1.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Rexhep Qosja kandidat i opozitës për president?

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga një kandidat i fortë për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen.

Kjo nëse Rexhep Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në kierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD-në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.

Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 2014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Mbase për këto qëndrime, opozita ka vendosur t’i bëjë atij ofertë serioze për postin e presidentit. /Klan Kosova

Më Shumë

Mbi 200 mijë punëtorë të sektorit privat kanë emigruar gjatë katër viteve

Punëtorët në sektorin privat dhe publik janë përballur me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2025, si pasojë e mosformimit...

Liria prezanton Muhamed Useinin

Liria e Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini, i cili i bashkohet klubit pas angazhimit të fundit te Llapi. Useini ka një...

Lajmet e Fundit