Home Blog Page 976

Pse ka ngjallur debat romanca e re e Johnny Depp me modelen 28-vjeçare

0

Johnny Depp, aktori i famshëm për rolin e tij në Pirates of the Caribbean, së fundmi ka bërë bujë me romancën e tij të re. Pas divorcit nga aktorja Amber Heard, Depp ka filluar të takohet me një modele 28-vjeçare. Ja çfarë dimë për marrëdhënien e tyre deri tani!

Pse ka ngjallur debat romanca e re e Johnny Depp me modelen 28-vjeçare!

Kjo duket të jetë lidhja e parë e rëndësishme e Depp që nga divorci i tij nga Heard. Ai pati një takim të shkurtër me Joelle Rich, një avokate, por pasi u ndanë në nëntor 2022, jeta romantike e Depp ka qenë private dhe enigmatike.

Yulia Vlasova, modele dhe estetiste, u takua me Depp në gusht 2021 gjatë Festivalit të 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary. Së fundmi, të dy janë parë së bashku në heliportin e Londrës, duke ngjallur interes për lidhjen e tyre. Vlasova i nxiti më tej spekulimet duke postuar foto nga një avion privat dhe duke lënë të kuptohet për një fejesë të mundshme me një emoji unaze në InstaStory.

Pse ka ngjallur debat romanca e re e Johnny Depp me modelen 28-vjeçare!

Megjithatë, të brendshëm kanë konfirmuar se ata nuk janë fejuar. Ndërsa fansat janë të kënaqur të shohin Johnny-n në një lidhje të re, disa po flasin për diferencën e moshës 33-vjeçare mes të dyve dhe faktin që vajza e Depp, Lily-Ros, është më afër në moshë me Yulia-n.

Pse ka ngjallur debat romanca e re e Johnny Depp me modelen 28-vjeçare!

Depp dhe Vlasova po e mbajnë marrëdhënien e tyre në fshehtësi dhe i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë. Edhe pse kalojnë së bashku kohë shpesh, ata nuk e kanë përcaktuar veten si “i dashuri dhe e dashura”.

Jeta e Johnny Depp ka qenë plot ngritje dhe ulje, si në marrëdhëniet e tij personale ashtu edhe në karrierën profesionale. Për shembull, aktori i mirënjohur humbi 650 milionë dollarë për 13 vjet./dritare.net

Këtë fundjavë, nis sezoni i ri i Superligës

0

Këtë fundjavë rikthehen emocionet e elitës së futbollit tonë.

Java e parë e sezonit të ri vjen me disa duele interesante, sezon ky që pritet të jetë interesant, sidomos në garën për titull të kampionit dhe daljen në Evropë.

Të shtunën luhen dy duele, ku do të përballen Llapi-Gjilani dhe Ferizaj-Feronikeli, skuadra këto që synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të garave.

Duele joshëse pritet të luhen edhe të dielën pasdite, ku do të ballafaqohen Prishtina-Suhareka dhe Ballkani-Dukagjini, derisa ndeshja mes Dritës edhe Malishevës është shtyre për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.

Superliga/Java e parë

Të shtunën takohen:

Llapi-Gjilani

Ferizaj-Feronikeli

Të dielën takohen:

Prishtina-Suhareka

Ballkani-Dukagjini

Drita-Malisheva (është shtyre)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një i mitur në Prizren, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual në rrjete sociale

0

Një i mitur është arrestuar pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjetet sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, në Prizren.

Sipas raportit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia sekuestron dy armë zjarri në ahengje familjare, një në Prizren e tjetrën në Suharekë

0

Policia në Rajonin e Prizrenit ka ndërhyrë në dy raste të ndara të gjuajtjes me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, duke sekuestruar dy armë dhe arrestuar dy të dyshuar.

Në Prizren, më 8 gusht 2024, rreth orës 22:20, Policia ka marrë një informatë për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fadil Morina”. Njësitë policore kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke arrestuar të dyshuarin S.B. (1985), mashkull kosovar shqiptar. Atij i është sekuestruar një armë me një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

“I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Ndaj tij iniciohet rast, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell PrizrenPress.

Në një rast të ngjashëm në Suharekë, më 8 gusht 2024, rreth orës 19:20, Policia ka reaguar ndaj një informate për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushic.

“Reagimi policor ishte e menjëhershme, njësitet  kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë lokalizuar të dyshuarin J.K (viti i lindjes 1994), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një  armë me një karikatorë dhe 100 fishek”, thuhet në njoftim.

Edhe i dyshuari J.K është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia apelon për shmangien e përdorimit të armëve gjatë gëzimeve familjare, duke rikujtuar se në të kaluarën raste të tilla kanë sjellë pasoja tragjike. “Festoni me zemër, jo me armë,” është mesazhi i Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren për qytetarët./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 2339 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2339 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 37 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 83 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 37 persona, ndërkaq 27 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Rrahën mes vete dy familje në Malishevë, arrestohen 10 burra e një grua

0

Dhjetë burra e një grua janë arrestuar në Malishevë, pas një rrahje që ka ndodhur mes dy familjeve.

Sipas policisë, deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, teksa në vend të ngjarjes është konfiskuar një revole me 14 fishekë.

“Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje, Kanosje dhe Sulm”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: I vranët dhe me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë në mes 29 dhe 33 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, sipas Institutit, era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10 deri në 35 kilometra në orë.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Ballkani mundet në ‘Fadil Vokrri’

0

Ballkani është mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ nga Larne, me rezultat 0-1, të enjten mbrëma në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kamponi i Kosovës, ndonëse kishte iniciative në terren, e dominoi ndeshjen më shumë, por që në fund u mposht nga skuadra e Irlandës së Veriut.

Skuadra e Ilir Dajës krijojë më shumë raste, por assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

Ndërkaq, skuadra e Larne, në finish të ndeshjes përmes Doonelly (89’), ia doli që të shënojë golin e fitores.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të luhet pas një javë në Irlandën e Veriut.

Liria zyrtarizon tre përforcime nga Namibia

0

FC Liria e Prizrenit ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve sot, duke njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e tre lojtarëve nga Namibia për sezonin e ardhshëm, raporton PrizrenPress.

Klubi ka arritur marrëveshje me Romeo Kasume, një mesfushor qendror i cili ka përfaqësuar me krenari kombëtaren e Namibisë. Kasume sjell përvojë dhe vizion në mesfushën e Lirisë, dhe pritet të jetë një pikë kyçe në organizimin e lojës së ekipit.

Gjithashtu, FC Liria ka shtuar në radhët e saj anësorin e shpejtë dhe efikas Uetuuru Kambato, i cili po ashtu ka përvojë ndërkombëtare me kombëtaren namibiane. Kambato do të shtojë dinamikë në sulmin e ekipit, duke përforcuar të dy krahët.

Sulmuesi Kulula Erastus është përforcimi i tretë i Lirisë. Erastus, i cili gjithashtu ka veshur fanellën e kombëtares së Namibisë, pritet të kontribuojë me shkathtësinë e tij për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit./PrizrenPress.com