2014 nis me ‘The Secret Life of Walter Mitty’

mittyben‘The Secret Life of Walter Mitty’ është premiera e parë botërore për këtë vit, e cila u shfaq sot në kinemanë ABC në Prishtinë.

Regjisori Ben Stillerm, sjell një film plot aventurë, komedi e dramë përmes personazhit Walter Mitty.
Në këtë film mjaft atraktiv, Mitty fillimisht është vetëm një ëndërrimtar i cili futet në botën plot fantazi të përcjellur me heroizma, aksione të shumta dhe romancë.

Por, dalëngadalë ai kthehet në realitet dhe udhëton në të gjithë botën, derisa përfundon duke përjetuar me të vërtetë një aventurë të pa imagjinueshme.

Në filmin një orë e 54 minuta, në regjinë e Stillerm, luajnë aktorët Kristen Wig, Shirley MacLaine, Adam Scott, Kathryn Hahn, Sean Penn etj.

Publiku Kosovar premierën për sekretin e jetës së Uolter Mit, mund ta ndjekin sonte prej orës 20:00, në hapësirat e kinemasë ABC./Kosovapress/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit