22 fish nxënës më të dobët në gjysmëvjetorin e parë

Nxenes ne klasePrej 56.572 nxënës me tri e më shumë nota të dobëta në gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, në gjysmëvjetorin e dytë kanë mbetur vetëm 2.527 nxënës në këtë kategori.

Kthyer në përqindje i bie që 22 fish kishte nxënës më të dobët në gjysmëvjetorin e parë krahasuar me atë të dytin.

Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, të siguruara nga “Koha Ditore”, ka dallime drastike në mes suksesit të përgjithshëm të nxënësve midis dy gjysmëvjetorëve. Aty përfshihet suksesi nga klasa e parë e deri në klasën e 13-të, kurse suksesi më i dobët fillon nga klasa e 5-6 dhe prek kulmin në klasat 10-11.

Këto shifra, njohës të çështjeve të arsimit thonë se janë si pasojë e traditës dhe “fushatës” që është krijuar në sistemin parauniversitar në Kosovë, ku mësimdhënësit i falin notat në gjysmëvjetorin e dytë./Koha Ditore/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit