19.8 C
Prizren
E enjte, 20 Qershor, 2024

Fatmir Limaj nderohet në Parlamentin e Shqipërisë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80 vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe Shoqatës Patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vitesh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.

“Edhe për kundër gjithë këtyre vuajtjeve që ka përjetuar popullata çame, ajo gjeti forcën për tu përballur dhe për ti mbijetuar gjithë asaj shfarosje në masë, dhe është për tu admiruar që çamët fisnik për asnjë moment nuk heshtën, por vazhduar pa rreshtuar së kërkuari drejtësi, dhe që me besim presin që në të ardhmen e afërt të triumfojnë”, tha kryetari Limaj.

Pas kësaj, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, mirënjohje që në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë, ju nda nga deputeti Shpëtim Idrizi, politikani shqiptar që në vazhdimësi angazhohet në mbrojtje të të drejtave të çamëve dhe çështjes çame në përgjithësi.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Mamusha do të bëhet me Qendër Kulturore Rinore me vlerë 1.7 milion euro

Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Mamushës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i Qendrës Kulturore Rinore në Mamushë”. Projekti...

Shorti i vështirë për Llapin në Ligën e Evropës

Nënkampioni i Kosovës, Llapi e ka mësuar kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Evropës. Skuadra e drejtuar do të përballet me skuadrën...

Lajmet e Fundit