11-vjeçarja përfundon me traktor në kulmin e shtëpisë, shpëton pa as lëndimin më të vogël

Një vajzë 11-vjeçe nga St Veit an der Glan në Austri, i ka shpëtuar vdekjes për një “fije floku”, kur me traktor “fluturoi” dhe përfundoi në kulmin e një shtëpie.

Siç raporton Kronen Zeitung, vajza kishte për qëllim të ndihmojë prindërit, duke u ulur në kabinën e traktorit në një fushë të gjelbëruar.

Në një moment traktori kishte filluar të lëviz nga një kodër dhe përfundoi në kulmin e shtëpisë. Mediat austriake raportojnë se incidenti ka ndodhur më 2 qershor, kurse traktori fillimisht kishte thyer rrethojën e oborrit dhe më pas kishte përfunduar në kulm.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, prindërit i kishin telefonuar helikopterit të ekipeve të shpëtimit nga frika se mund të ketë pësuar lëndime trupore – ku menjëherë është dërguar në spitalin e Klagenfurtit.

Atje mjekët konstatuan se vajza nuk është lënduar dhe se as gërvishtjen më të vogël nuk e ka në trup. E traktori është larguar nga kulmi me një vinç, ku dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit