14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Gjykata Speciale heton krimet janar 1999 – dhjetor 2000

Periudha kohore brenda së cilës janë kryere hetime nga Ekipi Hetues i Task Forcës Speciale është ajo që Bashkimi Evropian këmbëngul për juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Bashkimi Evropian mbetet tek periudha kohore brenda së cilës ka kryer hetime Task Forca Speciale. Në këtë mënyrë juridiksioni i dhomave speciale do të përfshijë hetimin dhe gjykimin e krimeve, sipas raportit të prezantuar nga Clint Williamson.

Raporti përfshin hetimin e krimeve të kryera në periudhën midis janarit 1999 dhe dhjetorit 2000. Kjo gjithashtu ishte periudha që ish kryeprokurorja Carla Del Ponte kishte kërkuar zgjatje mandati të Tribunalit të Hagës, për të përfshirë edhe hetimin e krimeve të supozuara në këtë kohë, por që nuk ishte aprovuar. Tani pavarësisht kërkesave Bashkimi Evropian nuk preferon zgjatja apo shkurtim të kohës së juridiksionit të dhomave, përtej kësaj periudhe kohore.

“Dhomat speciale do të hetojnë krimet e kryera në këtë periudhë kohore që thuhet në raport. Diskutimet mes grupeve teknike të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve në Kosovë për legjislacionin po vazhdojnë. Megjithatë në këtë pikë sa i përket kohës ne nuk besojmë se do të ishte konstruktive më që të komentohen dispozita të veçanta ”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Radio Kosovën.

Për më tepër Bashkimi Evropian po konsideron se raporti i Dick Martit vazhdon të jetë një re e zezë mbi Kosovën dhe themelimi më i shpejt i Gjykatës Speciale do të ishte gjëja më e duhur, pa kërkuar gjëra të tjera.

”BE mbështet krijimin e gjykatës e cila në mënyrë efektive do të adresoj pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës. Prej se raporti është publikuar kjo re e zezë e akuzave vazhdon të rri e varur mbi Kosovën. Kjo po ushqen paragjykimet për Kosovën, që në fakt po kanë një efekt shumë negativ në perceptimet ndërkombëtare për Kosovën . Ka ardhur koha që të krijohet korniza institucionale ligjore, ku përgjegjësitë individuale në vend të asaj kolektive do të adresohen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Kur u publikua raporti i Këshillit të Evropës në vitin 2011, disa nga zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës në atë kohë thanë se do ta padisin senatorin Dick Marty rreth pretendimeve të këtij raporti. Tani është vetë ish kryeministri Hashim Thaçi ai që po bën betejën kryesore për të bindur deputetët që ta votojnë këtë legjislacion.

Midis presioneve për përshpejtim dhe thirrjeve për mos votim, të mërkurën në Komisionit parlamentar për legjislacion do të diskutohen amendamentet kushtetuese për dhomat speciale. Ndërsa për projektligjin ende do të vazhdojnë përpjekjet për diskutime në 11 pikat kontestuese nga pala kosovare. /Radio Kosova/

Më Shumë

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit