-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Malishevës

Sot në Malishevë, është përkujtuar 26 vjetori i “Masakrës së Malishevës”, ku mbetën të vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu.

Kjo ngjarje, është shënuar me nderime dhe homazhe në vendin e vrasjes dhe në varrezat e të vrarëve. Përveç familjarëve, nderime dhe homazhe kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, të shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, forcat policore serbe, pa mëshirshëm kanë hapur zjarr mbi popullatën, që në mesditën e asaj date, gjendeshin në Malishevë, dhe me këtë rast janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe janë plagosur njëmbëdhjetë persona të tjerë, kurse janë rrahur e maltretuar edhe shumë qytetarët të kësaj komune.

Kjo ngjarje, përveç që njihet si “Masakra e Malishevës”, në historinë e re të Kosovës, njihet edhe si reagimi i parë institucional, pasi udhëheqja e asaj kohe e Komunës së Malishevës, me në krye ish kryetarin Daut Krasniqi, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva, patën reaguar ashpër, duke kërkuar përgjegjësi nga organet e atëhershme dhe të cilët publikisht, këtë ngjarje, e cilësuan si krim kundër njerëzimit. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të...

Bora fiton çerekfinalen e parë

Bora fitoi çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Rahoveci 029 me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18). Çereku i parë ishte kryesisht i...

Lajmet e Fundit