16.4 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

20 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Sot mbushen dy dekada nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kriminele serbe.

Me këtë rast, Kryesia e LDK-së sot do të bëjë homazhe dhe të vendosë kurora lulesh te varri i tij, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren.

Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Për nder të profesor Aganit tashmë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë./kp

Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi.

Më Shumë

Kosova dhe Sllovenia ndahen pa fitues, 0:0 në Prishtinë

Kosova dhe Sllovenia përfunduan pa gola (0:0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, e zhvilluar sonte në stadiumin e Prishtinës. Takimi u karakterizua me...

Pjesëmarrje e ulët në mëngjesin zgjedhor në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Procesi i votimit në Qendrën e Votimit 2002 në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit ka nisur me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve. Edhe pse kjo qendër...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit