Home Blog Page 979

Latifi i ndan mirënjohje sportistit Ajan Krasniqi

0
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim sportin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël.

Latifi ka bërë me dije se Krasniqit i ka ndarë mirënjohje për arritje kulmore në sportin ‘Taekwondo’, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në kampionatin zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim.
 

“Ishte kënaqësi të mirëpres në takim sportistin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël, të cilit i dhashë mirënjohje për arritje kulmore në sportin “Taekwondo”, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në Kampionatin Zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim.  Të rinjtë si Ajani na bëjnë krenarë kudo nëpër botë, prandaj, mirënjohja për ne është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë të thellë për përpjekjet dhe për sukseset e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

LVV në Prizren akuzon Komunën për rrezikimin e furnizimit të rregullt me ujë në Has

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Prizrenit për rrezikimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes për 14 fshatra të rajonit të Hasit.

Sipas tyre, në kuadër të punimeve të projektit që po zbatohet nga kjo komunë është dëmtuar pellgu ujëmbledhës i burimeve në fshatin Nashec.

“Në punimet që Komuna e Prizrenit është duke i zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit, i cili është afër burimit të ujit të pijshëm – Sozi në fshatin Nashec, operatori ekonomik ka dëmtuar pellgun ujëmbledhës të burimeve, duke ndikuar në rënien e nivelit të ujit të pijshëm ku pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat e rajonit të Hasit: Plane, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, Grazhdanik, Nashec, Tupec, Atmaxhë, Kobaj, Vlashnjë, Kojush I, Kojush II, Landovicë”, thuhet në reagim, raporton Telegrafi.

Sipas LVV-së, këto fshatra rrezikojnë të mbeten pa furnizim me ujë për javë të tëra.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, shpreh shqetësimin e saj ku për arsye të neglizhencës dhe mosseriozitetit të Komunës së Prizrenit, për javë të tëra rrezikojnë të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm mijëra banorë të fshatrave të Hasit”, përfundon reagimi.

Telegrafi ka kërkuar sqarim nga Komuna e Prizrenit lidhur me këto pretendime dhe pas pranimit të përgjigjes do ta përditësojë lajmin.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit nominohet për çmimin prestigjioz “Globallocal”

0

Komuna e Prizrenit është nderuar me nominimin për çmimin prestigjioz “Globallocal”, si një prej institucioneve më serioze lokale në Evropën Juglindore për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ndërkombëtar për dhënien e çmimeve “Globallocal” i përbërë nga 15 ekspertë nga nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore, pas një procesi të detajuar vlerësimi, i cili ka marrë parasysh iniciativat e shumta të Komunës për mbështetje dhe stimulim të ndërmarrjeve lokale, krijimin e mundësive të reja për investime dhe infrastrukturën e përmirësuar për zhvillimin ekonomik.

“Këto lajme janë reflektim i përkushtimit tonë për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve lokale, derisa, do të vazhdojmë të punojmë për ta krijuar një ambient miqësor dhe mbështetës për të gjitha bizneset që veprojnë në Komunën e Prizrenit” – theksoi me këtë rast kryetari Shaqir Totaj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Globallocal” sivjet do të mbahet në Mal të Zi, nën patronazhin e Kongresit Botëror të Ndërmarrjeve./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Opozitarët në Prizren kundërshtojnë ndërrimin e destinimit të parkut të fëmijëve në “Bazhdarhane”

0

Sipas tyre, ngastra në lagjen “Bazhdarhane” që ka shërbyer dikur si park për fëmijë,  po tjetërsohet pa konsulta të mirëfillta më banorët. Por zyrtarët komunalë kanë theksuar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë meqë në këtë rast synimi është përmbushja e interesit të përgjithshëm publik në kuadër të kompetencave të komunës, për ofrimin e shërbimeve të kuzhinës popullore.

Kuvendari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi ka vlerësuar se në këtë vendimmarrje ka kontradikta pasi Komuna para se ta destinonte këtë ngastër për kuzhinë popullore kishte vendosur që të investonte për ndërtimin e parkut të fëmijëve, raporton Telegrafi.

“Komuna e Prizrenit së pari ndau 110 mijë euro për ndërtimin e parkut për fëmijë në ‘Bazhdarhane’ e më pas parcelën e njëjtë vendosi t’ia jep një shoqate humanitare për ndërtimin e kuzhinës popullore. Ky është absurd i llojit të vet!”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se në tetor të vitit 2023, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën me një operator ekonomik për ndërtimin e katër parqeve në Prizren, me vlerë 297 mijë euro.

Sipas tij në këtë kontratë është përfshirë edhe ndërtimi i parkut përball qendrës sportive apo pranë tregut të mobileve në ‘Bazhdarhane’ në vlerë prej 110 mijë eurove, ku parashihej rregullimi i parkut dhe instalimi i shumë lojërave për fëmijë.

“Qasja improvizuese, pa plan, pa konsultim publik, punët “shkel e shko” e “sa për sy e faqe” kanë shoqëruar qeverisjen Totaj që nga fillimi i mandatit të saj. Pa marrë në konsideratë fare mendimin e komunitetit, kryetari Totaj ka vendosur që parkun e fëmijëve në ‘Bazhdarhane’, për interesa të përkohshme politike, t’ia jep një shoqate humanitare. Edhe ato pak hapësira për fëmijë që i kemi kryetari Totaj ka vendosur t’i betonoj përjetësisht”, ka deklaruar Gashi, duke konsideruar se ky park duhet ti kthehet fëmijëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e aktivitetit të prokurimit për ndërtimin e katër parqeve gjatë vitit të shkuar.

“Ne si DShP kemi filluar me implementimin e kontratës, por në ndërkohë në këtë lokacion Komuna e Prizrenit ka parë se është një interes më i madh publik për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit respektivisht ndërtimi i një kuzhine popullore për nevojtarët, në këtë lokacion.  Prandaj, ne do ti realizojmë 3 parqet tjera të parapara me kontrat?, kurse ky lokacion i votuar nga Kuvendi i Komunës do ti dedikohet përmes një ankandi që do të shpallet një OJQ-je që do ta bëjë  këtë investim”, ka thënë Lamaj.

Në seancën e mbajtur në muajin e shkuar, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash, përkundër vërejtjeve të opozitës, patën miratuar vendimin paraprak mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim një OJQ-je, me qëllim të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik në kuadër të kompetencave të komunës, për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve, shërbimin dhe ofrimin e kuzhinës popullore për familjet sociale dhe ato në nevojë, raporton Telegrafi.

Kërkesa për miratimin e këtij vendimi pat ardhur nga drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Demiri, i cili pat pohuar se kjo drejtori nga kryetari Shaqir Totaj ka kërkuar ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës për Zhvillim Social, që do të ofrojë përkrahje për qytetarët e kësaj komune.

Demiri pat sqaruar se kjo qendër do të ofrojë shërbime që i përmbushin nevojat sociale të qytetarëve me aktivitete si kuzhina popullore, këshillimore, salla për aktivitete e rekreacion dhe çështje administrative, dhe i pat ftuar OJQ-të e interesuara që të përfshihen në realizimin e këtij projekti.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Operacion shumë i rrallë: Për herë të parë në QKUK bëhet rikonstruksioni i nofullës së poshtme

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se dje në QKUK është kryer një operacion i rrallë, i cili ka ndodhur për herë të parë në Kosovë.

Sipas njoftimin të ShSKUK-së, bëhet fjalë për rikonstruksioni i nofullës së poshtme.

Operacioni që ka zgjatur mbi 13 orë është kryer të një pacient 28 vjeçar.

“Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK. Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë. Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së, duke treguar se për çka bëhet fjalë.

“Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë. Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit. Katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë”, është thënë në njoftim.

Ndër të tjera, është treguar se gjendja e pacientit është e mirë.

“Intervenime të tilla pritet të kryhen edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi. Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike”, është thënë në njoftim.

Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë

0

Reperi i njohur shqiptar, Noizy është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit nga policia shqiptare, pos Noizyt është arrestuar edhe DJ-i i tij, i njohur me nofkën Crax, njofton Klankosova.tv.

Kapja e tyre u bë në Lezhë dhe të dy pritet të ekstradohen në Kosovë.

“Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

Nëse nuk e dini, Noizy dhe Crax bashkë me Stresin, dyshohet se janë të përfshirë në një rrahje që ndodhi disa ditë më parë në një klub të Pejës, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni, tiktokeri i njohur.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet Noizy

0

Televizioni shqiptar “Top Channel” ka raportuar se mbrëmë është arrestuar në Shëngjin reperi shqiptar Noizy.

Arrestimi i reperit të njohur, sipas televizionit, është bërë nga policia shqiptare me kërkesë të policisë së Kosovës.

Arrestimi ka ndodhur teksa Noizy kishte po fillonte performimin e tij në klub në Shëngjin.

Këngëtari në fjalë të hënën ishte shpallur në kërkim nga Polica e Kosovës për lëndim të rëndë trupit.

I njëjti akuzohet për rrahje në një klub natë në qytetin e Pejës.

Për të njëjtin rast, Polica e Kosovës dje ka lëshuar fletarrest edhe për reperit tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj (Stresi).

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 në Bajram Curr- Shqipëri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ në kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, është thënë në njoftimin e policisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjuajtje me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Suharekë

0

Polica e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Suharekë, i cili dyshohet për gjuajtje me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjti i është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 06.08.2024, rreth orës 21:30 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Straviqinë të Suharekë, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin A M (viti i lindjes 1981 mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë dhe Një karikator. I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, është thënë në njoftimin e policisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Kryesisht me diell – temperaturat deri në 33 gradë

0

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Era do fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33 gradë.

Presidenca ka të drejtë!

0
Enver Hasani

Këtë incident duhet ta sqarojë MV-ja, siç ka kërkuar pala kosovare me notën e protestës dhe këtë sqarim duhet ta kërkojë edhe kryeministri i Kosovës gjatë vizitës së tij sot në Shkup. Nga deklarimi i tij për shtyp nuk duket se ai ka marrë një sqarim të tillë: lajmi se do të ketë një raport lidhur me rrjedhën e incidentit nuk i shkon natyrës së rastit, për faktin e thjeshtë se nuk bëhet fjalë për gjetje të fajtorit ose për hetim të një krimi të kryer, por për konstatimin e shkeljes së rregullave mbi imunitetin e shefit të shtetit kosovar.

Kuadri i mbrojtjes së shefit të shtetit në të drejtën ndërkombëtare

Libri “Satow’s Diplomatic Practice”, i botuar për herë të parë në vitin 1917, për mua ka qenë një zbulim, kur në vitin, tanimë të largët, 1992, fillova punën si diplomat në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë (MPJ). Sot e kujtoj atë kopje, që mbase akoma gjendet në bibliotekën mjaft të pasur të MPJ-së. Aktualisht, libri ka përjetuar botimin e tetë (2023). Studentëve të masterit për lëndën “E drejta diplomatike dhe konsullore”, ndër vite, për lexim të detyrueshëm u jap botimin e pestë (1994), me vërejtjen se duhet të përpunojnë rastet e lindura pas vitit 1994. Edhe rreshtat në vijim bazohen në këtë libër, por në botimin e fundit të tij. Këtë vit, studentët, me siguri se do të kenë detyrë shtëpie përpunimin e incidentin me shefin e shtetit të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, që ndodhi më 2 gusht 2024. Nëse ky do të jetë rasti me botimin e radhës të “Satow’s Diplomatic Pracice”, varet nga Sër Ajvor Roberts, autori që përkujdeset për përditësimin e tij, si dhe nga zhvillimet në terren, lidhur me këtë rast, në kohën që vjen. Me sa duket, ka pak gjasë që pritja ime e fundit të materializohet, marrë parasysh reagimin e mefshtë të establishmentit të Kosovës, të politikës zyrtare dhe opozitës. Për Kosovën, incidenti i Shkupit dhe mesazhi politik që përçon, duhet të këtë shumë rëndësi, sepse përbën pikën e kthesës, ogurin e keq, për statusin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në rend të parë në raport me fqinjët e saj. Krahasuar me peshën e rastit, indiferenca e theksuare lidershipit institucional e politik të Kosovës sigurisht që komandohet nga motive politike dhe raportet e prishura ndërpersonale, që nuk çojnë asnjë peshë në diskutimin e rastit në rreshtat në vijim. Ajo që çon peshë është qasja që është dashur të ndiqet, si në reagimin e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ashtu edhe në atë të bërë nga individë e “njohës të çështjeve juridike”, përfshirë këtu ish-funksionarë të lartë shtetërorë kosovarë. Qasja që duhet ndjekur ka vetëm një derë – asnjë tjetër: e drejta ndërkombëtare zakonore mbi marrëdhëniet diplomatike në mes të shteteve, që normohet edhe më një mori konventash, në rend të parë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 (KVMD). Ky dokument, në fakt, nuk bën dallimin shprehimor në mes të privilegjeve dhe imuniteteve që gëzon shefi i shtetit dhe funksionarët e zyrtarët tjerë shtetërorë. Për më tepër, as që e përmend zyrën e shefit të shtetit. Këtë e bëjnë instrumentet tjera ndërkombëtare që kanë statusin “lex specialis”, përkatësisht Konventa e Nju Jorkut mbi Misionet Speciale, e vitit 1969 (KVMS) dhe Konventa mbi Personat e Mbrojtur Ndërkombëtarisht, e vitit 1973 (KPMN). Të dyja këto e mbështesin epërsinë dhe statusin e special të shefit të shtetit në të drejtën ndërkombëtare dhe, njëkohësisht, bazohen fuqishëm edhe në KVMD, dispozitat e së cilës i përsërisin në mënyrë të përshtatshme në raport me pozitën juridike të shefit të shtetit. Sot ekziston një konsensus – i konfirmuar në dy raste të vendosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), por edhe në disa raste të tjera të gjykatave nacionale të vendeve perëndimore – se normat e konventave si më sipër, kanë karakter të normave të së drejtës ndërkombëtare zakonore. Kjo nënkupton se, edhe sikur të mos ekzistojnë fare KVMD-ja, KVMS-ja dhe KPMN-ja, shefi i shtetit gëzon imunitetin dhe mbrojtjen e duhur në territorin e shtetit tjetër, si në kapacitetin publik, në atë privat, ose në transit (siç ishte rasti i Presidentes së Kosovës). Për këtë arsye, që në fillim duhet të theksoj se reagimi i Presidencës së Kosovës për këtë çështje ka qenë në nivel dhe i bazuar në të drejtën diplomatike pozitive.

Nuk janë të pakta shtetet që me ligjet e tyre të brendshme në mënyrë shprehimore citojnë të drejtën ndërkombëtare zakonore si bazë për imunitetet e privilegjet e shefave të huaj të shteteve që qëndrojnë në territorin e tyre, në çfarëdo kapaciteti, krahas citimit të dispozitave të konventave ndërkombëtare ku ato janë palë. Këtë e theksojmë për të treguar se asnjë peshë nuk çon ana faktike e rastit të presidentes Osmani – pra nëse telefoni saj është kërkuar për skenim, nëse është skanuar bagazhi saj dhe gjëra të ngjashme: ajo që çon peshë ka të bëj me sjelljen e autoriteteve publike të MV-së ndaj shefit të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike dhe konsullore. Nga fakti i pasjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike e konsullore burojnë disa të drejta e detyrime konkrete, që bazohen si në të drejtën ndërkombëtare kontraktuale, ashtu edhe në atë zakonore (siç është rasti konkret që po e trajtojmë).

Mbrojtja dhe paprekshmëria e shefit të shtetit

Që nga kohët e lashta, prezenca e shefit të shtetit të një vendi në territorin e një vendi tjetër, me ftesë ose pa të, ka nënkuptuar një trajtim të posaçëm të saj/tij, me dinjitet dhe respekt të duhur. Ky parim, sot e kësaj dite konsiderohet normë e të drejtës ndërkombëtare zakonore. U mor vesh, kjo nuk do të thotë se shefi i shtetit mund të futet në territorin e një shteti tjetër sovran pa lejen e tij: leja jepet (ose nënkuptohet se ekziston) çdo herë kur një shtet merr në dijeni, përmes kanaleve diplomatike, ose në ndonjë mënyrë tjetër, se do të ketë vizitë të një shefi tjetër të shtetit. Shteti mund ta ndaloj hyrjen e saj/tij edhe atëherë kur bëhet fjalë për shtete që kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes tyre. Kështu, në këtë frymë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka dhënë të drejtë Sllovakisë, e cila më 2012 ka ndaluar hyrjen e shefit të shtetit hungarez në territorin e saj, për të marrë pjesë në një manifestim të rëndësishëm sllovak. GJED-ja ka arsyetuar vendimin e saj me faktin se lejimi i pjesëmarrjes së shefit të shtetit hungarez do të vinte në pozitë të pabarabartë shtetasit tjerë, nisur nga fakti se “sipas të drejtës ndërkombëtare, shefi i shtetit gëzon status të posaçëm në të drejtën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet diplomatike”. Thënë shkurt: Sllovakia nuk ka dashur të marrë përsipër prezencën e shefit hungarez të shtetit në një manifestim privat, sepse do të detyrohej për vënien në jetë të rregullave mbi mbrojtjen e shefit të shtetit. Nuk do mend se, ndalimi i hyrjes së shefit të shtetit në një territor sovran, është më i rreptë te vendet në armiqësi me njëra-tjetrën, siç ka qenë rasti i presidentit Kurt Valhajm, të cilit SHBA-ja ia ndaloi hyrjen më 1987, pastaj rasti i Francës, që më 1993, ia ndaloj hyrjen presidentit të Zairesë, Mobuto, e kështu me radhë.

Në çdo rast të prezencës së shefit të shtetit në territorin e një shteti tjetër, për vizitë zyrtare, në transit ose në cilësi private, nga shteti pranues kërkohet trajtim me dinjitet i saj/tij. Nuk ka qenë trajtim me dinjitet, sipas një vendimi të GJND-së të vitit 2008, rasti kur hetuesit francezë i kanë dërguar ftesë presidentit të Xhibutit, për të dëshmuar në gjyq. Ftesat e tilla çdo herë dërgohen përmes rrugëve diplomatike, asnjëherë direkt në zyrën e shefit të shtetit. Mënyra e dërgimit të tyre, sipas GJND-së, e ka vënë nën trysni të një autoritetit tjetër publik shefin e shtetit xhibutian, gjë që paraqet shkelje të normave mbi imunitetin. Sipas GJND-së, ky rast është i zbatueshëm edhe ndaj shefit të shtetit. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë hetime ndaj shefit të shtetit për vepra të ndryshme, siç janë korrupsioni e kështu me radhë. Ato hetime edhe mund të bëhen publike, por gjyqi dhe procedurat juridike nuk mund të zhvillohen në shtetin e huaj ndaj shefit aktiv të shtetit, pa pasur një heqje të imunitetit të shefit të shtetit, i cili çdo herë duhet të jetë shprehimor dhe pa dy kuptime. Nuk mund të prezumohet heqja e imunitetit: shteti i shefit të shtetit çdo herë duhet të jetë i qartë lidhur me këtë dhe të tregoj nëse ka hequr ose jo imunitetin e shefit të shtetit. Në rastet e kontesteve civile për trashëgimi, biznes privat dhe testament nuk vlen imuniteti personal absolut i shefit të shtetit: ajo/ai mund t’i ndjek procedurat gjyqësore si çdo qytetar tjetër, por vetë, nëse dëshiron, ose kur bëhet fjalë për kundërpadi. Krejt këto që u thanë vlejnë vetëm për imunitet nga juridiksioni për çështjet që nuk janë krime të natyrës së gjenocidit, torturës, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Në këto raste, imuniteti nuk vlen, si pranë gjykatave nacionale ashtu edhe pranë gjykatave ndërkombëtare ose gjykatave penale hibride.

Mbrojtja e shefit të shtetit, siç shihet, bazohet në normat zakonore, në doktrinë dhe praktikë ndërkombëtare. Zakonisht bëhet analogji më pozitën e shefit të misionit diplomatik, por duke i zgjeruar imunitetet dhe privilegjet në një mënyrë thuajse absolute, pa marrë parasysh cilësinë në të cilën gjendet shefi i shtetit në një shtet të huaj. KPMN-ja ia njeh shefit të shtetit një status dhe mbrojtje speciale në të drejtën ndërkombëtare, duke e dalluar qartë nga të gjithë personat tjerë që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare: ajo përdor shprehjen “çdo herë kur haset në një shtet tjetër”, pra pa marrë parasysh nëse është në cilësi private ose zyrtare, në transit ose për qëndrim më të gjatë. Kjo vlen edhe për shefin e ekzekutivit dhe ministrin e Jashtëm. Besoj publiku e ka të freskët fushatën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Greqi dhe reagimin grek se “nuk mund ta ndalojmë nga një fushatë e tillë!” Kjo nënkupton dy gjëra: e para – Edi Rama atje ka qenë me lejen e shtetit grek, që iu është dhënë nëpërmjet kanaleve diplomatike; dhe e, dyta – për sigurinë e tij gjatë fushatës atje, sigurisht që shteti grek ka pasur kujdes të shtuar.

T’i kthehemi tani çështjes së incidentit të Shkupit!

Zakoni ndërkombëtar dhe kurtoazia

Njëra ndër gjërat më atraktive për studentët e të drejtës diplomatike dhe konsullore – së paku kështu unë e kam perceptuar nga studimet e mia të hershme me profesorin tanimë të ndjerë, Zejnullah Gruda dhe më pastaj edhe në Fakultetit Juridik të Beogradit me profesor Smilja Avramov, ka qenë gjetja e dallimit në mes të zakonit ndërkombëtar dhe kurtuazisë. Ky interesim vjen nga fakti se, kur një çështje normohet nga e drejta zakonore ndërkombëtare, vështirë bëhet dallimi në mes të normave juridike zakonore dhe kurtuazisë, që nuk janë norma por sjellje të mirësisë sublime që shtetet ia bëjnë njëri-tjetrit. Pse ka rëndësi ky dallim? Rëndësia qëndron në atë se vetëm kur bëhet fjalë për zakonin ndërkombëtar, atëherë shkelja e tij tërheq përgjegjësinë e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Ky nuk është rasti me rregullat e kurtuazisë: shkelja e tyre nuk ka asnjë pasojë për shtetit shkelës, përveç dënimit verbal, përçmimit dhe sjelljes së njëjtë nga pala tjetër që eventualisht ndihet “viktimë” e një sjelljeje të tillë pa kurtuazi. Rasti i imunitetit të shefit të shtetit nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ, qoftë gjatë vizitës zyrtare ose private, nuk bën pjesë në sferën e kurtuazisë, por në sferën e të drejtës ndërkombëtare zakonore. Shteti i Maqedonisë së Veriut (MV) është dashur ta ketë këtë parasysh kur ka vendosur të ushtroj juridiksionin administrativ ndaj shefit të shtetit të Kosovës më 2 gusht. Në raportet në mes të shteteve mike, kurtuazia gjatë një vizite private të një shefi tjetër të shtetit, shprehet me pritjen në kufi nga protokolli i shefit të shtetit të vendit, shoqërimi deri në aeroport apo në vendin tjetër (nëse nuk bëhet fjalë për kalim transit), e kështu me radhë. MV-ja konsiderohet shtet mik i Kosovës, mirëpo sjellja e fundit e autoriteteve të këtij vendi ndaj shefit të shtetit kosovar, demanton këtë konstatim.

Në asnjë rast nuk mund të këtë trajtim të njëjtë të shefit të shtetit me qytetarët e zakonshëm, siç u tha në publik nga zyrtarët e MV-së, por edhe nga shumë naivë nga bota shqiptare që morën guximin të vlerësojnë një korpus të dijes dhe profesionit që është prerogativë e ngushtë e institucioneve dhe individëve të profilit të caktuar të dijes profesionale. Nuk mund të mbizotërojnë konsideratat e sigurisë, siç u tha, për ta bastisur shefin e një shteti sovran dhe të pavarur. Kjo për faktin e thjeshtë se, deri më sot, nuk ka ndodhur që shefi i shtetit ose i qeverisë të jetë bastisur për shkak të angazhimit në terrorizëm, trafikim të drogës, ose akte të tjera të ngjashme që sigurojnë trafikun ndërkombëtar. Edhe atëherë kur shtetet janë futur në aktivitete terroriste dhe kanë sponsorizuar aktet e shkeljes së ligjit ndërkombëtar, atë e kanë bërë përmes agjentëve të tyre, jo përmes shefave të shtetit. Vetë fakti që u tha se shefi i shtetit të Kosovës duhet të trajtohet njëjtë sikur çdo qytetar tjetër, për arsye të sigurisë, flet shumë për shkallën e paragjykimit të funksionarëve të Kosovës dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe për vetë shtetin e tyre. Përtej çdo dyshimi, një arsyetim i tillë përbën fyerje të dinjitetit të shtetit të Kosovës.

E drejta ndërkombëtare zakonore si pikë referimi absolut

Nuk ekziston edhe një kushtetutë e veteme moderne e vendeve demokratike që të mos e definoj shefin e shtetit si përfaqësues i vendit në vend dhe në botën e jashtme, pa marrë parasysh pozitën e tij kushtetuese. Ky pozicion kushtetues i shefit të shtetit, krahas pozicionit të shefit të ekzekutivit dhe ministrit të Jashtëm, gëzon paralelisht mbrojtje të fuqishme edhe nga e drejta zakonore ndërkombëtare. Në veçanti, imuniteti personal i shefit të shtetit, ka vend special. Sa i përket imunitetit material, ai nuk është absolut: juridiksioni penal për krimet e gjenocidit, torturës, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit mund të ushtrohet ndaj çdo kujt në kushtet kur kjo përcaktohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me vendim të gjykatave nacionale, ose në mënyrë kontraktuale (siç është rasti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare). Në rastin e presidentes Osmani bëhet fjalë për imunitet nga juridiksioni administrativ i autoriteteve të MV-së, pra kundër bastisjes dhe kontrollit të shefit kosovar të shtetit. Ky imunitet është personal (“ratione personae”). Ky ishte varianti sikur presidentja Osmani të ketë qenë në Shkup atë ditë në cilësinë private. Sikundër dihet, KVMD-ja, por edhe e drejta ndërkombëtare zakonore, ka bërë bazë imunitetin funksional: funksionarët e caktuar shtetërorë përjashtohen nga juridiksioni dhe sovraniteti i huaj nacional, në mënyrë që të kenë mundësi për të ushtruar funksionet e tyre shtetërore. Zonja Osmani ka qenë në transit më datën 2 gusht, në rrugë për vizitë zyrtare në një vend të tretë. Ky fakt e rëndon edhe më shumë situatën, duke bërë katërcipërisht përgjegjës MV-në për ushtrim të kundërligjshëm të juridiksionit administrativ ndaj zonjës Osmani, shefes së shtetit të Kosovës. Këtu, pra, qartë bëhet fjalë për shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare zakonore mbi imunitetin e shefit të shtetit, mbi paprekshmërinë e saj/tij, në ndërkohë që gjendet në territorin e një shteti tjetër sovran. Nuk bëhet fjalë për dhënie të privilegjeve me qëllim lehtësimin e ushtrimit të funksionit shtetëror në një territor të një shteti tjetër. Paprekshmëria si komponentë e imunitetit nënkupton mosushtrim të sovranitetit shtetëror ndaj shefit të shtetit, përfshirë kontrollin e bagazhit dhe të çdo prone tjetër që gjendet në posedim të shefit të shtetit. MV-ja ka pasur të drejtë të ndaloj kalimin transit të shefit të shtetit të Kosovës, pa dhënë arsye: është e drejtë e shtetit për një gjë të tillë, përkundër që në mes të shteteve në marrëdhënie që supozohen të mira, një gjë e tillë nuk do të ishte e natyrshme. Mirëpo, kur e jep lejen për transit, shteti nëpër të cilin kalon shefi i shtetit, ka detyrime të caktuara ndaj mosshkeljes së rregullave mbi paprekshmërinë, përkatësisht mosushtrim të juridiksionit penal, civil dhe administrativ, ndaj shefit të huaj të shtetit. Nuk ka lidhje nëse shefi i shtetit bënë vizitë zyrtare ose vizitë private nëpër territorin e shtetit transit.
Këtë incident duhet ta sqaroj MV-ja, siç ka kërkuar pala kosovare me Notën e Protestës, dhe këtë sqarim duhet ta kërkoj edhe Kryeministri i Kosovës gjatë vizitës së tij sot në Shkup. Nga deklarimi i tij për shtyp, nuk duket se ai ka marrë një sqarim të tillë: lajmi se do të ketë një raport lidhur me rrjedhën e incidentit nuk i shkon natyrës së rastit, për faktin e thjeshtë se nuk bëhet fjalë për gjetje të fajtorit ose për hetim të një krimi të kryer por për konstatimin e shkeljes së rregullave mbi imunitetin e shefit të shtetit kosovar. Në të njëjtën mënyrë, nuk është i pranueshëm konstatimi i kryeministrit të MV, Hristijan Mickoski se procedurat e njëjta ndiqen edhe ndaj presidentes së këtij vendi fqinj. Nuk është i njëjtë statusi i presidentes së një shteti tjetër që kalon transit në territorin e një vendi sovran dhe të pavarur: në rastin e parë janë normat kushtetuese ato që japin përgjigje për pozitën e shefit të shtetit, në të dytin normat e të drejtës zakonore. Sidoqoftë, duhet përshëndetur shprehjen e keqardhjes nga kryeministri Mickoski për incidentin e ndodhur më 2 gusht.

Çdo kohë ka njerëzit e vet, thotë një fjalë popullore. Përtej kuadrit juridik ndërkombëtar të mbrojtjes së shefit të shtetit, më duhet të them dy fjalë për shefen e shtetit të MV-së, librat e së cilës i kam lexuar fund e krye, disa kohë para se bëhej presidente e MV-së. Ajo është një profesoreshë e të drejtës kushtetuese. Për qëllime studimore, më është dashur t’i lexoj librat e saj. Në pjesën që kanë të bëjnë me çështjet e ndjeshme të qenies shtet në të drejtën ndërkombëtare, ato nuk dallojnë fare nga diskursi serb mbi të njëjtën çështje. Edhe në paraqitjet e saj publike, para dhe pas marrjes së pozitës së presidentit të MV-së, ajo ka manifestuar hapur bindje politike që shpërfillin statusin e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur dhe të shqiptarëve si popull që përbën një shumicë të konsiderueshme në shtetin e saj. Këto rrethana nuk mund të injorohen me rastin e vlerësimit të incidentit të Shkupit me presidenten Osmani.

(Autori është kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese dhe profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare)

Publikuar nga Paparaci.com