11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vriten dy pilotë rusë në Siri pas rrëzimit të helikopterit nga ISIS-i

Autoritetet ruse thanë se dy pilotë rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Palmira në Siri, kur helikopteri i tyre u godit, duke shtuar numrin e ushtarëve rusë të vrarë në konfliktin e Sirisë në të paktën 12 veta.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një kumtesë të saj tha se persona të armatosur të grupit ekstremist Shteti Islamik e rrëzuan helikopterin sirian, të cilin pilotët ushtarakë Ryafagat Khabibulin dhe Yevgeny Dolgin e morën për testim më 8 korrik.

Helikopteri u godit me breshëri nga militantët e IS-it pasi pilotët “përdorën gjithë municionin e tyre dhe po ktheheshin prapa”, tha dje ministrja në një deklaratë të saj.

Grupi monitorues SITE, tha se organizata ekstremiste mori përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit.

Agjencitë ruse të lajmeve RIA Novosti dhe Interfax, cituan më herët gjatë ditës zyrtarë të paemëruar të ministrisë duke thënë se helikopteri u rrëzua me 8 korrik pas përleshjes me luftëtarët e IS-it në provincën Homs.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ekuipazhi i helikopterit “pranoi kërkesën” e forcave siriane për të kryer fushatën ajrore kundër “një grupi të madh të personave të armatosur të ISIS-it” që “kishin filluar një sulm kundër trupave siriane në lindje të Palmiras”, njoftoi agjencia shtetërore ruse TASS.
Të paktën 11 ushtarë rusë u vranë në Siri që nga fillimi i operacioneve ajrore të Rusisë në shtator, për të mbështetur forcat e rrethuara të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ushtria ruse po mban një prani të fortë në bazën ajrore në provincën Lataika, në verilindje të Sirisë, që prej fillimit të operacioneve të saj./rel.

Më Shumë

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit