11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Të hënën shpallen fituesit e fotografive të monumenteve kombëtare

Fotografi te monumenteveInstituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve do të prezantojë tridhjetë punimet më të mira, nga gjithsej 1,200 të dërguara nga të dy vendet, si dhe të shpërblejë kontribuesit për dhjetë vendet e para.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ekspozitë në të cilën do të prezantohen punime të përzgjedhura të garës një mujore të fotografive të Monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë ‘Wiki Loves Monuments’. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumeteve, Alban Bakija.

Gara është pjesë e iniciativës ndërkombëtare ‘Wiki Loves Monuments’ e cila organizohet çdo vit nga Wikimedia, dhe në të cilën bëhet thirrje për vullnetarë nga e gjithë bota që të paraqesin fotografi të monumenteve të cilat do të mund të përdoren lirshëm në Wikipedia dhe platforma tjera.

Në Kosovë, oraganizimi I kësaj gare u bë nga FLOSSK – organizatë për promovim të qasjes së lire në kulturë, me mbështetje të MKRS – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

“IKMM, do të prezantojë tridhjetë punimet më të mira, nga gjithsej 1,200 të dërguara nga të dy vendet, si dhe të shpërblejë kontribuesit për dhjetë vendet e para” ka njoftuar drejtori i këtij instituti, Alban Bakija, përcjell Kultplus.

Hapja e ekspozitës dhe shpërndarja e çmimeve bëhet më 22 dhjetor 2014 me fillim në orën 14:00, në objektin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 janar, 2015.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit