11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Bedri Hoxhaj i kundërpërgjigjet LDK-së në Zhur

Drejtori i shkollës “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur Bedri Hoxhaj është kundërpërgjigjur në reagimin e LDK-së në këtë fshat. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që LDK-ja i ka bërë në drejtim të tij.

Hoxhaj ka sugjeruar LDK-në në Zhur që të merrt me vetveten dhe të qëndrojë larg institucioneve shkollore.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje

Reagojmë njëherit njoftojmë opinjonin dhe vet subjektin LDK. Dega në Zhur lidhur me komunikatën me të cilën hedh akuza në adresë të Drejtorisë së SHFMU. “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, se këto akuza janë të pa qëndrushme, të pa bazëdhe tendencioze që adresohen Drejtorisë së kësaj shkolle. Njoftojmë opinjonin dhe këtë subjekt politik, në lidhje me kërkesën e prindërve të nxënësve të lagjes “Gurishte”, se ne si shkollë gjegjësisht Këshilli Drejtues i Shkollës ka shqyrtua disaher kërkesën e këtyre prindërve dhe ka marr dy vendime. Vendimi i parë mban datën 02.09.2015 drejtuar DKA. në Prizren me kërkesë të siguroj transportin për nx. e lagjes Gurishte të fshatit Zhur. KDSH. ka marr vendim që të participoj nga buxheti i shkollës për ti hequr një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit. Gjithashtu KDSH. në mbledhjen e radhës të mbajtur me datë06.01.2016 sërisht ka shqyrtuar kërkesën e këtyre prindërve dhe ka rikonfirmuar vendimin e saj që të participoj nga buxheti i shkollës për heqjen e një pjese të shpenzimeve të udhëtimit në shumë prej 1000 €. Me datën 08.01.2016 ju kemi drejtuar DKA. dhe kemi kërkuar që edhe DKA. të participo dhe kështu bashkarisht të gjejm zgjidhje të kësaj kërkese.

Pra, ju njoftojmë se ne si shkollë, si KDSH. dhe Drejtoria e shkollës jemi solidarizu dhe kemi nda mjete nga buxheti i shkollës për tu dalë ndihmë në zgjidhjen udhëtimit të këtyre nx. edhe pse ligjërisht nuk kemi patur obligim …dhe jemi ndoshta e vetmja shkollë jo vetëm në Komunën e Prizrenit por edhe në nivel të Republikës së Kosovës që kemi ndar mjete nga buxheti i brendshëm i shkollës për heqje të shpenzimeve të nx. udhëtar. Edhe këtë, bazuar në LIGJIN nr. 04/L-032, LIGJIT PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, jo vetëm si shkollë por as edhe Komuna e Prizrenit nuk është e obliguar ti heq shpenzimet e udhëtimit për nx.( vetëm në raste të veçanta, sipas Ligjit) sepse këta nx. gjenden brenda perimetrit më pak se 4 km . larg nga shkolla në njerën anë, dhe në anën tjetër këta nx. shkollën ma të afërt kanë shkollën e Shkozës në largësi perj 50- 200 e më së largu 300 metra… (Për këtë çashtje kemi edhe vlerësimin e Inspektorjatit të Arsimit)

Sa i përket KONKLUZIONIT të Bordit të Drejtorëve me numër 01/06-7757 të datës 19.01.2016 dhe të zbatimit të këtijë konkluzioni, Drejtoria e shkollës nuk ka të drejtën ligjore të hap tenderin për bartjen e nx. Këtë të drejtë e ka DKA. gjegjësisht Zyra e Prokurimit.(Hapjen, mbyll dhe përcaktimin e fituesit të tenderit) …
Po ta kishim këtë të drejtë ligjore atëher ne mbajmë përgjegjësinë… si KDSH. dhe Drejtori e shkollës.
Ajo që edhe pajtohemi është tejzgjatja e kësajë lënde…
I bëjmë thirrje LDK. Dega në Zhur të merret me punët e veta … dhe të qëndroj larg institucionit shkollor!

Më Shumë

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit