12 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 462 raste të reja.

Rezultatet e reja janë nxjerrë nga testimi i 1314 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në raportin e së dielës, për 24 orë kanë vdekur 12 persona nga komunat Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç).

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Lajmet e Fundit