16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kuvendi i Prizrenit, tejkaloi parashikimet e punës

Kujtim GashiKryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi është i kënaqur me punën që është bërë gjatë vitit 2014. Ai thotë se gjatë këtij viti, Kuvendi në Prizren, ka mbajtur 13 mbledhje.

“Duke marrë parasysh se viti 2014, ka qenë viti i parë i kësaj përbërje të Kuvendit, dhe përkundër faktit që kemi pasur disa probleme në fillim rreth konstituivit të organeve dhe trupave tjerë, Kuvendi i Komunës me përgjegjshmërinë më të madhe i ka kryer të gjitha obligimet e saja ligjore”, thotë Gashi.

Sipas tij, Kuvendi Komunal në Prizren, ka tejkaluar agjendën e paraparë për vitin 2014-të.

“Nga 10 mbledhje të parapara kemi mbajtur 13 mbledhje”, tregon Gashi për “PrizrenPress”

“Jemi i vetmi kuvend, i cili i kemi të gjitha vendimet e konfirmuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si vendime te cilat janë marrë duke respektuar ligjet e Republikës së Kosovës”.

“Nëse marrim parasysh përbërjen e Kuvendit, shumica e anëtarëve janë për herë të parë këshilltar, ndoshta edhe pa ndonjë përvojë për të luajtur rolin e kuvendarit, por ne jemi munduar gjatë gjithë kohës t’i respektojmë procedurat, rregulloren e punës, statutin e Komunës, ligjet në fuqi, dhe kur këto janë tejkaluar shpeshherë me vetëdijen e kuvendarëve, unë kam reaguar”.

“Nuk kam reagur për ndonjë tendencë, sepse për mua Kuvendi është një tërësi. Nuk i shoh kuvendarët si pozitë ose opozitë,prandaj i falënderoj nga zemra për kontributin e tyre gjatë këtij viti që po e lëmë pas”, shprehet Gashi.

Kryesuesi Gashi, po ashtu vlerëson edhe angazhimin e opozitës.

“Rolin e opozitës e respektoj jashtëzakonisht shumë, përkundër faktit që kjo përbërje 70 për qind është për herë të parë në kuvend, dhe sigurisht që ende ka nevojë për përvojë dhe për modalitetin e të bërit opozitë”.

“Megjithatë, në masë të madhe opozita është munduar ta ngrit zërin në çeshtje të rëndësishme, dhe ta mbikëqyr punën e Ekzekutivit”.

“Veprimet e opozitës kanë qenë konstruktive dhe bashkëpunuese me mua, me qellim të arritjes së objektivave të KK-së.”

Gashi tregon se Kuvendi Komunal i Prizrenit është në finalizim të Planit të Punës për vitin 2015-të.

“Kemi bashkëpunuar në këtë plan edhe me shoqërinë civile edhe me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, që përbëhet nga të gjitha partitë politike”.

“Jemi duke planifikuat që në vitin 2015-të, të realizojmë një pako trajnuese për anëtarët e Kuvendit. Po ashtu do të mundohemi në përpikëmëri ta implementojmë agjendën e Kuvendit, duke pasur gjithmonë prioritet interesin e qytetarëve të Komunës sonë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit