11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Konfirmohen përçarjet në koalicion

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, të enjten i kanë konfirmuar mosmarrëveshjet në bashkëqeverisje. Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se koalicioni i madh është lëkundur për shkak të largimit të kuadrove të PDK-së nga pozicionet e larta shtetërore nga ana e disa ministrave të LDK-së në Qeveri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, por, siç ka thënë ai, me disa vërejtje, duke e konfirmuar raportimin e “Zërit” për largimin e njerëzve të PDK-së nga ministritë që drejtohen nga LDK-ja.

“Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit