Home Blog Page 985

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

0

Kompania “G&M Stone” me një traditë mbi 20 vite përvojë pune është lidere në Kosovë me veprimtarinë e saj.

Ajo bën nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë, prodhimin e kalldrëmit (kockave nga guri), përpunimin dhe formësimin e të gjitha llojeve të gurit me teknologjinë më moderne që është në treg.

Kjo kompani ka fituar besimin e projekteve në shumicën e qyteteve të Kosovës, si Rahovec, Pejë, Prizren, Vushtrri, e së fundmi edhe në Komunën e Mitrovicës.

Por, “G&M Stone” ka tregun kryesor të shitjes për eksport në shtetet e Evropës, si Zvicër, Gjermani dhe Itali.

Për më shumë info:

  • Tel/Viber: +383 49552700
  • Email: [email protected]
  • Facebook: Granta Stones
  • Instagram: granta_stones

Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Hidroregjioni Jugor”: Sot mungesë të ujit në ‘Arbanë’, ‘Bajram Curr’, Landovicë dhe Vlashnje

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për disa zona në Prizren si rezultat i një defekti të paraqitur në gypin Ø300mm AC në rrugën Tirana.

Zona të prekura nga mungesa e ujit janë:

Lagjja Arbana
Lagjja Bajram Curri
Fshati Vlashnje
Fshati Landovicë

Për të riparuar defektin dhe rikthyer furnizimin e rregullt me ujë, kompania po punon intensivisht për sanimin e defektit.

Ekipet e shërbimit janë në terren dhe pritet që procesi i riparimit të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ansambli ‘Deçani’ fitues të Festivalit të Folklorit `Oda e Llapushës`

0

Ansambli “Deçani” nga Deçani ka rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e nëntë të Festivalit të Folklorit “Oda e Llapushës”.

Në këtë garë prestigjioze, ku morën pjesë mbi 30 grupe dhe rapsodë, ky ansambël spikati me performancën e tij të jashtëzakonshme. Juria profesionale, e përbërë nga Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Adem Zejnullahu dhe Prof. Dr. Haki Mulliqi, e cilësoi ansamblin “Deçani” si më të mirin e festivalit, duke i akorduar çmimin kryesor.

Çmimin për fituesin e festivalit e ndau kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nën kujdesjen e të cilit edhe është mbajtur festivali.

Juria vlerësoi festivalin si një ndër më të mirët në nivel kombëtar për ruajtjen dhe kultivimin e folklorit, dhe shprehu mirënjohje për këshillin organizativ të festivalit për përpjekjet e tyre të vyera.

Në fjalimin e tij, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë, Fitim Shala, përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit. Ai theksoi se qëllimi kryesor i festivalit është ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore dhe tradicionale shqiptare, duke vlerësuar folklorin si një pasuri të madhe kulturore të popullit shqiptar.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë disa çmime të tjera të rëndësishme, duke përfshirë çmimin e diasporës, grupi më i kompletuar, çmimin e publikut, çmimin e karrierës, dhe çmimin “Beqir Gashi” për debutantin e festivalit. Gjithashtu, u ndanë çmimi i veteranit dhe tri çmimet e para që mbajnë emrin e kolosëve të folklorit “Salih e Feriz Krasniqi”.

Gresa Bakaraçi garon sërish

0

Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish sot (e shtunë).

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe. Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale.

Garat e ‘repasazhit’ apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog dhe Totaj vizitojnë muralin e ri që përshkruan trashëgiminë kulturore të Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizituan muralin e sapo përfunduar nga artistët e Prizrenit, i cili pasqyron trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit.

Murali, i punuar nën udhëheqjen e artistit Hasan Thaqi, është realizuar si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës 2024 dhe ndodhet përgjatë murit të Lumbardhit, pranë urës së Arastës.

Gjatë vizitës, Totaj shprehu kënaqësinë e tij për bisedën me artistët rreth procesit të punës dhe konceptit interesant të kësaj vepre artistike, duke theksuar rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore përmes artit publik.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gresa Bakraçi eliminohet nga Olimpiada

0

Atletja jonë, Gresa Bakraçi ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Gresa Bakraçi debutoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku në disiplinën e 800 metrave në atletikë, ajo zuri vendin e fundit, respektivisht të tetin, para rreth 80 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Saint Dennis”.

Atletja jonë përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.

Kujtojmë që disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.

Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024.

Nënshkruhen kontratat për rrugën Prizren-Tetovë, OShP-ja e kthen në rivlerësim njërin nga Lotet

0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Aliu bëri të ditur se këtë të premte janë nënshkruar kontratat për Lot 1 dhe Lot 3, të cilat bashkë kanë vlerë mbi 18 milionë euro.

“Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro”.

“Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Ai, po ashtu bëri të ditur se Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në rivlerësim Lotin 2, gjë për të cilin, Aliu nuk dha detaje se pse është bërë një gjë e tillë

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon ndërtimi i rrugëve fushore në fshatin Zhur

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren ka nisur një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në rajonin e fshatit Zhur.

Ky projekt përfshin ndërtimin e rrugëve fushore me gjatësi totale prej 1.300 metrash, një hap i madh për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e aktiviteteteve ekonomike në zonat rurale.

Këto rrugë do të ofrojnë një akses më të lehtë për fermerët dhe do të ndihmojnë në transportin më efikas të produkteve bujqësore, duke kontribuar në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të sektorit bujqësor.

Po ashtu, ndërtimi i këtyre rrugëve do të hapë mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve të tjera ekonomike, duke nënkuptuar rritje ekonomike dhe mundësi të reja për punësim në zonat rurale të Komunës së Prizrenit.