Blog Page 973

Mot përvëlues, temperaturat deri në 35 gradë

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.

Ditën e diele, temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 15 deri në 35 kilometër në orë.

“Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministri Çeku pas përmbylljes së Dokufestit: Profesionalizmi i siguroi festivalit vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit

0

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, pas përmbylljes së festivalit “Doku Fest” ka thënë se përgjatë këtyre nëntë ditëve vizitorët kanë pasur mundësi të shohin filma dokumentar cilësor në nëntë kinematë e hapura në qytetin e Prizrenit.

Ministri Çeku më tej u shpreh se kurimi i të gjitha kategorive të filmave nga viti në vit ka rritur cilësinë e festivalit, duke i siguruar vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.

“Vizitorë e qytetarë të vendit patën mundësi të shijojnë atmosferën e mrekullueshme që krijohet në qytet përgjatë këtij festivali.

Pata kënaqësinë që në mbrëmjen përmbyllëse të ndaj çmimin e Kategorisë Kombëtare, e cila edhe këtë vit prezantoi filma që dëshmojnë përparimin e kinematografisë sonë. Si gjithmonë, kurimi i të gjitha kategorive u dallua për përkushtim dhe profesionalizëm, duke i dhënë festivalit identitet unik dhe vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.

Falënderojmë të gjithë që kontribuan për ta bërë edhe këtë edicion të paharrueshëm”, ka thënë ai.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përmbyllet ‘DokuFest’, çmimi kombëtar shkon për filmin e Norika Sefës

0

Mbrëmjen e së shtunës është përmbyllur Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “Dokufest”, i organizuar si çdo herë në Prizren.

Në kuadër të festivalit, i cili zgjati nga data 2-10 gusht, për artdashësit u prezantuan rreth 250 filma të shkurtër dhe dokumentarë nga vende të ndryshme të botës, në 8 kinema të ndryshme të qytetit.

Të ftuar të shumtë morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në kinemanë e hapur Lumbardhi.

Filmi që zyrtarisht u nominua për Akademinë Europiane të Filmit nga “Doku Fest” u bë “The death of a hero” nga Karin Franz Korlof.

Çmimin kombëtar e mori Norika Sefa me “Like a sick yellow”. Në kategorinë e filmave ballkanik ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka, ndërkaq “special mention” shkoj për “Stray Bodies” nga Elina Psykou.

Çmimin e publikut e mori filmi “Afterwar” i Birgitte Stærmose.

Çmimi i distribuimit ka shkuar për “reMemBer2.human” nga Durim Klaiqi, teksa çmimin “Talent doc” e ka marrë “Worker’s wings” nga Ilir Hasanaj.

Në kategorinë e filmave të shkurtër “special mention” e ka marrë “Dreams like paper boats” nga Samuel Suffren, ndërkaq kryesorin “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.

Ndërkaq në kategorinë Green Dox çmimin kryesor e mori “Apple cider vinegar” nga Sofie Benoot, ndërkaq çmimi “special mention” për “Lichens are the way” nga Ond?ej Vavre?ka.

Në “Truxh Dox Award” ka triumfuar “23 mile” nga Mitch McCabe, ndërkaq në filmat e kategorisë për të drejtat e njeriut u shpërblye me çmim filmi “Silence of reason” nga Kumjana Novakova.

“A fidai film” nga Kamal Aljafari u bë laureati i kategorisë së filmave ndërkombëtar, ndërkaq “special mention” e mori “What did you dream last night, parajanov?” nga Faraz Fesharaki.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një pjesë e Prevallës përfshihet nga zjarri i madh

0

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të Prevallës.

Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, por në javët e fundit janë raportuar disa vatra zjarri nëpër Kosovë dhe rajon shkaku i temperaturave të larta.

Prevalla është njëra ndër destinacionet turistike në Kosovë, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit.

 

Javë më parë edhe pjesa e Klinës është përballur me zjarret, teksa policia ka bërë thirrje për më shumë kujdes nga zjarr vëniet.

Jeta në litarin e komunizmit

0

Shkruan: BLERIM  ÇOÇAJ

Petrit Palushi – “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, ese, Tiranë 2009

Në librin “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, shkrimtari Petrit Palushi, ka arrit të ndriçojë në mënyrë objektive fatin tragjik të jetës dhe veprës së martirit nga fshati Kollovoz i Kukësi të Shqipërisë, Havzi Nelës. Palushi, duke hulumtuar të kaluarën historike, në këtë libër, ofron të dhëna për ndëshkimet politike që pushteti komunist i Shqipërisë kishte bërë ndaj popullit të vetë.

Vështruar në aspektin e përgjithshëm, ky libër është një kontribut i çmueshëm për ndriçimin e historisë së errët të komunizmit në Shqipëri dhe luftën që intelektualët patën bërë kundër tij. Në librin “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, shkrimtari Palushi shpalosë në tërësi rrugën jetësore që nga fëmijëria e deri në momentin e varjes në litar të martirit, Havzi Nela, i cili me angazhimin dhe kontributin e tij, artikuloi mendimin kundër sistemit komunist të vendit. Autori nëpërmjet këtij libri, gjithashtu përforcon faktet historike se si pasojë e sistemit komunistë në Shqipëri qytetarët janë keqtrajtuar dhe terrorizuar në mënyrën më mizore.

Ky libër në vete ngërthen dy elemente të rëndësishme që i duhet kompozicionit të një libri: përmbajtjen dhe strukturën. Autori ka përdorur me mjaft mjeshtëri referenca, rrëfime të të afërmeve dhe shokëve, dhe burimeve arkivore të rëndësishme që ndriçojnë fatin tragjik të martirit Nela. Havzi Nela, personazh i këtij libri, ashtu si në jetën e përditshme veçori dalluese e veprimtarisë së tij, ishte guximi dhe sakrifica në jetësimin e pikëpamjeve dhe ideve të tij kundër sistemit të egër komunist, të cilët në fund në shenjë hakmarrje e dënuan me varje në litar.

Image result for Kryqëzimi i Havzi Nelës

Sipas shkrimtarit Palushi, martiri Nela, u sakrifikua për dinjitetin njerëzor dhe, “si i tillë, ai në vetvete, mbeti triumfi i moralit të njerëzishëm në një kohë të pamoralshme dhe vrasëse njëkohësisht. Ai gjithashtu paraqiti anën më fisnike dhe sfidoi kohën e vet”. Palushi, në këtë libër fatin e Havzi Nelës, e paraqet të nëpërkëmbur deri në skajshmëri. Poeti dhe mësuesi nga fshati Kollovoz i Kukësi të Shqipërisë, Havzi Nela, në vitin 1988 u ndëshkua politikisht prej pushtetarisë komuniste shqiptare. Krimi ndaj Nelës, që shkrimtari Palushi, në mënyrë estetike përshkruan në librin, “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, është një nga dëshmitë më tronditëse se si komunistët kishin vepruar mbi njeriun që nuk kërkonte asgjë më shumë se sa lirinë e shprehjes dhe të vendit të tij.

Gjykata e Kukësit më 24 qershor 1988, kishte marrë vendim për varjen në litar të tij. Me 10 gusht 1988, kryen ekzekutimin në Kukës, përkatësisht te sheshi i agjencisë së udhëtarëve. Autori në libër arrin të sjellë fakte konkrete dhe rrëfime të dëshmitarëve për këtë ekzekutim që sistemi komunist kishe bërë ndaj martirit Nelës. Në bazë të dosjeve që autori ka arritur t’i zbulojë dhe botojë në këtë libër rreth këtij ekzekutimi del se Presidenti i vendit, Ramiz Alia kishte mundur të parandalonte marrjen e jetës së H. Nelës, biografia e të cilit për shkak të mospërshtatjes me regjimin u paraqit e errët dhe armiqësore. “Por, R. Alia nuk lëvizi asnjë hap prej çatisë së dikurshme të monstrës Hoxha”, shkruan autori Palushi.

Në këtë vorbull, R. Alia, firmosësi përfundimtar i ndëshkimit të H. Nelës, dy vjet pas asaj firme ndëshkuese, në korrik të 1990-s (kur 5800 shqiptarë u futën nëpër ambasada të huaja dhe 3200 prej tyre në territorin e ambasadës gjermane), deklaroi se “Njerëzit që kërkojnë strehim në ambasadat e huaja s’janë patriotë, as njerëz të ndershëm të këtij vendi”, si një dëshmi se ai kërkonte ende të ruhej izolimi i Shqipërisë.

Çeshtja Nela rishqyrtohet në të njëjtën frymë ashpërsie edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë (16 korrik), që lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kukësit, ndërsa pesë ditë mbas kësaj (21 korrik), kryetari i Gjykatës së lartë, A. Çela, përcjell materialin përmbledhës të Kolegjit Penal në Presidiumin e Kuvendit Popullor, Presidium i cili, edhe pse më pak se i përgjysmuar, miratoi vendimin për ekzekutimin e H. Nelës; me 9 gusht Ministri i Brendshëm (Hekuran Isai), ngarkonte Degën e Punëve të Brendshme Kukës për zbatimin e atij vendimi frymëmarrës, duke saktësuar edhe orën kur do të realizohej marrja e frymës së H. Nelës.

Me 10 gusht 1988, në orën 3.30, urdhërzbatuesit, tepër përpiktas, kur duheshin rreth dy orë të çelte mëngjesi, kryejnë ekzekutimin në Kukës, mu te sheshi i agjencisë së udhëtarëve. Pavarësisht se fati i jetës së tij kishte mbetur në duart e një vendimi kriminale, martiri Nela vazhdonte të shprehte urrejtjen e tij ndaj komunizmit. “Sa për Enver Hoxhën, balta e zezë shumë shpejt ka me ia mbulue emnin, edhe në rast se ia përmendë kush, ka me ia përmendë me përbuzje. Punët janë për mirë.

Ky regjim do të përmbyset fort shpejt… Do të hyjmë shpejt në Bashkimin Evropian. S’do ketë ma kufij, por do jenë vetëm formalë. Edhe në Kosovë kemi me hy shpejt lirisht”, qe shprehur Nela. Edhe pse kërkonte që t’i jepej drejtësia që i takonte, Nela nuk i kishte shpëtuar varjes në litar. Në përshkrimin që i bënë veprës së Nelës, autori Palushi, po ashtu tregohet tepër i kujdesshëm në shpalosjen e fakteve dhe rrëfimin e banorëve të Kukësit , të cilët kanë përjetuar dhe parë me sytë e tyre varjen në litar të bashkëvendësit, Havzi Nela.

Varjen në litar të mësuesit dhe poetit H. Nela, shkrimtari Palushi e përshkruan si një lajm të keq, “ i rëndë, i ftohtë si mortja vetë”. Mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm si luftëtar antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, sipas autorit të librit,Palushi, qe një prej akteve më cinike të regjimtarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në fijen më të imët. Festa mortore e varjes së Nelës, u krye sipas të gjitha riteve komuniste. “Ne ta hëngrëm kryet dhe ti s’je as i pari dhe i fundit që po e provon këtë gjë, prandaj kush del kundër rrjedhës e ka stë rezervuar fatin e vet. Njëlloj si fatin tënd dhe mos më keq. Si shumë e shumë të tjerëve që s’ka për t’u mbetë as nami as nishani në këtë botë. Ashtu siç mund të zhduket bryma në mëngjes”.

Varja e Nelës, po merrej si shembull i ndëshkimit ndaj të gjithë atyre të cilët kërkojnë lirin e shprehjes dhe integrimin e vendit. Autori Palushi, për këtë krim të komunizmit, ka arritur të shfletojë dosjet hetimore dhe gjyqësore, dhe të mbledhë rreth 500 dëshmi të njerëzve që e njohën Nelën.

Në bazë të dosjeve dhe rrëfimeve, H. Nela ishte kryqëzua në krejt jetën e vet mu për shkak të mospërshtatjes me regjimin, të refuzimit dhe reagimit sistematik ndaj atij regjimi të jashtëkohshëm, ndërsa dënimi i tij i mbramë (me lak në fyt) qe mbyllja e dramës fizike. Mospërshtatja me regjimin dhe dëshira që të bëhej zëdhënës i fjalës së lirë, martirit Nela i kushtojë me jetë. Ai qe familjarizuar prej kohësh me vdekjen dhe tashmë s’i bënte më përshtypje as vdekja.

Dënimi i katërt i pushtetarisë komuniste, qe fatal për Nelën , dhe që nga vera e vitit 1988-s, ai do gjendej nën dhé, si për të shpëtuar nga bota e mjegullt, e mbrapshtë dhe trazuese e të gjallëve. I varur në litar trupin e pajetë të Nelës regjimi komunistë e lë që të ekspozohej në diell dhe të kundrohej prej shikuesve. Mizoria e regjimit komunistë në Shqipëri, nuk kishte përfunduar vetëm me varjen në litar. Trupin e pajetë të Nelës, e përplasin në tokë dhe e fusin në një gropë të hapur për shtyllë betoni. Për këtë krim regjimi komunist nuk kishte lejuar që të jepej asnjë njoftim në mediumet e shkruara dhe në ato elektronike… Pesë vjet më vonë mbas marrjes së frymës së tij, në gusht të vitit 1993, kur Shqipëria kish nisë shëndoshjen e plagëve të rënda të kohës së diktaturës komuniste, vendi i fshehtë ku e kishin hedhë trupin e tij do të dilte në dritë. Ai vend gjendej vetëm pesë kilometra larg vendit ku qe ekzekutuar i ndjeri pesë vjet më parë.

Më parë se ta gjenin vendin ku qe hedhë trupi i tij, u detyruan të hapnin dy a tri gropa atyrrotull dhe mbas një kohe bukur të gjatë, ia dolën mbanë.

Në librin “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, autori Petrit Palushi, trajton edhe poezitë që martiri Nela ka lënë në dorëshkrim. H. Nela nëpër burgje ka vazhduar të krijojë, por çdo varg duke e mbajtur natyrshëm brenda në tru, pa pas mundësi ta hedhë në letër. Kur ka gjetur mundësinë t’i hedhë vargjet në fletore, sikur është liruar prej etheve të gjata dhe të stërlodhshme të krijimit, por është mbushur me një ndjenjë gëzimi për materialin që po gjente mundësinë të shpëtonte. Sipas autorit te librit, Nela sikur e pati parandie se në një Shqipëri normale, do të kishte njëfarë mundi të gjendej varri i tij:

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”,

Kur t’kërkoni me ma gjetë,

Thoni: “Ai urreu mizorin”,

Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”.

“Vargjet është përpjekur t’i rimojë me anë të gishtave. Kur ka gjet mundësinë t’i hedhë vargjet në fletore, sikur është liruar prej etheve të gjata dhe të stërlodhshme të krijimit”, vlerëson Palushi. Për Havzi Nelën, Naim Frashëri ishte vëllai shpirtëror i Fishtës, dy vëllezër këta që formonin shtyllat kryesore të kombit. E vetëm pas tyre vinin Çajupi, Mjeda, Noli, Konica, Asdreni, etj. H.Nela, edhe nëpërmjet poezisë shpreh vuajtjen e tij nëpër burgje dhe urrejtjen ndaj sistemit komunist të Shqipërisë.

 

Manchester City fiton Superkupën angleze

0

Pas 3 humbjeve në 3 ndeshjet e 3 viteve të fundit të Superkupës së Anglisë, Manchester City e ka fituar këtë trofe sot.

City e mposhti në Wembley pas penalltive skuadrën e Manchester Unitedit, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1.

Me shumë mungesa në formacion luajtën të dyja skuadrat, duke marrë parasysh angazhimet e lojtarëve në Kampionat Evropian, gjë që çoi në ritëm më të ulët të ndeshjes.

Golat e ndeshjes erdhën nga zëvendësuesit. Fillimisht Alejandro Garnacho shënoi për Unitedin në minutën e 82’, e Bernardo Silva nuk e lejoi humbjen e skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 89’ me kokë.

Kështu, koha e rregullt u mbyll 1-1, e pas penalltive fitoi Manchester City.

Jadon Sancho dhe Johnny Evans nuk shënuan nga pika e bardhë për Unitedin, e Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi te City.

Kjo është hera e shtatë në histori që City e fiton Superkupën e Anglisë, e United mbetet me 21, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Havzi Nela, poeti shqiptar të cilin e varën midis qyteti, por la poezinë më prekëse

0

10-të gushti i këtij viti shënon 36 vjetorin e vdekjes së poetit të njohur shqiptar, Havzi Nela. Poet ky, i cili ra viktimë e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke u varur midis qytetit.

Havzi Nela padyshim mund të konsiderohet si ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka pas Shqipëria e periudhës komuniste.

E gjithë jeta e tij ka kaluar mes peripecirash të panumërta, midis burgut, internimeve, arratisjen për një kohë të shkurtër në Kosovë nën ish-Jugosllavi, kapjes nga policia jugosllave dhe rikthimit në burgjet komuniste në Shqipëri, dhe në fund dënimi me varje në mes të qytetit të Kukësit. Por, pavarësisht të gjithave, poeti shpirtlirë i “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare, asnjëherë nuk iu nënshtrua këtij regjimi, dhe e luftoi me të gjitha mënyrat që kishte mundësi.

Që kur ishte adoleshent në shkollë të mesme në Kukës, Havzi Nela shfaqi kundërshtitë e para ndaj regjimit komunist në Shqipëri. Ndër varfërisë ekstreme në të cilën jetonte dhe persekutimit, ai arriti të gjente punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Por, nuk do kalonte shumë kohë që Havzi Nela të dëbohej edhe nga ky fshat si armik për shkak të “aktivitetit të tij të dyshimtë” duke qënë se i lexonte vjersha të ndaluara nxënësve të tij. Me datë 26 prill 1967, Havzi Nela dhe gruaj ae tij rrezikuan jetën e tyre duke kaluar ilegalisht kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës (nën Jugosllavi atë kohë), ndërsa me pezmatim në zemër për ditët e errëta që kalonte atdheu i tij nën regjimin komunist, ai do të linte një letër në të kaluar të kufirit:

“”Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun…” duke e vendosur në degën e një peme.

Por, fati tragjik e ndjek poetin kuksian dhe gruan e tij edhe në Kosovë, ku vetëm pak ditë pas kalimit të kufirit, ato arrestohen nga policia jugosllave, të cilët do t’i rikthenin sërish në Shqipërinë komuniste. Menjëherë pas rikthimit, poeti dënohet me plot 50 vite burg. Por, Havzi Nela kurrë, edhe në burgjet famëkeqe komuniste, nuk u përthye dhe nuk rreshti kurrë së urryeri “Partinë” dhe kriminelat e saj. Në vitin 1988, poeti shpirtlirë kuksian u dënua me varje dhe kjo ndodhi në mes të qytetit të tij të lindjes.

Më poshtë gjendet një nga poezitë më të bukura dhe të ndjera të tij, si një trashëgimi për periudhën e zezë komuniste të Shqipërisë së atyre ditëve. Në atë kohë, sic kishte edhe një shprehje në Shkodër, “të gjithë ishin të vde,kur; ndaj atyre që vdi,snin u thonin se ato thjesht kishin ndërruar jetë”.

Kur të vdes

Kur të mësoni se kam vde.kë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: “Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.

Thoni se e qërroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni,
Thoni:”Gjallë kurkush s’ka mbetë!”
 / KultPlus.com

Fillon projekti për shtigjet e ecjes në Kabash të Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit ka filluar sot hapjen dhe shtresimin e shtigjeve të ecjes në zonën turistike të Kabashit.

Ky projekt ka për qëllim të ofrojë kushte më të mira për eksplorim dhe rekreacion për turistët dhe banorët lokalë në këtë margaritar natyror të Komunës së Prizrenit.

Pjesëmarrësit dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë më shumë përfitime nga ky ambient i jashtëzakonshëm./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugë

 

 

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Drejtoria e Emergjencave në Prizren apelon për shmangien e veprimeve që mund të shkaktojnë zjarre

0

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre. Sipas tyre gjatë ditëve të fundit ka pasur zjarre të shpeshta që kanë dëmtuar mjedisin.

Drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit, “në disa zona të Komunës së Prizrenit janë raportuar zjarre të shpeshta, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis”.

“Situata është shqetësuese për shkak të kushteve të motit të nxehtë dhe të thatë, të cilat e rrisin rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarreve”, ka bërë të ditur ajo.

Për këtë arsye ka kërkuar veprime të përgjegjshme nga qytetarët.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në natyrë apo djegia e mbeturinave. Çdo zjarr, sado i vogël, mund të përhapet me shpejtësi dhe të dalë jashtë kontrollit”, është shprehur ajo.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Sinanaj Shala ka kërkuar nga komuniteti që nëse vërejnë zjarr ose ttym ti njoftojnë shërbimet përkatëse përmes numrit të zjarrfikësve 193.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Komuna e Prizrenit është në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Zjarrfikësve dhe institucionet tjera relevante për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar dëmet”, ka njoftuar zyrtarja e lartë komunale. /Telegrafi/

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri