22.8 C
Prizren
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Projekti i bashkëfinancuar i mbjelljes së boronicës në Prizren: 2.4 hektarë të mbjella me sukses

Projekti i bashkëfinancuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për mbjelljen e boronicës po vazhdon me sukses në territorin e Komunës së Prizrenit. Deri më tani, janë mbjellë 2.4 hektarë me këtë lloj bime në gjithë territorin komunal.

Ky projekt synon të nxisë zhvillimin ekonomik rural duke promovuar kultivimin e bimëve të imëta, të cilat kanë treg potencial të lartë për eksport dhe përmirësimin e të ardhurave për fermerët lokalë. Drejtoria e Bujqësisë ka bashkëpunuar ngushtë me fermerët, duke ofruar mbështetje teknike dhe financiare për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e prodhimit.

Fermerët që marrin pjesë në këtë projekt kanë shprehur kënaqësinë e tyre për përkrahjen e marrë dhe për rezultatet e arritura deri më tani.

Ky projekt është pjesë e strategjisë më të gjerë të Komunës së Prizrenit për të nxitur zhvillimin rural dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale përmes nxitjes së inovacionit dhe diversifikimit të aktiviteteve bujqësore.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve lokale të shiut. Gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet të...

Kurti i gëzuar që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios “Kosova e Lirë”, tani është nën përkujdesjen...

Lajmet e Fundit