Home Blog Page 974

Fundi i marrëzisë

0

Enver Sulaj

Havzi Nelës

Ma lidhni në fyt një litar
Ta shoh fillimin e marrëzisë.

Le të dridhet pastaj
Nervi patogjen i gjakut.

Mos më lini të jetoj mes hijenash
Që për mish hanë kocka
Kjo farë dinosaurësh.

Ma lidhni në fyt një litar
Ta shoh fundin e marrëzisë.

Enver Sulaj, “Zjarrmia e stinës”, 2016

“Hidroregjioni Jugor” me projekt urgjent për burimin e ujit në Nashec

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton se, pas një analize të thelluar të gjendjes aktuale dhe konsultimeve me stafin dhe  ekspertët e fushës në nivel kombëtar, është përgatitur një projekt urgjent për zgjidhjen e përkohshme të problemit me kaptazhën e burimit SOZI në Nashec.

“Sot janë përfunduar të gjitha procedurat ligjore të prokurimit dhe është nënshkruar kontrata me një operator ekonomik për të përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur punimet e nevojshme. Të gjitha veprimet kanë filluar me intensitet maksimal”, thuhet nw njoftim.

“Në përpjekje për të siguruar koordinim të efektshëm, kemi kontakte të vazhdueshme me Drejtorinë nga Kuvendi Komunal dhe operatorin ekonomik, për të siguruar që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe efikasitet”.

“Rikthimi i stabilitetit të furnizimit dhe aftësimi i kaptazhës së burimit janë prioritetet tona kryesore. Do të vazhdojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet e mëtejshme”./PrizrenPress. com/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U grabitën mbi 200 mijë euro ari, pse nuk është ngritur ende aktakuza për grabitjen në Suharekë? Flet prokurorja

0

Gati nëntë muaj pas grabitjes së 3 kilogramëve ari në Suharekë, aktakuza ende nuk është ngritur. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, deklaroi se hetimet janë ende në fazën formale për shkak të materialit të shumtë që duhet shqyrtuar, dhe se marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe të pandehurve do të bëhet gjatë muajit gusht.

Mbi 200 mijë euro ari u grabitën më mes të ditës, në nëntor të vitit të kaluar, në qytetin e Suharekës.

Një ditë pas grabitjes në argjendarin “Diakos” nisën arrestimet, fillimisht në prangat e Policisë u vunë dy të dyshuar, për ndihmë në grabitje.

Kurse, 8 ditë pas grabitjes njësitet speciale të Policisë së Kosovës nisën një aksion të madh, me armë të gjata e të gatshëm për më të keqen njësia FIT zbarkoi në shtatë lokacione. Në lagjen Arbëria në Prishtinë nisën të shtënat. I dyshuari, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë. Në këtë lokacion dhe në të tjerë u arrestuan katër persona, njëri ndër ta Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku – ky i fundit është pronari i një argjendarie në Prishtinë.

E i fundit për këtë rast u arrestua, respektivisht më 1 korrik të këtij viti, u arrestua Korab Gashi.

Edhe pse kanë kaluar gati nëntë muaj nga grabitja, aktakuza ende nuk është ngritur. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, deklaroi në RTV Dukagjini se vonesa në ngritjen e aktakuzës është për shkak të materialit të shumtë që duhet shqyrtuar.

Sipas prokurores nga të dyshuarit në paraburgim janë për ndihmë e të tjerë në bashkëkryerje të grabitjes. Sipas saj secili veprim dhe secili dyshim për veprat penale dhe veprimet e sakta do përshkruhen në aktakuzë.

“Ende jemi në fazën e hetimit, në fazën e hetimit formal, deri në momentin kur po flasim me juve kemi qenë në fazën e grumbullimit të provave materiale si ekspertizat dhe provat e tjera të cilat i kemi siguruar në bazë të urdhëresës së Prokurorisë dhe urdhëresave të gjykatës. Tash dalim në pjesën e dytë të hetimit në grumbullimin e provave jo-metariale që i bie se do të merren në pyetje dëshmitarët dhe të pandehurit, gjatë muajit gusht planifikoj që të gjitha këta dëshmitarë që janë në numër shumë të madh dhe të pandehur t’i marrrë në pyetje. Pas përfundimit të edhe të këtyre veprimeve hetimore do të ngritet aktakuza por dua të them që materiali është shumë i gjerë dhe do të merr një kohë realitivisht të gjatë edhe përpilimi i aktakuzës”, ka thënë ajo.

Luana Vjollca ndahet nga Krenar Çoçaj?

0

Moderatorja Luana Vjollca, i është rikthyer muzikës.

Ajo porsa ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.

Kënga e tipit baladë nxiti zëra për një ndarje të mundshme mes saj dhe të dashurit të saj prej kohësh, Krenar Çoçajt.

Ani pse dyshja kurrë s’e konfirmuan romancën e tyre, lidhja e tyre ka qenë gjithmonë pjesë e mediave rozë.

Por, e njëjta duket të ketë përfunduar – sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.

Arsyet nuk janë zbuluar akoma!

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

120 aksidente trafiku brenda 24-orëve

0

120 aksidente trafiku, janë raportuar brenda 24-orëve në vend.

Nga to 32 janë me të lënduar, ndërsa 88 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 2 mijë e 355 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë,

City e United sot përballen në Superkupën e Anglisë

0

Sot luhet finalja e Superkupës së Anglisë në mes Manchester Cityt dhe Manchester United.

Ndeshja që planifikohet të nisë nga ora 16:00 do t’i përballë fituesin e Premierligës me atë të FA Cup.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, ku United nuk do të mund të llogarisë në katër lojtarë, e më kryesori që do t’i mungojë “Djajve të Kuq” është Hojlund.

Në anën tjetër, në dyshime për ndeshjen e sotme të City është Rodri dhe Kabore.

Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim!

0

Nga Neda Balluku

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por ne menyren me klasike te dashurise, qe thjesht te ndodh, atehere dije se do te te kuptoj. Edhe une per gjithcka qe pe tek ai, u dashurova me te vite me pare.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do te linde xhelozia dhe ndjenja e padrejtesise, se perse me njohu mua para teje, atehere do te te kuptoj, sepse ta dish, edhe une ndihem njesoj se perse te njohu ty pasi me njohu, deshi, e jetoi mua.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe do te qash cdo dite per tragjedine e madhe te jetes tende, ate te te dashuruarit nje burre te martuar, atehere ndalo vec pak e mendo; a mos eshte tragjedia ime me e madhe se e jotja?

Nese nje dite burri im do te dashurohet pas teje, per inatin tim e per dashurine tone qe me vite mori forma te ndryshme, ta dish qe je moment. Je stimuli qe i duhet nje zemre per t’i dhene pak impuls nje organizmi qe funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do te jesh kurre organizmi i tij.

Ti qe do te dashurohesh nje dite me burrin tim, dije qe sot, ta them si gruaja gruas, qe kurre nuk do te jete vertet i yti sepse nje burre me gjak shqiptari mund te jetoje nje mije jete ne hipokrizi, se sa nje te vetme te vertete.

Kjo do te jete tragjedia jote e vertete. Ndaj si gruaja gruas te them; Meriton me shume se burrin tim, tonin, e te tjerave. Sepse ne momentin qe mendon se e ke, vertete ja heq gruas se tij por nuk e ben tendin kurre. E le ashtu. Te vetem. As me gruan as me ty.

Nese nje dite burri im do te dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo per inat, as per stimul dhe vendos te jetoje ne menyre te vertete jeten e vetme qe ka, atehere qofshit me te lumturit ne kete bote!

Une nuk do te jem kurre pengese ndaj lumturise se burrit tim. As tendit./dritare.net

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

2355 gjoba trafiku brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2355 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 32 prej të cilave kanë qenë me lëndime, ndërsa 88 me dëme materiale.

Në raportin e saj 24 orësh, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 16 janë dërguar në mbajtje.