Haradinaj: Nuk jam takuar me Kadri Veselin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare. Në intervistën dhënë “Zërit” ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takuar me Kadri Veselin për t’i koordinuar veprimet e mundshme të koalicionit paszgjedhor.

Lideri i AAK-së mbetet ende i vendosur që tryeza e 3 gushtit do të rikonfirmojë qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit është gabim trashanik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende mbetet e vendosur në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë është e gatshme të paguajë çdo çmim.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë “Zërit” ka thënë se partia e tij mbështet tryezën profesionale-shkencore për Demarkacionin, duke shprehur optimizëm se nga kjo do të dalin edhe rekomandime konkrete për dalje nga kjo situatë.

Por, thekson se nuk do të lejojnë assesi një ratifikim të tillë të Demarkacionit, i cili, sipas tij, do t’i sjellë dëme të mëdha vendit.

Haradinaj flet edhe për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat është optimist se këtë vit do të mbahen meqë po shkohet në atë drejtim, ndërsa kundërshton kategorikisht se është takuar kokë me kokë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për të biseduar për një bashkëpunim pas zgjedhjeve të ardhshme. /Zëri/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit