13.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

15 shtete lobojnë për në UNESCO

Është një grup prej 15 shteteve që po punojnë ngushtë me Prishtinën zyrtare, që Republika e Kosovës të anëtarësohet në UNESCO. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili pranon se në mesin e këtyre shteteve janë edhe ato të Quint-it dhe disa shtete më të fuqishme nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika.

Në një intervistë dhënë “Zërit”, Selimi thotë se faza e parë kaluese është tetori i këtij viti, kur do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, ku shumica duhet të votojnë “Pro” Kosovës, që më pas në muajin nëntor të votohet në Konferencën e Përgjithshme që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Por, hendikep për Kosovën, sipas Selimit, është mospjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka hequr dorë nga vota e saj në Konferencën e Përgjithshme. Sidoqoftë, Selimi, bën të ditur se Kosova ka tetë muaj që po lobon me delegacione të ndryshme, prej të cilave 195 i ka kontaktuar.

Përfitimet janë praktike dhe politike

Zëri: Cilat janë përfitimet e Kosovës pas anëtarësimit në UNESCO?

Selimi: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka përfitime praktike dhe politike. Ato praktike projektohen në benefite direkte në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, pjesëmarrje në programe, investime në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Përfitimet politike janë se Kosova anëtarësohet në Agjencinë e OKB-së, ku ka votë të barabartë me të gjitha shtetet tjera dhe ku bëhet automatikisht edhe pjesë e konventave të ndryshme të OKB-së.

Më Shumë

Botohet libri i Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

Ky studim është bërë në 25-vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që mundësoi çlirimin dhe më vonë...

Nisma Socialdemokrate çel zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar sonte hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prizren, me një tubim publik në Kejin e Shatërvanit, ku morën pjesë qytetarë...

Lajmet e Fundit