Home Blog Page 984

Defekti në gyp ndalon furnizimin me ujë për disa lagje e fshatra të Prizrenit, “Hidroregjioni Jugor” has në vështirësi për sanimin e prishjes

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e defektit në një gyp është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit si dhe vendbanime tjera. Ndërkohë në terren është hasur në vështirësi edhe sa i përket sanimit të defektit dhe kompania është angazhuar që shpërndarja e ujit për banorët e këtyre pjesëve të bëhet me autocisternë.

Në njoftim thuhet se “Hidroregjioni Jugor” është informuar nga një konsumator për një rrjedhje të ujit në gypin furnizues në rrugën “Tirana”.

Tutje sqarohen edhe vështirësitë e hasura në terren për sanimin e prishjes.

“Gjatë ndërhyrjes, është gropuar vendndodhja e defektit dhe është konstatuar se ky defekt ndodhet poshtë bazamentit të një objekti komercial. Pas shumë përpjekjeve për sanimin e defektit, jemi përballur me vështirësi në sigurimin e vendit të punës, ku rrezikohet shembja e objektit, e cila mund të ketë pasoja fatale. Menjëherë kemi informuar ekipet e emergjencave dhe inspektoratin komunal, të cilët, pas verifikimit të vendit dhe situatës, na kanë urdhëruar zyrtarisht që të ndërpriten punimet për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se po shqyrtohen mundësitë për dislokimin e përkohshëm të këtij gypi, dhe si veprim tjetër të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë.

“Me qëllim të rikthimit të furnizimit normal për konsumatorët e prekur nga kjo situatë, jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për dislokimin e përkohshëm të gypit furnizues Ø 350mm. Deri në përfundimin e këtij dislokimi, kemi angazhuar që menjëherë të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kolona në dalje të pikave kufitare, Merdarë deri në 40 minuta

0

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosovëa nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 40 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona në dale është deri 150 metra, teksa pritjet për të hyrë nëpërmjet këtij pikëkalim kufitar janë deri në dhjetë minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, ndërsa për të dalë deri në 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Gjendja e rrugeve ne pika kufitare

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i ndryshueshëm sot: Diell, vranësira dhe erë e fortë

0

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell, vranësira dhe erë e fortë.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat maksimale do të shkojnë prej 27 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Interesim i madh për të parë filmat e `Dokufestit`

0

Për natën e dytë të edicionit të 23 të “Dokufestit”, deri në orën 15 të pasdites janë shitur 1000 bileta.

Filmdashësit nga vende të ndryshme të botës vazhdojnë të vijnë në Prizren, për të përcjellë rrjedhën e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër që nisi më 2 gusht.

Në Dokushop, ka interesim të madh të filmdashësve të huaj dhe vendor për t`u pajisur me bileta të filmave që po shfaqen në kinematë e këtij edicioni.

“Sot është dita e tretë që Dokushop është i hapur, interesimi është i madh për filma, sidomos të atyre internacional, filmi që ka interesim më shumë gjatë ditës së sotme është filmi Skrebëll… bashk me edicionin e performancës mbrëmë ka bileta të shitura për mbi 1000 persona”, ka thënë Enis Shkurti – Koordinator i Dokushop.

Producentja e festivalit, Alba Çakalli, tha se në natën e dytë të Dokufestit është paraparë një program i larmishëm i kombinuar me filma dhe muzikë.

“Sonte fillojmë programin e filmave të shkurtër, kemi disa kategori të filmave që do të shfaqen në kinema të hapura, gjithashtu në orën 5 fillon episodi i parë i “DokuToks” që mbahet tek Shani Efendia, ndërsa natën është edhe performanca e “Forti sevën soll” që mbahet në kuadër të “DokuNights” që do të vazhdojë edhe netët në vijim”

Edicioni i 23 i festivalit DokuFest nisi dje dhe do të vazhdojë deri më 10 gusht. Në tetë kinematë, 5 të hapura dhe tri të mbyllura, do të shfaqen 250 filma të përzgjedhur nga 3 mijë aplikime nga mbarë bota. 103 prej tyre janë në garë në tetë kategori garuese./rtk/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tetë qytetarë dyshohen se janë helmuar në Prizren, mbyllet një restorant

0

Tetë persona dyshohet se janë helmuar të dielën (28.07.2024) në një restorant në qendër të Prizrenit. Me të marrë informacionin Inspektorati Regjional i Prizrenit doli në terren dhe pas inspektimeve të bëra në këtë lokal vendosi që ta mbyllë deri në marrjen e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

“Ju njoftojmë se Inspektori Regjional i Prizrenit me të marrë informatën se në lokalin në fjalë dyshohet se tetë persona janë të hospitalizuar ka dalë në teren për inspektim dhe ka mbyll lokalin në fjalë deri në daljen e rezultateve nga IKShPK-së”, thuhet në përgjigje e Inspektoratit.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Në anën tjetër, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thotë se kanë bashkëpunuar me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të njëjtët janë angazhuar në marrjen e strishove nga higjiena personale dhe ambienteve të punës, mirëpo në sqarim thuhet se gjatë inspektimit kanë hasur në rezistencë nga subjekti në fjalë dhe si pasojë e kësaj ekipi veterinar është tërhequr.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Inspektori sanitar është angazhuar në marrjen e strishove nga higjiena personale dhe ambienteve të punës, kurse inspektorët veterinar të bëjnë mostrimin e produkteve ushqimore. Fillimisht strishot janë marrë nga ana e inspektorit sanitar, kurse me të filluar te marrja e mostrave të produkteve inspektorët kanë hasur në rezistencë verbale nga ana e subjektit ku me këtë rast është tërhequr ekipi veterinar”, thuhet në përgjigje.

“Më pastaj është krijuar ekip tjetër inspektuese e udhëhequr nga koordinatori i Zyrës se AUV-së Prizren. Gjatë procedurës mostruese janë marrë 4 mostra të produkteve të mishit (pleskavic, qebap, qofte dhe mish i bardhë pule) të pafërguara dhe 2 mostra të sosrave. Gjatë kohës se kryerjes së inspektimit kemi pasur rezultate të analizave të koprokulturës së pacientëve”, thuhet tutje.

Tutje, thuhet se AUV është në pritje të rezultateve laboratorike të mostrave dhe varësisht nga gjetjet do të ndërmerren veprimet sipas procedurës ligjore.

Në anën tjetër, në një përgjigje të spitalit të Prizrenit, dhënë për “Betimi për Drejtësi” të enjtën thuhet se tetë pacientët e helmuar pas kontrollit të bërë janë lëshuar për në shtëpi.

“Betimi për Drejtësi” ka thirr në numrat e telefonit të restorantit të mbyllur dhe i ka dërguar pyetjet edhe përmes mesazheve, por deri në momentin kur po publikohet ky tekst, të shtunën, nuk kanë kthyer përgjigje./BetimipërDrejtësi/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vitia: 104 specializantë fillojnë shkollimin në institucionet publike

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka filluar shkollimin specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik.

Po fillon shkollimi specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale.” – ka shkruar Vitia.

Ai tutje ka thënë se në lidhje me këtë konkurs për herë të parë janë vendosur kritere dhe rregulla të reja.

Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur. Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve. Këto ndryshime synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private. Vazhdojmë me pregatitjet për konkursin e ardhshmëm.” – ka thënë Vitia.

Moti ndërron në Prizren: Reshje shiu dhe rënie temperaturash pas javës së nxehtë

0

Në Prizren të shtunën ka ndërruar moti pas një jave të nxehtë. Reshjet e shiut dhe moti me vranësira kanë zëvendësuar ditët me diell.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshje të herëpashershme shiu priten gjatë gjithë ditës.

Temperatura e ajrit ka rënë për 5 gradë Celsius, duke sjellë një freskim të dukshëm në qytet.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gresa Bakraçi i përfundon garat, renditet e 35-ta

0

Atletja Gresa Bakraçi, e ka përfunduar rundin e dytë të garave të njohur si “repasazh”, në 800 metra distancë.

Bakraçi u rendit e 35-ta në total.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik, ajo u skualifikua pas disa minutash për dalje nga korsia.

Atletja ishte garuesja e fundit për Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hana Beiqi eliminohet nga ‘Paris 2024’

0

Notarja e Kosovës, Hana Beiqi është renditur në vendin e fundit në disiplinën 50 m stil i lirë.

Garuesja jonë në një konkurrencë të fortë garën e ka kaluar për kohën 27.34 derisa e para në cak arriti Elizaveta Pecherskih për kohën 26.26.

Notarja e cila është më e reja në garat e notit, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fluks i lartë udhëtarësh në Morinë, destinacioni kryesor mbetet bregdeti

0

Fillimi i muajit gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin.

Të ardhur nga Gjermania e shumë vende të tjera, shqiptarët e Kosovës janë besnikë të bregdetit shqiptar. Kalojnë shtete të shumta, por destinacioni kryesor mbetet Shqipëria.

“Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim,” thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.

“Kam dëgjuar për plazhet në Shqipëri. Vij për herë të parë. Jam nisur drejt Vlorës e shpresoj të më pëlqejë siç e kam parë në video dhe foto,” thotë një turist i huaj.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 32 mijë shtetas.