2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

1600 euro për shtëpitë e dëmtuara të Kumanovës

70 mijë euro do të jepen për secilin familjarë të policëve që u vranë gjatë luftimeve në Kumanovë, 13 – 40 mijë euro do të jepen për çdo policë të plagosur, 5 – 10 mijë euro do të jepen për çdo polic i cili mori pjesë në aksion ndërsa, vetëm 1600 euro do të jenë si ndihmë fillestare për familjet me shtëpi të dëmtuara.

Këto shuma janë vendosur mbrëmë gjatë mbajtjes së një mbledhje të Qeverisë së Maqedonisë, e cila vendosi për kompensimin e dëmeve.

Qeveria e Maqedonisë po ashtu ka vendosur që kompensim t’u jap edhe mjekëve që kanë ndihmuar policët e plagosur dhe për ta do të shkojë si kompensim një rrogë e plotë.

Mediat në Maqedoni raportojnë se për shtëpitë e djegura dhe të dëmtuara është formuar një komision i cili do të vlerësoj 100 përqind të dëmeve.

Ndërsa për ato familje që kanë mbetur pa strehë është vendosur që t’i sigurohet strehim gjatë kohës deri sa të kryhet sanimi dhe ndërtimi i shtëpive të tyre, ose do të marrin kompensime financiare për pagesën e qirasë

Më Shumë

Derbi në Prizren

Spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren, kësaj radhe me derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës. Bashkimi - GO+ Peja është sfida kryesore e...

Çikat e Bashkimit kërkojnë sërish trofeun e Kupës

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për femra. Peja 03 dominoi ndaj United Basketball, duke triumfuar bindshëm...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit