Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, pas përmbylljes së festivalit “Doku Fest” ka thënë se përgjatë këtyre nëntë ditëve vizitorët kanë pasur mundësi të shohin filma dokumentar cilësor në nëntë kinematë e hapura në qytetin e Prizrenit.
Ministri Çeku më tej u shpreh se kurimi i të gjitha kategorive të filmave nga viti në vit ka rritur cilësinë e festivalit, duke i siguruar vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.
“Vizitorë e qytetarë të vendit patën mundësi të shijojnë atmosferën e mrekullueshme që krijohet në qytet përgjatë këtij festivali.
Pata kënaqësinë që në mbrëmjen përmbyllëse të ndaj çmimin e Kategorisë Kombëtare, e cila edhe këtë vit prezantoi filma që dëshmojnë përparimin e kinematografisë sonë. Si gjithmonë, kurimi i të gjitha kategorive u dallua për përkushtim dhe profesionalizëm, duke i dhënë festivalit identitet unik dhe vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.
Falënderojmë të gjithë që kontribuan për ta bërë edhe këtë edicion të paharrueshëm”, ka thënë ai.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit