18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

10 hapat fillestarë për ndaljen e ikjes së të rinjve, sipas Ramadanit

Burim Ramadani AAKSekretari i AAK-së, Burim Ramadani përmes një statusi në Facebook ka renditur 10 hapa të cilët sipas tij do të ndalonin ikjen e të rinjve.

Ato janë si vijon:

Paramendojeni, po t’i bjerë ndërmend Qeverisë që të rinjtë po ikin nga Kosova!

Sigurisht se do të fillonin të mendojnë çka të bëjnë!

Për shembull, Fondi i Kursimit:

1. Të zvogëlojnë menjëherë numrin e Ministrave gjysëm për gjysëm.

2. Të mos caktojnë më shumë se një zv/ministër nëpër Ministritë

3. Të kursejnë të paktën rreth 1 milion euro vetëm nga pagat, drekat e darkat e tyre.

4. Të themelojnë Fondin e Kursimit Qeveritar

5. Të fillojnë shpërndatjen menjëherë, në javën e parë të janarit 2015, të këtij fondi të kursimeve.

6. Më 10 janar 2015, mund të shpërndahen rundi i parë prej rreth 1 milion eurosh për idetë kreative biznesore (vetëpunësuese) të të rinjve.

7. Të paktën 200 të rinj me ide kreative biznesore vetëpunësuese fo të mund të fitonin grante prej rreth 5000 eurosh.

8. Rundi i dytë do të ishte edhe më i fuqishëm në mars 2015.

9. Gjatë tërë vitit 2015, vetëm duke ulur shpenzimet e kota, Qeveria e Kosovës mund të kursejë me dhjetëra miliona euro.

10. Këto dhjetëra miliona euro do të shpërdaheshin në mbështetje të ideve biznesore vetëpunësuese të të rinjve.

Pra, apelet e qeveritarëve nuk e ndalin ikjen nga Kosova. Ikjen e ndalë ndryshimi i mënyrës së qeverisjes.

Qeveria duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo qytetarët Qeverisë!

Por, po duket që Qeveria ende nuk ka dëgjuar se njerëzit po ikin!

Fatkeqësisht!

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Lajmet e Fundit