Në Saraj, u vendos përmendorja e Isa Boletinit

Në komunën e Sarajit të Maqedonisë, në Sheshin e Flamurit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini.

Vendosja e kësaj përmendoreje erdhi me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores së gjyshit të tij tha se tani Shkupi është shumë më afër Kosovës.

Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u realizua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani. Për këtë projekt, i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denar, ndërsa kontribut simbolik kanë dhënë edhe vetë qytetarët shqiptar të kësaj komune. Gjatë këtij manifestimi u ngrit edhe një flamur gjigand kombëtar në afërsi të këtij sheshi.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit