21 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, prezantojnë të arriturat e tyre

Sot në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, është mbajtur aktiviteti tradicional i kësaj qendre të arsimit të mesëm profesional, “Dyert e hapura”, ku nxënësit e saj, i kanë prezantuar të arriturat e tyre, gjatë këtij viti shkollor.

Në këtë aktivitet, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët edhe i kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këto të arritura.

Nxënësit e kësaj Qendrës së Kompetencës, i kanë prezantuar të arriturat e tyre në fushat e Administratës, Teknologjisë Informative (TIK), Hotelerisë dhe Turizmit, Logjistikës, Banka dhe shërbime të sigurimeve, dhe në Shitje dhe Marketing. Nxënësit e këtyre drejtimeve, në këndet e krijuara, në formë të panaireve, i kanë prezantuar njohuritë e fituara gjatë këtij viti shkollor, si dhe i kanë prezantuar para të pranishmëve njohuritë e tyre në të gjitha drejtimet, që i ka kjo vatër e shkollimit profesional.

Me këtë rast, kryetari Begaj dhe drejtori Morina, i kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke i inkurajuar edhe për më shumë angazhim, në shfaqjen e njohurive të fituara, si dhe ju kanë dëshiruara suksese në të ardhmen.

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, ka marrë pjesë edhe në panaire të ndryshme, ku i kanë prezantuar të arriturat e tyre në fushat në të cilat ata profesionalizohen.

Në fund të këtij aktiviteti, është mbajtur edhe një koktej rasti, me ushqime tradicionale, të përgatitur nga nxënësit e drejtimit të hotelerisë dhe turizmit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Epopesë së Vërrinit në Prizren

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Vërrinit, sot në Prizren u zhvilluan homazhe në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të kombit. Nënkryetari i Komunës...

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër–Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese për Kupën...

Lajmet e Fundit