Home Blog Page 980

Me lule në dorë: Kosova mirëpret sportistët që bënë sërish historinë në “Paris 2024”

0

Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti i ka mirëpritur sportistët që bënë historinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Para qindra njerëzve, ekipi i Kosovës që kori suksese në Olimpiadë u mirëprit pasi fituan dy medalje olimpike (një të argjendtë dhe një të bronztë).

Kryeministri Albin Kurti iu ka dorëzuar lule secilit sportistë, përfshirë edhe trajnerit Driton Kuka.

Ndërkohë, Kosova tani falë kësaj pune të jashtëzakonshme të sportistëve tanë, sidomos xhudos – kemi pesë medalje olimpike.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shpallet në kërkim edhe Stresi

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e shtetasit shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi.

Rep-artisti shqiptar dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Përpos Stresit në kërkim është shpallur edhe artisiti tjetër shqiptar, Noizy dhe DJ i tij.

Të njëjtit dyshohen të jenë përfshirë në një rrahje javën që lamë pas në Pejë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mungesë e ujit në 14 fshatra të Prizrenit – punimet për sanimin fillojnë nesër

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për mungesë të ujit në 14 fshatra të Prizrenit që furnizohen nga burimi “Sozi”. Pas ankesave të shumta, ekipet e kompanisë kanë inspektuar burimin dhe kanë konstatuar një rënie drastike të nivelit të ujit në kaptazhë, duke penguar furnizimin me ujë në rezervuar.

Në një hetim të mëtejshëm, është identifikuar se punimet për rregullimin e shtratit të lumit në afërsi të burimit të ujit kanë ndikuar negativisht në pellgun ujëmbledhës të burimeve të “Sozit”. Kuvendi Komunal dhe operatori ekonomik janë angazhuar të fillojnë punimet për sanimin e këtij problemi që nga nesër, përcjell PrizrenPress.

Njoftimi i plotë:

Me datë 06.08.2024 (E Martë), duke u bazuar në ankesat e shumta për mungesë të ujit në 14 fshatrat të cilat furnizohen nga burimi i “SOZI”, ekipet e K.R.U. “Hidroregjioni-Jugor” menjëherë kanë dalur në teren për të inspektuar burimin e ujit SOZI dhe defektet e mundshme që mund të ndikojnë në mungesën e furnizimit me ujë nga ky burim.
Ekipi i terenit konstatoi që ka rënie drastike të nivelit të ujit në kaptazhë, rrjedhimisht nuk ka ujë të mjaftueshëm për të pompuar në rezervuar.
Me qëllim të identifikimit të problemit, i cili është paraqitur gradualisht për më shumë se dy javë.
Me qellim të konstatimit të gjendjes faktike kemi kontaktuar organet kompetente komunale dhe bashkarisht kemi dalur në vend të ngjarjes.
Sipas gjendjes faktike në teren, dyshohet që punimet që janë duke u zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit, i cili ndodhet në afërsi të burimit, kanë pasur impakt direkt në pellgun ujëmbledhës të burimeve të Sozit.
Kuvendi komunal, në bashkepunim me operatorin ekonomik kanë marrur obligim që nga neser të fillojnë punimet për sanimin e problemit. /PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj diskuton ngritjen e çmimeve në hoteleri dhe shërbime me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur një takim sot me përfaqësuesit e organizatave të bizneseve që veprojnë në komunë për të diskutuar fenomenin e ngritjes së çmimeve në sektorin e hotelerisë, restoranteve, kafeterive dhe shërbimeve, përfshirë parkingjet, sidomos në pjesën historike të qytetit.

Totaj theksoi rëndësinë e harmonizimit të veprimeve për të ruajtur reputacionin e qytetit gjatë sezonit të verës, kur Prizreni përjeton një fluks të madh vizitorësh.

“Me dinamizmin e jetës kulturore, sidomos në sezonin e verës, kur ka shumë vizitorë në qytetin tonë, konsiderojmë se veprimet duhet bashkërisht të harmonizohen me qëllim të ruajtjes së reputacionit të qytetit të Prizrenit,” tha ai, përcjell PrizrenPress.

Totaj paralajmëroi se loja me çmime në afat të gjatë kohor nuk sjell përfitime dhe se inspektorët komunalë do të monitorojnë situatën.

“Të gjitha veprimet do të monitorohen nga inspektorët komunalë dhe publikimi i çmimeve të shërbimeve në vende të dukshme është i domosdoshëm për të siguruar transparencë e për t’i shmangur keqkuptimet apo abuzimet që mund të ndodhin”, deklaroi ai.

I pari i Prizrenit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të siguruar që rritjet e çmimeve të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit të ofruar, pasi rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe imazhin e qytetit.

“Kjo është një çështje e rëndësishme për të siguruar që rritjet e çmimeve janë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit që ofrohet, pasi rritja e çmimeve në sektorin e hotelerisë dhe të parkingjeve, sidomos në zonën historike, mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit,” u shpreh Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lajmërohet Noizy, thotë se nuk është në arrati por po ndjek rrugën ligjore me avokat

0

Pasi policia e Kosovës e shpalli në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, Noizy është lajmëruar përmes Instagramit.

Në një deklaratë në këtë rrjet social, reperi thotë e nuk është në arrati, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur siç thotë ai, kurthin e padrejtësisë ndaj tij dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Ai thotë se nuk ka gisht në rrahjen që ndodhi disa ditë më parë në Pejë, dhe se kallëzimi i bërë ndaj tij është i padrejtë.

Artisti poashtu shprehet se bashkë me avokatin e kontraktuar nga ai, do të kontribuojë për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj tij dhe sqaruar këtë ngjarje ku thotë se është viktimë e kallëzimit të rremë.

Lexoni më poshtë deklaratën e tij të plotë:

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Juventus-i shet dy lojtarë për 8 milionë euro

0

Juventus thuhet se është në prag të shitjes së Hans Nicolussi Caviglia te Venezia dhe Tommaso Barbieri te Cremonese, gjë që do të sillte 8 milionë euro.

Bardhezinjtë po vazhdojnë të përdorin produktet e akademisë për t’i shitur me një fitim të madh dhe t’i përdorin ato para për të riinvestuar në emra të mëdhenj.

Ishte sugjeruar se ata do të dërgonin vetëm mesfushorin Nicolussi Caviglia në huazim, por sipas ekspertit të transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, plani tani ka ndryshuar.

Ata po përgatiten ta shesin atë te skuadra e sapopromovuar në Serie A Venezia për 4 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse.

Ai mbushi 24 vjeç në qershor dhe u konsiderua si një nga perspektivat më të ndritura në ekipin e të rinjve të Juventus-it derisa një dëmtim i rëndë shkatërroi karrierën.

Ka pasur eksperienca huazimi te Perugia, Parma, Sudtirol dhe Salernitana.

Sa i përket Barbieri-t, mbrojtësi i djathtë do të mbushë 22 vjeç në fund të këtij muaji dhe gjithashtu ishte lidhur me Verona-n dhe Venezia-n këtë verë.

Sugjerohet që në vend të kësaj ai do t’i shitet ekipit të Serie B Cremonese për 2 milionë euro plus 1 milion euro në bonuse të lidhura me performancën.

Ai e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Pisa dhe do të ishte në skuadrën NextGen këtë sezon.

Së bashku, kjo sjell deri në 8 milionë euro fonde të reja transferimi, të cilat nevojiten për të ndjekur objektiva si Jean-Clair Todibo, Teun Koopmeiners dhe Nico Gonzalez./ Albanian Post

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Përkujtohet akademiku i shquar Eqrem Çabej

0

Më 6 gusht 1908 lindi në Turqi akademiku i shquar shqiptar Eqrem Çabej.

 

Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet.

Me kthimin e tij në Shqipëri dha mësim në gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun e Tiranës, si dhe punoi për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Arsimit.

Më 1940 filloi punën ambicioze për hartimin e Atlasit Gjuhësor të Shqipes. Pas Luftës II Botërore ishte anëtar i Institutit të Shkencave e më pas pedagog në Universitetin e Tiranës dhe anëtar themelues e akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të botuar në Tiranë, më 1980. Eqrem Çabej është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit”. Ai ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëdhjetë e dytë, më 13 gusht të vitit 1980, në një klinikë të Romës.

31 vjet nga vdekja e poetit Esad Mekuli

0

Sot mbushen plot 31 vite nga vdekja e poetit Esad Mekuli, shkruan KultPlus.

Esad Mekuli lindi ne Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Ai kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993./ KultPlus.com