Suhareka bëhet me katalog turistik

Për herë të parë, qyteti i Suharekës u bë me katalog turistik. Në të përfshihen vende arkeologjike, historike e kulturore.
Rëndësia e këtij katalogu nga historianët e kohës së vjetër çmohet lart. Është një ndër objektet më të rëndësishme në Suharekë.

E tashmë Muzeu është pjesë e katalogut turistik të këtij qyteti.

Ndërsa ky katalog mbledhë edhe vende të tjera arkeologjike e historiko-kulturore të Suharekës.

E gjithë këto i ka bërë bashkë për herë të parë në një vend Faton Morina me bashkëpunëtorë.

“Duke ditur se mungon katalogu turistik për komunën e Suharekës, kemi aplikuar në një projekt të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ne kemi bërë dy kataloge turistike, njërin në nivel komunal dhe tjetrin në nivel të qytetit. Në katalog turistik e kemi bërë një ndërthurje të monumenteve duke filluar prej tyre arkeologjike pastaj atyre me vlera kulturo-historike dhe së fundmi kemi paraqitur aty edhe ngjarjet apo aktivitetet kulturore që ndodhin në qytetin e Suharekës”, thotë Morina.

Ndërsa janë qindra kataloge që do të shpërndahen nëpër qytet.

“Janë mbi 500 kopje të formatit A3 ku janë të paraqitura në njërën anë katalogu i qytetit, në anën tjetër katalogu i komunës së Suharekës e cila do t’i ndajë në organizimet që do t’i mbajë”, shprehet Morina.

Të gjithë këtë e sheh pozitive historiani i kohës së vjetër, Fadil Bytyçi.

“Normalisht që ka rëndësi shumë të madhe sepse qasja ndaj trashëgimisë kulturore e përcakton edhe shkallën e civilizimit të një shoqërie. E deri më sot diçka të tillë nuk ka pas në komunën e Suharekës, edhe pse komuna e Suharekës është e mbushur me monumente kulturo-historike”, shprehet historiani Bytyqi.

Përveç këtyre, në katalogun turistik të komunës të Suharekës janë Hisari në Kastërc, Kulla e Ramë Bllacës, Tuma Ilire, Maja e Bajrakut e të tjerë./Tëvë1

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit