1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

20-vjeçari shqiptar pasues i Godinit

Marash Kumbulla vazhdon të përbëjë lajm në Itali edhe jashtë fushës së blertë dhe kur futbolli është ndalur për shkak të Koronavirusit. 20-vjeçari kuqezi është në “radarët” e skuadrave më të mëdha europiane, por dëshira e tij e madhe ka qenë e me siguri mbetet të luajë tek Interi.

Zikaltrit po mendojnë gjithnjë e më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij që këtë verë, aq më tepër që ditët e fundit janë shuar zërat për një largim të mundshëm të uruguaianit, Diego Godin.Ish-mbrojtësi i Atleticos e ka treguar rëndësinë e tij me përvojnë dhe karakterin që shfaq në dhomat e zhveshjes, por ai po vuan shumë në skemën me tre mbrojtës të Antonio Contes (duhet të mbrojë në hapësira të mëdha).

Bastoni, dalëngadalë po i zë vendin, kështu që sot, Godin konsiderohet një lojtar luksi në stol me 5 milionë eurot që merr në sezon.Kur të mbyllet sezoni, klubi dhe lojtari uruguaian do të bëjnë llogaritë, ndërkohë që për të ardhmen drejtuesit vazhdojnë të ndjekin Kumbullën, që e konsiderojnë pikërisht pasuesin e Godinit. Verona i ka vënë një çmim 25 milionë euro, shifër ku duhet të bazohet oferta e Interit. Në klubin zikaltër besojnë se kanë gjetur një Skriniar të dytë.

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Kurti hap fushatën zgjedhore në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren, në një tubim ku u prezantua bashkimi politik...

Lajmet e Fundit