5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

16 refugjatë kosovarë në kombin për 9 veta zihen në Gjermani, 700 euro për person

RefugjatShoferi-trafikant, një kosovar 42 vjeç me qëndrim në Baden-Württemberg, i njohur edhe më parë për policinë, është dërguar një burg të Munihut për hetime

Policia Federale e Rosenheimit fajëson një kosovar se ka trafikuar 16 bashkatdhetarë të tij, duke i vendosur në një kombibus në kushte katastrofale, duke paraqitur rrezik të lartë për jetët e tyre.

Makina e dyshimtë është ndaluar nga Policia në një pikë të autostradës Salzburg-Munih. Brenda saj kanë hasur disa fëmijë, në mesin e tyre madje edhe një foshnjë, të ngujuar në hapësirat në mes të ulëseve të prapme. Ndërsa, disa nga personat ishin ulur edhe në pjesën e bagazhit të kombibusit. Gjithsej nëntë të rritur dhe shtatë fëmijë – këta të fundit pa vende për ulje por të mbajtur në prehër të të rriturve ose në mes të karrigeve – janë gjetur nga policët në këtë automjet të paraparë për më së shumti nëntë persona.

Nga 17 personat e pranishëm, vetëm shoferi kishte leje qëndrimi, gjegjësisht dokumente të rregullta identifikimi në Gjermani, shkruan chimgau24.de duke iu referuar burimeve policore. 16 të tjerët, të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se vetëm për kalimin nga Hungaria në Gjermani janë detyruar të paguajnë nga 700 euro për person.

Pas kryerjes së formaliteteve policore, shumica e 16 personave janë dërguar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve. Ndërsa, tre të rinj (21,24 dhe 26 vjeç) nuk kanë kërkuar azil dhe do ta lëshojnë vendin sërish.

Shoferi-trafikant, një kosovar 42 vjeç me qëndrim në Baden-Württemberg, i njohur edhe më parë për policinë, është dërguar në burgun e Munihut për hetime. /albinfo.ch/

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit