15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

13 të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 13 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar 562 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 761
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç)

Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.041.

Më Shumë

Rahoveci 029 triumfon në Gjakovë, mposht Vëllaznimin

Rahoveci 029 ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Gjakovë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 86:70, raporton PrizrenPress. Skuadra nga Rahoveci dominoi gjatë gjithë takimit,...

Liria uron Bashkimin për ndeshjen historike evropiane

FC Liria i uron suksese klubit të basketbollit KB Bashkimi në ndeshjen historike të sotme, në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup. "Kjo është...

Lajmet e Fundit