25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

‘Goditjet’ e Hatim Baxhakut

Deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku, që ishte në mesin e 5 deputetëve të kësaj partie që nuk mori pjesë në seancën në të cilën Hashim Thaçi u zgjedh president i Kosovës, ka reaguar ndaj lajmit se në mbledhjen e sotme të Isa Mustafës me kryetarë të degëve të partisë është kërkuar ndër të tjerë edhe shkarkimi i tij.

“Drejtuar Gazmend Muhaxheri, Luan Goles, Fadil Gashit dhe atyre që mendojnë njëjtë si ata. Sot në mbledhjen e kryetarëve të degëve të LDK-së me kryetarin z. Isa Mustafa, disa që kanë ndërruar nga disa parti ose kanë ardhur dje në LDK, paskan kërkuar përjashtimin e Hatim Baxhakut nga LDK-ja sepse nuk e paskam përkrahur zgjedhjen e Hashim Thaçit për President”, ka shkruar Baxhaku në Facebook.

Ai ka treguar se është themelues i degës së LDK-së në Dragash, kryetar i nëndegës dhe anëtar i kryesisë që nga themelimi.
“Kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të LDK-së në vitin 1989 të mbajtur në Medresen në Prishtinë. Jam nënkryetar i parë i LDK-së dega në Prizren. Gjithashtu jam veteran i UÇK-së. Dhe tani këta injorantë dhe hipokritë po dashkan të më përjashtojnë nga partia e cila është dhe do të jetë e vetmja deri sa të kam frymë. O Zot i madh mëshirojë”, ka shkruar tutje Baxhaku.

Në fund të postimit të tij në Facebook, ai u është drejtuar anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së, që të ndalin atë që e ka quajtur debat dhe gjuhë përçarëse në komunikimet nëpër rrjetet sociale dhe mendimin dhe veprimin ndryshe për çështje të caktuara të pranohet si vlerë.
“Të ecim përpara së bashku drejt fitoreve të reja të LDK-së për shtetin e Kosovës. Kjo zaten edhe është Rugovizmi dhe filozofia Rugoviane të cilën e kemi përqafuar dhe e kemi në zemër të gjithë ne anëtarët e LDK-së pa përjashtim”, ka thënë Baxhaku.

Lajmi për kërkesën për përjashtimin e pesë deputetëve që nuk votuan sipas marrëveshjes të cilën LDK-ja e kishte nënshkruar me PDK-në, e e cila nënkuptonte që Thaçi të bëhej president, ende nuk është dhënë zyrtarisht. Mediat kanë raportuar se kryetari i degës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i degës së Gjakovës, Luan Gola dhe ai i degës së Klinës, Fadil Gashi kanë kërkuar një gjë e tillë. LDK-ja e as këta të tre nuk e kanë mohuar ende një kërkesë të tillë.

Më Shumë

Luizi e dërgon vajzën në polici

Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se...

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

Lajmet e Fundit