12.3 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

15 vjeçari kosovar që luan në Kroaci: Dëshiroj që një ditë të luajë për “Dardanët”

Norik Binçe është vetëm 15-vjeçar. Ai është i gjatë 195 cm dhe luan si alo. Edhe pse vetëm 15-vjeçar ai ka depërtuar shumë shpejt dhe luan me sukses në Kroaci.“Jam pjesë e Cibonës në Kroaci, ku luaj për U17. Më herët kam qenë pjesë e skuadrës Joker, ku jam stërvitur me trajnerin Jadran Vujaçiq. Por, në fillim të janarit pres t’i bashkohem skuadrës KK Zadar. Deri më tani jam shumë i kënaqur, por sigurisht se pres shumë në të ardhmen”, ka thënë Noriku për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka katër vite që ka filluar të luajë basketboll. “Në Mal të Zi jam rritur shumë, ku pastaj kam depërtuar në Cibonë dhe më pas në Zadar. Kam luajtur në M Junior, pastaj te Prishtina e Re, nga mosha 11-vjeçare”, shprehet 15-vjeçari.

Dëshira e tij është që një ditë të luajë për Dardanët. “Kam pasaportë të Kosovës dhe të Kroacisë dhe jam duke shikuar për të ardhmen. Në të ardhmen sigurisht se do të doja të luaja për Kosovën, por për momentin ende nuk kam vendosur. Jam i fokusuar në skuadrën kroate”, thekson Norik Binçe.

Ëndrra e tij e madhe është “Të luaj në Eurocupe ose në Euroligë, e më pas në Champions League. Por, më pret një punë e madhe për të realizuar ëndrrën. Jam vetëm 15-vjeçar dhe duhet shumë punë për suksese”, përfundoi Norik Binçe.

Më Shumë

Nderohet jeta dhe vepra e mjekut, Kujtim Bakiqi

Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) "Nexhip Berisha" në Prizren, u mbajt sot një mbledhje komemorative në nderim të dr. Kujtim...

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe parafillore në shkollën “Abdyl Frashëri” të Prizrenit

Drejtori i shkollës  “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Xh. Flugaj, ka njoftuar se prej datës 15 maj deri më 15 qershor 2025, fillon  regjistrimi...

Lajmet e Fundit