20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me Serbinë, që nga ora 1 e mesnatës. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar pronari i agjencisë së udhëtimit “Zhitia turist”, Gazmend Zhitia.

 

Sipas tij përveç pikës kufitare Kroaci – Serbi, janë të mbyllura edhe pikat e tjera kufitare me Serbinë. Ai shtoi se nuk kanë informacione nga autoritet serbe pse po ndodhe kjo, por që udhëtarët nuk po lejohen të kalojnë nga asnjë pikë kufitare me shtetin serb.

Përveç autobusëve të kësaj linje udhëtimi, të bllokuar kanë mbetur edhe autobus të agjencive “Barileva turist” dhe “Teuta tours”.

Serbia bllokon disa autobusë e vetura të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, flet njëri nga pronarët e kompanisë

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

E njëri nga këto autobus është edhe i Valdet Hoxhës, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.

 

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin.

Këtu jemi diku 10 autobusë që jemi duke shku për Slloveni, Gjermani e Itali. Edhe nga ana e Kroacisë dhe Serbisë ka autobusë që janë të bllokuar. Edhe makina nuk po i lëshojnë, të cilat janë me targa të Gjermanisë e je me dokument të Kosovës nuk po lejojnë me kalu, disa udhëtarë i kanë ndal. Kështu mirë po sillen nuk është që po na bëjnë diçka. Vetëm po thonë kemi urdhër…”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovc’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Lajmet e Fundit