8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

15 vjeçarja që u raportua e zhdukur s’është gjetur, familja vazhdon ta kërkojë

15 vjeçarja nga Prizreni, Gentiana Mustafa, e cila është raportuar si e zhdukur nuk është gjetur akoma.

Familjarët e saj i kanë thënë Klan Kosovës se janë akoma duke e kërkuar atë, derisa kanë bërë thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për të bijën e tyre t’i lajmërojnë.

Gentiana Mustafa nga Prizreni, që nga dita e premte, nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Në mëngjesin e të premtes ajo u nis për në shkollë, por nga mësuesi u lajmërua se kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.

Vetëm pas 24 orëve, 15 vjeçarja iu drejtua të ëmës me një mesazh ku i tha se është mirë dhe që të mos ta kërkojnë më.

Nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

Baba i 15 vjeçares ka deklaruar se e kanë raportuar rastin edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

Familjarët kanë kërkuar nga të gjithë ata që dinë diçka më shumë për vajzën e tyre t’i lajmërojnë në numrat e telefonit: 044 316 673 ose 044 191 743.

Më Shumë

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Lajmet e Fundit