30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Poezitë e Shehut botohen edhe në SHBA

Shkrimtari i njohur Fahredin Shehu ka shënuar edhe një sukses të radhës në krijimtarinë e tij.

Para disa ditësh atij i janë botuar disa poezi në SHBA, konkretisht në Antologjinë për Dashuri, “Poetry Pose 2016”, e cila mbledh rreth vetes autorë nga Amerika dhe vende të ndryshme të botës.

Ka kohë që Shtëpia Botuese “Inner Child Press” i ka ofruar shkrimtarit Shehu, hapësirë dhe bashkëpunim. E njëjta shtëpi botuese, më herët Shehut ia kishte botuar dy libra: “Pleroma’s dew” apo “Vesa e gjithçkasë” në vitin 2012 dhe “Maelstrom Four Scrolls of an Ilyrian Sage” apo “Vorbulli, katër pergamene të dijetarit Ilir” në vitin 2014.

Shkrimtari i njohur Fahredin Shehu ka lindur në Rahovec në vitin 1972. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale.

Vazhdon studimet postdiplomike në letërsi. Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual.

Shehu shkruan vështrime estetike për artin pamor. Ai është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka funksionuar si hulumtues i pavarur shkencor në fushën e trashëgimisë shpirtërore botërore dhe estetikës sakrale.

Shehu deri më tani i ka të botuar 16 vepra. Veprat e tij janë të përkthyera në më se 20 gjuhë të huaja.

Shkrimtari Shehu është edhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë.

Më Shumë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Lajmet e Fundit