Home Blog Page 977

Rahovec: Banorët votojnë për projektin inovativ të turizmit me simbolet e rrushit në formë të obeliskut

0

Në kuadër të takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorët e lagjeve të qytetit të Rahovecit kanë votuar për një projekt të ri që do të financohet nga Komuna në vitin 2025. Me shumicë votash, është zgjedhur “Projekti Inovativ i Turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut”, që do të financohet me deri në 30 mijë euro, përcjell PrizrenPress.

Komuna ka bërë me dije se ky projekt u përzgjodh nga pesë ide të propozuara në një takim të mbajtur më 30 korrik 2024 në parkun e qytetit, ku përfshiheshin: Ndriçimi publik prapa KEDS-it; Rregullimi i kopshtit të Sh.M.L “Xhelal Hajda – Toni”; Projekti inovativ i turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut; Projekti turistik “Rahoveci në miniaturë” – vepër arti; Projekti “Klasa verore” në njërën prej shkollave të Rahovecit.

Kjo iniciativë, mbështetur nga USAID Kontrata Sociale, shënon një shembull të qartë të qeverisjes me pjesëmarrje, duke përfshirë qytetarët në vendimmarrjen për zhvillimin e komunitetit të tyre./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në Prizren lyp ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuare

0

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e një gruaje.

Sipas policisë, e dyshuara kërkohet nga policia për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti.

“Personi kërkohet, për veprën penale ‘Lëndim i letë trupor’ e cila ka ndodhe me 03.08.2024 në rrugën ‘Adem Jashari’  në Prizren”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj jep sqarime për rastet që kanë sfiduar furnizimin e rregullt me ujë të pijes në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të enjten ka dhënë sqarime lidhur me rastet e fundit që kanë sfiduar furnizimin e rregullt me ujë të pijes në një pjesë të qytetit dhe në disa fshatra.

Sipas tij, kompetencat kryesore sa i përket furnizimit me ujë i takojnë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ndërkohë që Komuna ofron mbështetje me investime në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira.

Gjatë konferencës për shtyp ai ka theksuar se Komuna ka investuar mbi 5 milionë euro në projekte të ndryshme për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, derisa ka ndërmarrë edhe nisma tjera për mundësimin e furnizimit me ujë të fshatrave.

“Krejt kjo me qëllim të dhënies së kontributit tonë për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, dhe nuk ka nevojë për të argumentuar pse është e nevojshme kjo”, ka thënë Totaj.

Më pas ka bërë të ditur se kanë pranuar ankesa të shumta nga qytetarët lidhur me problemet me furnizim me ujë, raporton Telegrafi.

“Një nga problemet ka qenë se ka pas pëlcitje të gypit furnizues. Ai ka qenë afër pompës së karburanteve, edhe pasi inspektorët kanë dal në terren, kanë konstatuar se për ndërtimin e atij objekti pëlqimin e ka dhënë ‘Hidroregjioni Jugor’, kurse lejen ndërtimore Komuna e Prizrenit”.

Tutje ka shtuar se sipas informatave nga inspektorati, leja ndërtimore nuk është respektuar në tërësi, sepse është bërë objekti pak më i madh se që duhet.

“Por ajo që është më problematike është ndërtimi i një aneksi komplet pa leje. Kurse defekti ka ndodh në brendi të tokës nën aneksin. Ne jemi duke u marrë me hulumtimin se çfarë periudhe kohore është lëshuar ajo leje, kur është ndërtuar ai aneks, kush ka qenë Drejtor i Inspektoratit në atë kohë dhe natyrisht do ti trajtojmë brenda kompetencave tona, dhe të marrim masa sepse është çështje serioze dhe nuk mund të kalohet në heshtje”.

Në të njëjtën kohë ka ofruar sqarime sa i përket defektit në Nashec, raporton Telegrafi.

“Duhet të informojmë publikun se problemi i cili ka ndodhur në Nashec nuk ka qenë i shkaktuar nga punët të cilët kryhen nga operatori ekonomik i kontraktuar nga komuna e Prizrenit”, ka thënë Totaj.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Ai ka pohuar se problemi është identifikuar dhe është njoftuar “Hidroregjioni Jugor”, por se nuk janë marrë masa adekuate deri më tani. “Jam i sigurt se “Hidroregjioni Jugor” do ta bëj sanimin e gjendjes”, ka deklaruar Totaj.

Në fund ka theksuar se Komuna e Prizrenit po merret me çështjen e përmirësimit të kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijes, por se gjendja e trashëguar nuk është e mirë dhe se në këtë drejtim ka sfida të përditshme, raporton Telegrafi.

Gjatë fundjavës së shkuar, defekti në gypin furnizues në rrugën “Tirana” pat ndaluar furnizimin me ujë për disa lagje e fshatra të Prizrenit, derisa “Hidroregjioni Jugor” pat hasur në vështirësi për sanimin e prishjes, për shkak të një objekti afarist të ndërtuar sipër.

Ndërkaq ditë më parë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren pat akuzuar drejtuesit e Komunës së Prizrenit për rrezikimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes për 14 fshatra të rajonit të Hasit, pasi sipas tyre, në kuadër të punimeve të projektit që po zbatohet nga kjo komunë është dëmtuar pellgu ujëmbledhës i burimeve në fshatin Nashec.

Dyshimet për një ndikim të tillë pat adresuar edhe “Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

DAPK “Sharri” apelon për intervenim nga ajri për shuarjen e zjarreve në Oshlak

0

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka apeluar për ndihmë për shuarjen e zjarrit në pyjet në Oshlak. Thirrja i është drejtuar institucioneve të nivelit më të lartë në Kosovë si dhe më gjerë për ndihmë në shuarjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të publikuar nga kjo drejtori në rrjetet sociale, situata alarmante me zjarret është në pyjet e rrobullit në Oshlak, raporton Telegrafi.

“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucionet si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me helikopterë dhe të ngjashme. Në të kundërtën gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e DAPK “Sharri”.

Ndërkaq edhe organata joqeveritare “Sharri Wildlife” ka apeluar që të ofrohet ndihmë në furnizim me ujë dhe ushqim për të gjithë të angazhuarit në shuarjen e zjarreve në zonën e Prevallës.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia në vendin e ngjarjes

0

Një aksident ka ndodhur në dalje të autostradës Ibrahim Rugova.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është aksidentuar dhe si pasojë janë shkaktuar dëmtime materiale.

Sipas pamjeve, në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me aksidentin, dhe jemi në pritje për të marrë përgjigje./Nacional.com

Arrestohet një person në Prizren, në veturën e tij u gjet drogë, brisk e para

0

Një person është arrestuar në Prizren pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur drogë, brisk, e para.

Policia bën me dije përmes raportit se nga i dyshuari janë konfiskuar: 4.3 gram substancë e dyshuar narkotike  e llojit Marihuanë, 0.89 gram Kokainë, 1.12 gram Hashash, 270€ para kesh, një brisk,  një telefon dhe automjeti, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në punëtori i janë gjetur dhe konfiskuar:  një peshore digjitale, një grinder, 4.72 gram Marihuanë, 1.31 gr Kokainë, një pistoletë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 2496 gjoba në trafik për 24 orë

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2496 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 97 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Organizatat e bizneseve në Prizren i bashkohen thirrjes për kujdes me çmimet në sezonin veror

0

Përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë bizneset dhe zejtarët në Prizren i janë bashkuar thirrjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit për korrektësi në çmimet e hotelierisë dhe në shërbimet tjera në raport me vizitorët dhe turistët gjatë sezonit veror.

Sipas tyre, Prizreni duhet ta ruaj namin që gëzon në mikpritje dhe ofrim të shërbimeve cilësore për çmime të arsyeshme, raporton Telegrafi.

Varis Xhejlani nga Shoqata “Esnaf” ka bërë thirrje për kujdes në këtë drejtim në mënyrë që të ruhet tradita e kamotshme e esnafëve të qytetit të vjetër.

“Ftoj të gjithë ndërmarrësit që konform kodit të mirësjelljes, kulturës dhe traditës së esnafëve të qytetit, ti kushtojnë kujdes të shtuar rregullave të mirësjelljes dhe të mos jenë akterë të veprimeve që seriozisht dëmtojnë imazhin dhe prestigjin e Prizrenit”, ka thënë Xhejlani.

Ilir Shala që përfaqëson komunitetin e gastronomëve në Prizren ka kërkuar që çmimet të jenë konform shërbimeve që ofrohen.

“Ftojmë kolegët tanë gastronomë si dhe bizneset që veprojnë në zonën historike, si parkingjet, hotelet, etj ti përmbahen cmimeve konform shërbimeve që ofrojnë, si dhe traditës shume vjecare në kulturën e të shërbyerit me korrektësi”, është shprehur Shala, raporton Telegrafi.

Ndërsa Afrim Tejeci nga Oda e Prizrenit ka theksuar se fal traditës së ndërmarrësisë e zejtarisë Prizreni është ndër qytetet më të vizituara në Kosovë. “Prandaj s’duhet të lejohet që asnjë biznes apo individ ta prish imazhin e Prizrenit. Bashkë duhet ta ruajmë traditën e mikpritjes në Prizren”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ditë më parë ka pritur përfaqësuesit e organizatave të bizneseve që veprojnë në Komunën e Prizrenit, për të diskutuar lidhur me praktikat e ngritjes së çmimeve në hotelieri dhe në fushën e shërbimeve gjatë sezonit veror. Ai pat shprehur qëndrimin se loja me çmime nuk sjellë dobi afatgjata dhe se mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit. /Telegrafi/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia?

0

Zlatan Ibrahimoviq, legjenda e Milanit, së fundmi ka folur për fenë, dhe zbuloi se nuk është besimtar.

Në një intervistë për “The Athletic”, ai tha se nuk i beson Zotit pasi “ai nuk ishte aty kur i vdiq vëllai” dhe se beson vetëm në respekt.

“Unë gjykoj veten. Unë nuk besoj në Zot. Kur vëllai im vdiq nga leukemia, ku ishte ai. Ti i lutesh atij çdo ditë, e falënderon çdo ditë, por ku është ai në momente të tilla. Në botën time unë jam Zoti im”, tha ai ndër të tjera, njofton Klankosova.tv.